Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Saturday, 2024-04-27
Main » 2010 » June » 30 » Kina me afër 800 milion përdorues në telefoni mobile
4:42 PM
Kina me afër 800 milion përdorues në telefoni mobile
Numri i abonentëve të telefonisë mobile në Kinë arriti në 796 milion deri në fund të majit, ndërsa parapaguesit në lidhjen 3G pothuajse janë dyfishuar, deklaroi qeveria kineze të martën.

Mbi 9.4 milion abonentë të ri kinez janë nënshkruar për shërbime të telefonisë mobile në maj, për një total prej 48.5 milion përdorues të rinj deri më tani këtë vit, thuhet sipas Ministrisë së Informacionit të Kinës.

Numri i njerëzve me kontratë për shërbimin 3G, përdorues të rinj në Kinë që nga viti i kaluar, goditi shifrën 22.6 milion në fund të majit, për të shkuar për më shumë se 10.3 milion më shumë këtë vit.

Por, ndërsa Kina mbetet tregu më i madh në botë për telefona mobil për nga numri i abonentëve, parapaguesit në Indi gjithashtu kanë shënuar një rritje të shpejtë.

India ka shtuar 16.3 milion abonentë të rinj të telefonisë mobile në maj, thuhet sipas Autoritetit Rregullativ të Telekomit të Indisë. Numri total i abonuesve në këtë vend tani qëndron në 617.5 milion. Të dy Kina dhe India kanë një popullsi prej mbi 1 miliard banorësh. / gettyimages / 29 qershor 2010
Category: Teknologji | Views: 853 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: