Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2019-09-20
Main » Show Biz

Legjenda e klanit Wu-Tang, Raekwon, ka zbuluar se ai dhe legjenda tjetër e repit, Eminem, shpresojnë të bashkëpunojnë në ndonjë projekt të ri.

"Unë e respektoj atë si një nga top elitarët në këtë ‘lojë’ dhe unë e respektoj atë gjithashtu si njeri. Ne po punojmë dhe po mendojmë. Bëhuni gati, sepse së shpejti diçka do të ndodhë”, theksoi Corey Woods i njohur si Raekwon.

Raekwon nuk do të jetë artisti i parë që do të bashkëpunojë me Eminemin, pasi që ky i fundit në të kaluarën ka punuar me yje si Dido dhe së fundmi edhe me të tillë si Rihanna dhe Pink
Category: Show Biz | Views: 613 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-15 | Comments (0)


Amy Winehouse ka konfirmuar se albumi i saj i shumëpritur do të lansohet brenda gjashtë muajve.

Këngëtarja britanike nuk ka lansuar ndonjë material muzikor që prej vitit 2006 me rekord-albumin "Back to Black”, për t’u marrë në vitet në vazhdim me problemet e saja personale.

Disa spekulime thoshin se planet për albumin e saj të tretë janë avulluar, por tani ajo vetë ka konfirmuar se albumi i saj i ri do të dalë në shitje në janar të vitit 2011.

"Albumi do të lansohet brenda gjashtë muajve. Do të jetë i ngjashëm sikurse albumi im i dytë, këngët janë vërtet të ngjashme me albumin e dytë”, ka thënë Amy për gazetën Metro.
Category: Show Biz | Views: 581 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-15 | Comments (0)


Eminem ka tejkaluar pritjet e top-listave në SHBA duke kryesuar me shitjet e albumit në javën e parë të publikimit.

Albumi "Recovery” ka dalë i pari në Billboard 200, me 741.000 kopje të shituara që në javën e parë.Kjo është shitja më e madhe e albumeve në javën e parë të lansimit, që kur albumi i AC/DC, "Black Ice”, debutoi me 784.000 kopje të shituara brenda një javë, në tetor të vitit 2008.Nga ana tjetër, "Recovery” është albumi i gjashtë i Eminemit, i cili në javën e parë debuton në krye të top-listave si albumi më i shitur.

Category: Show Biz | Views: 625 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-01 | Comments (0)


Barack Obama I dorëzon një cmim karriere Paul McCartney-t dhe ish-pjesëtari I Beatles” kendon "Michelle-n”, për nder të Zonjës së Parë.

McCartney 67 vjec ka marre cmimin "Us Library of Congress Gershwin Prize” për këngën e famshme.  Me këtë rast është organizuar një koncert, ku kanë kënduar i Stevie Ëonder, Jonas Brothers, Elvis Costello, Faith Hill, Corrine Bailey Rae e Herbie Hancocke.

Category: Show Biz | Views: 550 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-03 | Comments (0)


Prishtinë, 1 qershor - "Amazing Girl” i Dafina Zeiqirt, është videoklipi që të hënën në mbrëmje ia doli të "rrëmbejë” çmimin kryesor të edicionit të tetë të Videofestit Muzikor. Në garë për këtë çmim ishin edhe videoklipet "Dy shokë” i Nora Istrefit, "S’të fal” i "Kthjellu” dhe Florit dhe "VIP” i grupit "Skillz”.
Përveç që triumfoi në garën e vetme që shpërblen videoklipet në Kosovë, videspoti "Amazing Girl” i realizuar nga produksioni "Entermedia” u shpërblye edhe me tri çmime tjera; atë në konkurrencën "RnB”, në konkurrencën e femrave dhe për montazhin më të mirë.
Pasi është "detyruar” të rikthehej për të katërtën herë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të pranuar çmimin, të cilin ia dorëzoi i pari i ... Read more »
Category: Show Biz | Views: 651 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (0)


Angelina Jolie e Brad Pitt janë të famshëm jo vetëm për filmat e tyre, por edhe për adoptimin e fëmijëve nga etni dhe raca të ndryshme.

