Taipei, 5 qershor – Google deri në fund të vitit do të lëshojë në treg
sistemin operativ
"Chrome OS”, paralajmëroi në panairin e kompjuterëve "Computex”
në
Tajvan, nënpresidenti i korporatës, Sundar Pichaiy, i cili është
në
krye të projektit.
Pritet që sistemi operativ pa pagesë i Google do t’i konkurrojë
Windowsit, sistemit operativ të gjigantit "Microsoft”, i cili mban mbi
90 % të tregut.
"Chrome OS” është i bazuar në kërkuesin e internetit "Google
Chrome”, me të cilin, siç tha Pichai, që në ditën e parë pas plasimit të
"Chrome OS” do të jenë të disponueshme disa milionë ueb faqe, të cilat i
përkrah browseri.
|
Microsoft nuk heq dorë nga tentativa për t'u futur në tregun e
telefonave mobilë. Edhe pse rasti i fundit me telefonat mobilë Kin One
dhe Two, të cilët ishin paralajmëruar me pompë të madhe nuk kaloi edhe
me aq sukses, në Redmond pritet shumë nga tentativa e radhës. Dhe rasti
vjen me Windows Phone 7 ose WP7, i cili do të duhej të jetë një hap
shumë më i mençur se telefonat mobilë Kin. Prandaj edhe pritjet në
Microsoft janë rritur në përputhje me vlerësimet sipas të cilave pritet
që të shiten madje 30 milionë Windows Phone 7 deri në fund të vitit
2011. Bëhet fjalë vërtet për pritje ekstreme pasi që Apple e cila me
iPhone edhe zgjoi interesimin e Microsoftit për telefona mobilë, deri më
tani ka shitur diç më shumë se 50 milionë telefona iPhone. Përkundër
tërë optimizmit, vështirë të arsyetohen pritje kaq të mëdha.
|
Sipas një raportimi të New York Times, Apple me rritjen e fundit të
vlerës së aksioneve ka tejkaluar Microsoftin duke u bërë këstu kompania
më e pasur informatike në botë. Kështu, vlera e aksioenve të Apple ditë
më parë ishte rritur për 1,8 përe qind, ndërsa e Microsoft kishte rënë
për 1 për qind, gjë që mjaftoi që Apple ta tejkalojë Microsoftin. Duke
llogaritur këto vlera të fundit, vlera e përgjithshme e Apple ka arritur
në shifrën prej 227,1 miliardë dolarësh, ndërsa e Microsoftit ka rënë
në 226,3 miliardë dollarë.
Apple pra në këtë mënyrë ka tejkaluar Microsofti, dhe jo fort moti
kjo kompani ishte në probleme të mëdha dhe praktikisht buzë rrugës për
në harresë.
|
Prishtinë, 7 qershor - Mësohen detajet e dyshimeve të rënda që bien mbi
supet e ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe shefit të prokurimit
në këtë ministri, Nexhat Krasniqi, transmeton KTV-ja.
Janë pesë vepra penale, të dënueshme me shumë vjet burgim, për
të cilat po hetohen Limaj e Krasniqi, sipas një vendimi për Fillimin e
Hetimeve, të lëshuar nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës
së Kosovës, Eduard Gueroof, më 23 prill 2010.
Veprat penale për të cilat dyshohen Limaj e Krasniqi janë mësuar
pasi që Komuna e Gjilanit ka bërë publike kërkesën për urdhër për
kontroll të Zyrës së Prokurimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga
Gjykata e qarkut në Prishtinë.
Arsyetimi i urdhrit për k
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
918
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-07
|
|
Sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, mezi pret të fillojë
Kampionati Botëror, Afrika e Jugut 2010, për të filluar triumfin me
kombëtaren angleze.Rooney ka rigjetur rrjetën në fitoren e
arritur në sfidën miqësore të së hënës ndaj skuadrës Platinum Stars, në
të cilën ai luajti 45 minuta, ndërkohë që Anglia do ta fillojë Botërorin
të shtunën ndaj SHBA-ve.
"Ishte një ndeshje e mirë, na nevojitej kjo ndeshje dhe të luaja 45
minuta u ndjeva mirë. Isha i lumtur. Unë mendoj se luajta mirë. Unë do
të doja të luaja më mirë, por jam i kënaqur me këto 45 minuta”.
"Ne jemi gati. Kjo ndeshje përgatitore ishte për ndeshjen e madhe të
të shtunës, nuk më pritet, sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi Rooney për
Sky Sports.
Category:
Sport
|
Views:
845
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-07
|
|
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i
Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur ambasadorin e Emirateve të Bashkuara
Arabe në Shqipëri, Abdelhadi Alkajah, rezident në Athinë, me rastin e
paraqitjes së letrave kredenciale.Gjatë takimit u vlerësuan
niveli i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi për
zhvillime të reja në të ardhmen në rrafshin ekonomik dhe kryesisht në
fushën e investimeve. Treguesi konkret është dhe hapja së shpejti e
Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi.
Meta shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që pala
emiratase ka dhënë lidhur me financimin e projekteve me rëndësi për
Shqipërinë, siç është edhe financimi i ndërtimit të Aeroportit të
Kukësit. Po ashtu, Meta e falënderoi për angazhimin e EBA Arabe për të
financuar një pjesë të rrugës së re Tiranë-Elbasan, përm
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
791
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-07
|
|
Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim për emërimin e nëntë zëvendësministrave, në vazhdën e reformave afirmative që ka ndërmarrë
Qeveria e që kanë për qëllim shtimin e efikasitetit dhe efektshëmrisë së
punës së qeverisë në periudhën vijuese- thuhet në një njoftim të Zyrës
së Krymenistrit.Emin Krasniqi është emëruar zëvendësministër
i MTPT-së, Idriz Vehapi është emëruar zëvendësministër Ministrisë së
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Naim Fetahu është emëruar
zëvendësministër i MAP-it.
Zëvendësministër i MPMS-së është emëruar Zenun Pajaziti, postin e
zëvendësministrit të MPB-së do ta mbajë Imri Ahmeti, teksa Arban Abrashi
është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Xhabir Morina është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së
Bujqësisë, Pylltarisë
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
879
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-07
|
| |