Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Thursday, 2024-03-28
Main » 2010 » June » 8 » Emërohen nëntë zëvendësministra
11:42 PM
Emërohen nëntë zëvendësministra

 Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim për emërimin e nëntë    zëvendësministrave, në vazhdën e reformave afirmative që ka ndërmarrë Qeveria e që kanë për qëllim shtimin e efikasitetit dhe efektshëmrisë së punës së qeverisë në periudhën vijuese- thuhet në një njoftim të Zyrës së Krymenistrit.

Emin Krasniqi është emëruar zëvendësministër i MTPT-së, Idriz Vehapi është emëruar zëvendësministër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Naim Fetahu është emëruar zëvendësministër i MAP-it.

Zëvendësministër i MPMS-së është emëruar Zenun Pajaziti, postin e zëvendësministrit të MPB-së do ta mbajë Imri Ahmeti, teksa Arban Abrashi është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Xhabir Morina është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dardan Gashi është emëruar zëvendësministër i MIE-së, ndërsa Gani Elshani do të ketë postin e zëvendësministrit të MKRS-së
Category: Lajme | Views: 821 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: