Main » 2010 July 16 » Winehouse konfirmon albumin
10:10 PM Winehouse konfirmon albumin | |
Amy Winehouse ka konfirmuar se albumi i saj i shumëpritur do të lansohet brenda gjashtë muajve. Këngëtarja britanike nuk ka lansuar ndonjë material muzikor që prej vitit 2006 me rekord-albumin "Back to Black”, për t’u marrë në vitet në vazhdim me problemet e saja personale. Disa spekulime thoshin se planet për albumin e saj të tretë janë avulluar, por tani ajo vetë ka konfirmuar se albumi i saj i ri do të dalë në shitje në janar të vitit 2011. "Albumi do të lansohet brenda gjashtë muajve. Do të jetë i ngjashëm sikurse albumi im i dytë, këngët janë vërtet të ngjashme me albumin e dytë”, ka thënë Amy për gazetën Metro. | |
|
Total comments: 0 | |