Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » Teknologji
Numri i abonentëve të telefonisë mobile në Kinë arriti në 796 milion deri në fund të majit, ndërsa parapaguesit në lidhjen 3G pothuajse janë dyfishuar, deklaroi qeveria kineze të martën.

Mbi 9.4 milion abonentë të ri kinez janë nënshkruar për shërbime të telefonisë mobile në maj, për një total prej 48.5 milion përdorues të rinj deri më tani këtë vit, thuhet sipas Ministrisë së Informacionit të Kinës.

Numri i njerëzve me kontratë për shërbimin 3G, përdorues të rinj në Kinë që nga viti i kaluar, goditi shifrën 22.6 milion në fund të majit, për të shkuar për më shumë se 10.3 milion më shumë këtë vit.

Por, ndërsa Kina mbetet tregu më i madh në botë për telefona mobil për nga numri i abonentëve, parapaguesit në Indi gjithashtu kanë shënuar një rritje të shpejtë.

India ka shtuar 16.3 milion abonentë të rinj të telefonisë mobile në maj, thuhet sipas Autoritetit Rregullativ të Telekomit të Indisë. Numri total i abonuesve në këtë vend tani qëndron në 6 ... Read more »
Category: Teknologji | Views: 898 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-30 | Comments (0)


Taipei, 5 qershor – Google deri në fund të vitit do të lëshojë në treg sistemin operativ "Chrome OS”, paralajmëroi në panairin e kompjuterëve "Computex” në Tajvan, nënpresidenti i korporatës, Sundar Pichaiy, i cili është në krye të projektit.


Pritet që sistemi operativ pa pagesë i Google do t’i konkurrojë Windowsit, sistemit operativ të gjigantit "Microsoft”, i cili mban mbi 90 % të tregut.

"Chrome OS” është i bazuar në kërkuesin e internetit "Google Chrome”, me të cilin, siç tha Pichai, që në ditën e parë pas plasimit të "Chrome OS” do të jenë të disponueshme disa milionë ueb faqe, të cilat i përkrah browseri.
Category: Teknologji | Views: 918 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-07 | Comments (0)


Microsoft nuk heq dorë nga tentativa për t'u futur në tregun e telefonave mobilë.
Edhe pse rasti i fundit me telefonat mobilë Kin One dhe Two, të cilët ishin paralajmëruar me pompë të madhe nuk kaloi edhe me aq sukses, në Redmond pritet shumë nga tentativa e radhës. Dhe rasti vjen me Windows Phone 7 ose WP7, i cili do të duhej të jetë një hap shumë më i mençur se telefonat mobilë Kin. Prandaj edhe pritjet në Microsoft janë rritur në përputhje me vlerësimet sipas të cilave pritet që të shiten madje 30 milionë Windows Phone 7 deri në fund të vitit 2011. Bëhet fjalë vërtet për pritje ekstreme pasi që Apple e cila me iPhone edhe zgjoi interesimin e Microsoftit për telefona mobilë, deri më tani ka shitur diç më shumë se 50 milionë telefona iPhone. Përkundër tërë optimizmit, vështirë të arsyetohen pritje kaq të mëdha.
Category: Teknologji | Views: 872 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-07 | Comments (0)


Sipas një raportimi të New York Times, Apple me rritjen e fundit të vlerës së aksioneve ka tejkaluar Microsoftin duke u bërë këstu kompania më e pasur informatike në botë.
Kështu, vlera e aksioenve të Apple ditë më parë ishte rritur për 1,8 përe qind, ndërsa e Microsoft kishte rënë për 1 për qind, gjë që mjaftoi që Apple ta tejkalojë Microsoftin. Duke llogaritur këto vlera të fundit, vlera e përgjithshme e Apple ka arritur në shifrën prej 227,1 miliardë dolarësh, ndërsa e Microsoftit ka rënë në 226,3 miliardë dollarë.
Apple pra në këtë mënyrë ka tejkaluar Microsofti, dhe jo fort moti kjo kompani ishte në probleme të mëdha dhe praktikisht buzë rrugës për në harresë.
Category: Teknologji | Views: 870 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-07 | Comments (0)