10:53 AM Hillary lobon nëpër botë për njohjen e Kosovës | |
Beograd, 16 korrik - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton është e përfshirë më drejtpërsërdrejti në lobingun e shqiptarëve të Kosovës nëpër botë që të mos votohet pro rezolutës serbe (në OKB) dhe që të vazhdohet me njohjen e Kosovës si shtet, pohon shtypi i sotëm i Beogradit. Në vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, shqiptarët shkojnë në shoqëri të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, sepse më mungesë të marrëdhënieve diplomatike, vetë nuk mund të caktojnë takime, ndaj Amerika e bën për ata. Para mbërritjes së delegacionit të Kosovës, Clinton thërret presidentin ose kryeministrin e shtetit dhe paralajmëron ardhjen e një "delegacioni shumë të rëndësishëm", pohon gazeta "Blic" të ketë mësuar nga qarqe diplomatike të afërta me Dapartamentin e Shtetit. Kështu, bie fjala, Hillary Clinton para dhjetë ditësh i ka telefonuar kryeministrit të shtetit Antigua dhe Barbude, një nga 14 vendet e vogla në ishujt e detit të Karaibeve, dhe ka theksuar që të ketë në vëmendje këtë vizitë. | |
|
Total comments: 0 | |