Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2019-09-20
Main » 2010 » July » 16

Prishtinë, 16 korrik- Një ditë pasi është liruar me kaucion nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, Ilir Tolaj, ka vendosur të flasë hapur për çdo veprim të kryer gjatë periudhës së pasluftës. Ai ka ardhur në përfundim se rikthimi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë ka prishur shumë plane, shumë raporte dhe shumë rrjete të keqpërdorimeve. Tolaj është i sigurt se praninë e tij në Ministri nuk e dëshirojnë as presidenti e as kryeministri. Arsyen pse është arrestuar ai e cilëson si bizare.
Thotë se në Kosovë janë mbi 300 milionë borxhe për administratën tatimore, kurse ai arrestohet për shmangie të një pagese që nuk i kalon 7 mijë euro. Nuk heziton të bëjë krahasime mes rastit të tij dhe të ministrit të Transportit, Fatmir Lim ... Read more »
Category: Lajme | Views: 600 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Prishtinë, 15 korrik – Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka qenë nikoqir i një takimi me ambasadorët e vendeve të Quintit, të enjten, për të diskutuar hapat që duhet t’i ndërmarrë Kosova pas daljes së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me opinion për ligjshmërinë e pavarësisë. 
Takimin e presidentit me ambasadorët e vendeve të Quintit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, e ka zbuluar për publikun, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por atë e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Xhavit Beqiri, dhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
Lideri i AAK-së, Haradinaj, t ... Read more »
Category: Lajme | Views: 518 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi ,për anulimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë, e cila kishte obliguar nxënësit shqiptar të mësojnë gjuhën maqedonase që nga klasa e parë. Ndërkohë , shoqëria civile shqiptare në Shkup ka kërkuar dorëheqjen e menjëherëshme të Ministrit të Arsimit të Maqedonisë Nikolla Todorov dhe zëvendës-ministres ,Lindita Qazimi.
....

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë mirëpritur vendimin e gjykatës
Kushtetuese për anulimin e vendimit te ministrise se arsimit , e cila
obligonte nxenesit shqiptar te mesojne maqedonishten qe nga nga
klasa e parë.

Partia Demokratike Shqiptare në një conf ... Read more »
Category: Lajme | Views: 516 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Sot është shpallur konkursi për pranimin e studenteve të rinj. Afër 18 mijë studentë do të pranohen sivjet.
..

Ndërkaq, Këshilli i Fakultetit të edukimit njëzëri hedh poshtë Pasqyrën e propozuar të pranimit të studentëve të rinj për Fakultetin e Edukimit, sipas së cilës nuk do të regjistrohen fare studentë në Degët e këtij fakulteti në Prizren.Po ashtu nuk do të regjistrohen studentë në gjashtë programe studimi në Gjakovë dhe në pesë programe në Gjilan.
Programet në të cilat kjo pasqyrë nuk parasheh të regjistrohen studentë të rinj, janë të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës. Këshilli i Fakultetit kërkon që Fakulteti i Edukimit, Qendra në Prizren, të përfshihet në kuadër të Univer ... Read more »
Category: Lajme | Views: 1413 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)

Autor: Erhan TÜRBEDAR

 Më 11 korrik u përkujtua 15-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës. Në ceremoninë përkujtimore, ku morën pjesë me dhjetëra-mijëra njerëz, në varrezat monumentale në afërsi të Potoçari-të u bë varrimi i eshtrave të 775 personave. Në saje të analizave të ADN-së bërë nga ana e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, deri më tani janë identifikuar trupat e 6 mijë e 481 boshnjakëve nga Srebrenica. Komisioni në fjalë supozon se numri i boshnjakëve të Srebrenicës të vrarë në korrik të vitit 1995 është 8 mijë e 100 persona.

Ato që ndodhën në Srebrenicë janë ngjarja e vetme që pranohet si gjenocid mes krimeve të kryera në 60 vitet e fundit në ko ... Read more »

Category: Artikuj | Views: 587 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se do të arrijnë pikun e tyre gjatë ditës së premte, e cila pritet që të jetë më e nxehta e gjithë periudhës së verës që ka kaluar deri tani.

Lajmi bëhet me dijeni nga metereologët, sipas të cilëve temperatura gjatë mesditës do t’i kalojë 37 gradë Celsius, ndërsa qytetet më të nxehta mësohet se do të jenë Tirana, Durrësi dhe Fieri, kurse më i freskëti Korça me 28 gradë Celcius.

Ndërkaq, kjo valë e të nxehtit duket se do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ku temperaturat sërish do të qëndrojnë në nivele maksimale. Kjo valë e të nxehtit, mësohet se ka përfshirë edhe vendet e tjera evropiane, qytetarët e të cilëve kanë zgjedhur rrugë nga më të ndryshmet për t’u shpëtuar temperaturave përvëluese.

Në të tilla kushte, mjekët japin këshilla të rrept ... Read more »

Category: Lajme | Views: 457 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, është emri i ri i cili përflitet se mund të marrë nën drejtim ekipin e Fulhamit.
Daily Mail shkruan se Fulhmi, i cili është në kërkim në një trajneri të ri pas largimit të Roy Hodgson në drejtim të Liverpoolit, ka reshtuar ish-menaxherin e Tottenhamit, Martin Jol, mbi ish-menaxherin e Manchester Cityt, Sven-Goran Eriksson, në listën e opsioneve.
Dy nga favoritët tjerë, përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld dhe ai i SHBA-ve, Bob Bradley, që të dy duken ngurues për të marrë këtë angazhim, andaj zgjidhja pritet të bëhet mes Eriksson dhe Jol.
Category: Sport | Views: 601 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Vitalij Curkin në një intervistë ekskluzive për gazetën "Veçernje novosti” të Beogradit ka thënë se Rusia e mbështet ripërtëritjet e negociatave direkt të udhëheqësve të serbëve e të shqiptarëve duke theksuar se beson sinqerisht se ato do të vazhdojnë.

"Konsideroj se është me rëndësi që KS i KB ta kontrolloj situatën. Zgjidhjen afatgjate tek duhet gjetur, dhe shpresoj se Prishtina do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së udhëheqjes së Serbisë për ripërtëritjen e negociatave serbo-shqiptare mbi zgjidhjen e statusit të Kosovës”, thotë Curkin.

Kjo, sipas tij, është e vetmja gjë e logjikshme dhe me anë të kësaj rruge mund të arrihet zgjidhja afatgjate e cila do t''i kënaqte të dy palët.

Sa i p ... Read more »

Category: Lajme | Views: 478 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)

Beograd, 16 korrik   - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton është e përfshirë më drejtpërsërdrejti në lobingun e shqiptarëve të Kosovës nëpër botë që të mos votohet pro rezolutës serbe (në OKB) dhe që të vazhdohet me njohjen e Kosovës si shtet, pohon shtypi i sotëm i Beogradit. Në vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, shqiptarët shkojnë në shoqëri të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, sepse më mungesë të marrëdhënieve diplomatike, vetë nuk mund të caktojnë takime, ndaj Amerika e bën për ata. Para mbërritjes së delegacionit të Kosovës, Clinton thërret presidentin ose kryeministrin e shtetit dhe paralajmëron ardhjen e një "delegacioni shumë të rëndësishëm", pohon gazeta "Blic" të ketë mësu ... Read more »

Category: Lajme | Views: 524 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Chelsea po përgatit ofensivën për të marrë në "Stamford Bridge” sulmuesin spanjoll Fernando Torres, pronë e skuadrës së Liverpool.
Sipas "Daily Mail”, klubi londinez e dëshiron me cdo kusht "El Nino”-n edhe pse ai është dëmtuar dhe do të rekuperohet për dy javë. Tekniku i "The Reds”, Roy Hodgson do udhëtojë deri në Spanjë për të diskutuar personalisht me sulmuesin, i cili e ka në duart e tij të ardhmen.

Sulmuesi spanjoll vlerësohet 60 milionë euro, shifër të cilën Abramovich mund ta zhbllokojë për të plotësuar dëshirën e trajnerit italian, Carlo Ancelotti. 
Category: Sport | Views: 590 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Pas largimit të turpshëm të Laçit prej Europa Ligë edhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Besa dhe Tirana, të cilat marrin pjesë në këtë kompeticion, zhgënjyen duke u mundur përkatësisht nga Olimpiakosi dhe Utrehti në dy ndeshjet e vlefshme për raundin e dyte eleminator të Europa Ligë.

Në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa”, Besa e Kavajës u shkatërrua me rezultatin 0-5 nga Olimpiakosi i Pireut. Grekët kaluan në avantazh që në minutën e 19 të takimit me anë të Oskar Gonzales i cili 12 minuta më vonë do të gjejë sërish rrjetën duke dyfishuar rezultatin për skuadrën greke. Pjesa e parë për nënkampionët e Shqipërisë mbyllet me disavantazhin e 2 golave.

Vetëm dy minuta nga nisja e pjesës së dytë dhe kur pritej një tjetër paraqitje e Besës, skuadra kavajase trondi ... Read more »

Category: Sport | Views: 608 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Shumë turistë këtë vit do ta përfundojnë pushimin e tyre në lot për arsye të shumta, duke përfshirë shtyrjen e udhëtimit, sëmundjet apo motin e keq.

Zënkat me partnerin ose miqtë, humbja e bagazhit dhe vendosja e keqe, janë po ashtu në listën e gjërave që shkatërrojnë pushimin.

Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se thuajse çdo britanik ka qenë së paku në një pushim katastrofal jashtë vendit. Rreth 60% e tyre kanë qenë aq të pikëlluar, saqë pushimet i kanë përfunduar në lot, ndërsa 14% e tyre e kanë shkurtuar pushimin dhe janë kthyer në shtëpi më herët, sepse nuk kanë kaluar aspak mirë.

Fajtorët më të mëdhenj për shkatërrimin e pushimit, janë mes tjerash, djegia nga diel ... Read more »

Category: Life style | Views: 600 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-15 | Comments (0)


Legjenda e klanit Wu-Tang, Raekwon, ka zbuluar se ai dhe legjenda tjetër e repit, Eminem, shpresojnë të bashkëpunojnë në ndonjë projekt të ri.

"Unë e respektoj atë si një nga top elitarët në këtë ‘lojë’ dhe unë e respektoj atë gjithashtu si njeri. Ne po punojmë dhe po mendojmë. Bëhuni gati, sepse së shpejti diçka do të ndodhë”, theksoi Corey Woods i njohur si Raekwon.

Raekwon nuk do të jetë artisti i parë që do të bashkëpunojë me Eminemin, pasi që ky i fundit në të kaluarën ka punuar me yje si Dido dhe së fundmi edhe me të tillë si Rihanna dhe Pink
Category: Show Biz | Views: 613 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-15 | Comments (0)


Amy Winehouse ka konfirmuar se albumi i saj i shumëpritur do të lansohet brenda gjashtë muajve.

Këngëtarja britanike nuk ka lansuar ndonjë material muzikor që prej vitit 2006 me rekord-albumin "Back to Black”, për t’u marrë në vitet në vazhdim me problemet e saja personale.

Disa spekulime thoshin se planet për albumin e saj të tretë janë avulluar, por tani ajo vetë ka konfirmuar se albumi i saj i ri do të dalë në shitje në janar të vitit 2011.

"Albumi do të lansohet brenda gjashtë muajve. Do të jetë i ngjashëm sikurse albumi im i dytë, këngët janë vërtet të ngjashme me albumin e dytë”, ka thënë Amy për gazetën Metro.
Category: Show Biz | Views: 581 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-15 | Comments (0)


"Gjykata Ndërkombëtare në parim nuk ka prirje të japë mendim që nuk është në harmoni me realitetin e jetës politike ndërkombëtare. Rrjedhimisht, konsideroj se ka pak gjasa që në formë të prerë të vlerësojë jolegjitime shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Njëkohësisht, nuk besoj se do të lëshohet në analizë të gjerë për të drejtën për vetëvendosje dhe çështje të ngjashme. Pikërisht për këtë duhet pritur mendim të balancuar të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, pasi që kemi të bëjmë me qëndrim jo obligues të këtij institucioni – çfarëdo të jetë – nuk duhet pritur ndryshime dramatike në terren”, ka thënë Weller.

Ai ka thënë se nëse GJND e cilëson jo legjitime shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Serbia mundet që sërish t’i drejtohet Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe të kërkojë mendim të ri për pasojat e këtij akti, por sipas tij, kjo mundësi është pak e mundur. ... Read more »

Category: Lajme | Views: 445 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-15 | Comments (0)


Prishtinë, 15 korrik - Policia e EULEX-it po vazhdon ende bastisjen në objektin qendror të  PTK-së në Prishtinë. Reporteri i Koha.net nga vendi i ngjarjes, thekson se burime të sigurta i kanë konfirmuar se është bastisur edhe shtëpia e drejtorit të PTK-së, Shyqri Haxhës. Po ashtu ai merr vesh për bastisje të Policisë së EULEX-it në  8 lokacione - 5 në Pejë dhe tri në Prishtinë. Bastisjet po bëhen me qëllim të ndriçimit të dyshimeve për kontrata të paligjshme. Sipas burimeve, po bastiset Dardafone, Z-Mobile dhe Devolli Company. Hetimet po zvillohen rreth bartjes të licencës së telefonisë virtuale me Dardafone, e lidhur në vitin 2007 2008.
Ndërkohë me një komunikatë për publikun rreth këtij aksioni, është prono ... Read more »
Category: Lajme | Views: 470 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-15 | Comments (0)


Prishtinë, 15 korrik  (përtërirë) - Policia speciale e EULEX-it ka  filluar sot, në orët e hershme të mëngjesit, një bastisje në objektin qendror të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), në Prishtinë. Dhjetëra hetues të EULEX-it aktualisht ndodhen brenda ndërtesës, sikundër edhe para saj, disa edhe të maskuar.

Njoftimet më të fundit nga vendi i ngjarjes, ku ndodhet reporteri i Koha.net, bëjnë të ditur se policia speciale e EULEX-it deri tash ka bastisur veturën e drejtorit të PTK-së, Shyqri Haxha, ndërsa momentalisht po bastis katin e katërt të objektit të PTK-së, ku ndodhet zyra e drejtorit Haxha. Gjithashtu është duke u bastisur edhe kati i dymbëdhjetë, ku ndodhen zyrat e prokurimit.
Polic ... Read more »
Category: Lajme | Views: 431 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-15 | Comments (0)