Ata janë prindër të tre fëmijëve natyralë dhe të tre të tjerëvë të adoptuar nga Kamboxhia, Vjetnami dhe Zimbabve.

Sot është këngëtari nga Haiti, Wyclef Jean i cili i luftet ciftit që të adoptojnë edhe një fëmijë tjetër nga vendi i tij, i cili u godit në mënyrë të tmerrshme nga tërmeti.

Nuk dihet nëse Brangelina-t do të pranojnë këtë kërkesë, por shpesh flitet për një dëshirë të Angie-t që të zgjerojë ende familjen e saj. / ekonomiaks / 31 maj 2010
Category: Show Biz | Views: 616 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-31 | Comments (0)


Lewis Hamilton raportohet se tash është duke u përgatitur t’i kërkojë martesë të dashurës së tij të kamotshme, Nicole Scherzinger.

Sipas The Sun, ngasësi 25-vjeçar tashmë mund t’i ketë propozuar këngëtares së grupit Pussycat Dolls.

"Ata do ta zbulojnë fejesën së shpejti. Disa prej shoqërisë së tyre besojnë se ata tashmë janë fejuar në mënyrë të fshehtë për disa javë”, ka thënë burimi.

Megjithatë, zëdhënësi i dyshes i ka mohuar këto spekulime. Scherzinger, e cila fitoi shoun e këtij viti "Dancing With The Stars”, së fundi tha se ajo nuk e ka me nguti të martohet
Category: Show Biz | Views: 598 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-31 | Comments (0)


Pas vdekjes së aktorit Geri Koleman,  ditën e premte, një tjetër yll i kinemasë shuhet në Hollivud.
Dennis Hopper u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare pas komplikacioneve shëndetësore shkaktuar këto nga sëmundja e kancerit nga e cila aktori vuante prej kohësh.
Aktori ka marrë pjesë në shumë filma hollivudiane, në një pjesë të madhe të tyre ka qënë edhe protagonist, por ai do të mbahet mend për rolin e tij në filmin "Easy Rider”.
Category: Show Biz | Views: 541 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Tiranë, 29 maj - Priti një farë kohe sa gjithçka të ishte gati dhe këto, janë ditët e fundit të përgatitjeve. Orinda Huta do të lançojë kështu klipin e saj më të ri për titullin e të cilit ende nuk ka vendosur pasi sipas saj kjo është e fundit gjë që do të bëjë. Klipi del pa asnjë dyshim në qershor dhe këngëtarja premton për një material të mirë dhe vërtet cilësor. Kënga i përket rrymave verore ku skenat e xhirimit janë kryesisht në natyrë dhe do të ketë sa më shumë ngjyra. ‘Është një klip i thjeshtë, pa shumë ngarkesa. Kam bashkëpunuar në këtë material muzikor me mikun tim Alban Kondi’, shprehet Orinda.
Category: Show Biz | Views: 563 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Los Anxhelos, 29 maj  - Tom Cruise ka hedhur poshtë spekulimet gjatë të premtes se ai kishte vdekur në një aksident në Zelandën e Re.

Duke folur për MTV News, aktori ka bërë shaka duke thënë se thashethemet në internet janë të vërteta dhe ai vërtet ka vdekur gjatë një aksidenti.

"Jo, nuk jam (i gjallë). Jam hologram”, ka thënë Cruise.

Aktori 47-vjeçar ka thënë se ai i ka marrë si tepër qesharake thashethemet, dhe ka siguruar fansat se gjithçka është në rregull me të.

"Po, mund të më dërgoni mesazhe (pasi jam i gjallë ende)”, ka shtuar aktori.
Category: Show Biz | Views: 608 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)