10:08 PM Qëndrimi i GJND-së mund të nxisë 30 njohje të reja | |
"Gjykata Ndërkombëtare në parim nuk ka prirje të japë mendim që nuk është në harmoni me realitetin e jetës politike ndërkombëtare. Rrjedhimisht, konsideroj se ka pak gjasa që në formë të prerë të vlerësojë jolegjitime shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Njëkohësisht, nuk besoj se do të lëshohet në analizë të gjerë për të drejtën për vetëvendosje dhe çështje të ngjashme. Pikërisht për këtë duhet pritur mendim të balancuar të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, pasi që kemi të bëjmë me qëndrim jo obligues të këtij institucioni – çfarëdo të jetë – nuk duhet pritur ndryshime dramatike në terren”, ka thënë Weller. Ai ka thënë se nëse GJND e cilëson jo legjitime shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Serbia mundet që sërish t’i drejtohet Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe të kërkojë mendim të ri për pasojat e këtij akti, por sipas tij, kjo mundësi është pak e mundur. Por, sipas Weller, nëse GJND-ja nuk dënon në formë të qartë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kjo me të drejtë ose jo, do të konsiderohet indikacion i aspiratës së Kosovës për pavarësi. "Por, është evidente se Serbia nuk do të heqë dorë nga synimi që sërish të shqyrtohen çështje që tashmë janë elaboruar në Planin e Ahtisaarit. Së paku, një çështje mbetet të zgjidhet dhe kjo ka të bëjë me mossuksesin e institucioneve të Prishtinës që të vë kontroll dhe administrim në veri të Kosovës. Për këtë mbase duhet të bisedohet sërish”, ka shtuar ai. Nëse GJND-ja vlerëson se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë jo legjitime, Weller thotë se "mund të pritet që 30 vende shumë shpejt të njohin pavarësinë e Kosovës”, sepse qëndrimi i GJND-së mund të nxisë vargun e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës, megjithatë ai pohon se kundërshtarët më të mëdhenj, siç është Rusia dhe Qiproja, gjithsesi nuk do të ndryshojnë qëndrimin. | |
|
Total comments: 0 | |