Main » 2010 June 8 » Rooney: Botërori, sa më shpejtë aq më mirë!
11:51 PM Rooney: Botërori, sa më shpejtë aq më mirë! | |
Prishtinë, 7 qershor - Mësohen detajet e dyshimeve të rënda që bien mbi supet e ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe shefit të prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi, transmeton KTV-ja. Janë pesë vepra penale, të dënueshme me shumë vjet burgim, për të cilat po hetohen Limaj e Krasniqi, sipas një vendimi për Fillimin e Hetimeve, të lëshuar nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Eduard Gueroof, më 23 prill 2010. Veprat penale për të cilat dyshohen Limaj e Krasniqi janë mësuar pasi që Komuna e Gjilanit ka bërë publike kërkesën për urdhër për kontroll të Zyrës së Prokurimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Gjykata e qarkut në Prishtinë. Arsyetimi i urdhrit për kontroll bazohet në deklaratën e pronarit të ndjerë të kompanisë Inter Evropa Mehmet Shkodra. Sipas gjyqtarit të procedurës paraprake, Ferdinando Bautiet de Mongeot, Shkodra paraqiti një ankesë tek Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit, më 6 maj 2009, dhe pastaj u intervistua nga Policia e EULEX-it në lidhje me të njëjta çështje që kishin të bëjnë me tenderë në janar të këtij viti. Për cilat vepra penale bëhet fjalë mud të lexoni të plotë nesër në gazetën Koha Ditore. | |
|
Total comments: 0 | |