Main »
2010 » July » 16 » Europa Ligë, "trupërohen" skuadrat shqiptare
10:50 AM Europa Ligë, "trupërohen" skuadrat shqiptare |
Pas largimit të turpshëm të Laçit
prej Europa Ligë edhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Besa dhe Tirana, të
cilat marrin pjesë në këtë kompeticion, zhgënjyen duke u mundur
përkatësisht nga Olimpiakosi dhe Utrehti në dy ndeshjet e vlefshme për
raundin e dyte eleminator të Europa Ligë.
Në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa”,
Besa e Kavajës u shkatërrua me rezultatin 0-5 nga Olimpiakosi i Pireut.
Grekët kaluan në avantazh që në minutën e 19 të takimit me anë të Oskar
Gonzales i cili 12 minuta më vonë do të gjejë sërish rrjetën duke
dyfishuar rezultatin për skuadrën greke. Pjesa e parë për nënkampionët e
Shqipërisë mbyllet me disavantazhin e 2 golave.
Vetëm dy minuta
nga nisja e pjesës së dytë dhe kur pritej një tjetër paraqitje e Besës,
skuadra kavajase tronditet sërish dhe pëson golin e tretë, këtë radhë me
Dudu Karense. Për të ardhur në minutën e 70, kur grekët gjejnë edhe
golin e katërt me Diogo, i cili 10 minuta më pas do të shënonte edhe
golin e tij të dytë personal dhe të pestin për skuadrën e Olimpiakosit.
Pas
kësaj humbjeje të thellë Besa e Kavajës e sheh veten thuajse jashtë
Europa Ligë, pasi përmbysja e këtij rezultati në ndeshjen e kthimit në
Greqi është një mision thuajse i pamundur.
I njëjti fat shoqëroi
edhe takimin e Tiranës kundër Utrehtit në Holandë. Bardheblutë u
shkatërruan me rezultatin 4-0 nga skuadra vendase. Golat u shënuan nga
Volfsvinkel në minutën e 8 dhe të 27, Asara në minutën e 30 dhe Mertens
në minutën e 75.
Ndeshjet e kthimit do të luhen më datë 22
korrik, ku Besa do të udhëtojë drejt Greqisë ndërsa Tirana do të presë
Utrehtin. Megjithatë rezultatet e ndeshjeve të para për të dyja skuadrat
nuk lënë vend për shumë optimizëm tek tifozët shqiptarë.
|
Category: Sport |
Views: 938 |
Added by: bannqe
| Rating: 0.0/0 |