Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2024-04-26
Main » 2010 » June » 8 » Apple tejkaloi Microsoftin
11:55 PM
Apple tejkaloi Microsoftin

Microsoft nuk heq dorë nga tentativa për t'u futur në tregun e telefonave mobilë.
Edhe pse rasti i fundit me telefonat mobilë Kin One dhe Two, të cilët ishin paralajmëruar me pompë të madhe nuk kaloi edhe me aq sukses, në Redmond pritet shumë nga tentativa e radhës. Dhe rasti vjen me Windows Phone 7 ose WP7, i cili do të duhej të jetë një hap shumë më i mençur se telefonat mobilë Kin. Prandaj edhe pritjet në Microsoft janë rritur në përputhje me vlerësimet sipas të cilave pritet që të shiten madje 30 milionë Windows Phone 7 deri në fund të vitit 2011. Bëhet fjalë vërtet për pritje ekstreme pasi që Apple e cila me iPhone edhe zgjoi interesimin e Microsoftit për telefona mobilë, deri më tani ka shitur diç më shumë se 50 milionë telefona iPhone. Përkundër tërë optimizmit, vështirë të arsyetohen pritje kaq të mëdha.
Category: Teknologji | Views: 833 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: