Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2024-04-26
Main » 2010 » June » 8 » Rooney: Botërori, sa më shpejtë aq më mirë!
11:47 PM
Rooney: Botërori, sa më shpejtë aq më mirë!

Sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, mezi pret të fillojë Kampionati Botëror, Afrika e Jugut 2010, për të filluar triumfin me kombëtaren angleze.

Rooney ka rigjetur rrjetën në fitoren e arritur në sfidën miqësore të së hënës ndaj skuadrës Platinum Stars, në të cilën ai luajti 45 minuta, ndërkohë që Anglia do ta fillojë Botërorin të shtunën ndaj SHBA-ve.

"Ishte një ndeshje e mirë, na nevojitej kjo ndeshje dhe të luaja 45 minuta u ndjeva mirë. Isha i lumtur. Unë mendoj se luajta mirë. Unë do të doja të luaja më mirë, por jam i kënaqur me këto 45 minuta”.

"Ne jemi gati. Kjo ndeshje përgatitore ishte për ndeshjen e madhe të të shtunës, nuk më pritet, sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi Rooney për Sky Sports.
Category: Sport | Views: 792 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: