Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » July » 16 » Mirëpritet anulimi i maqedonishtes për nxënësit shqiptarë
1:10 PM
Mirëpritet anulimi i maqedonishtes për nxënësit shqiptarë

Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi ,për anulimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë, e cila kishte obliguar nxënësit shqiptar të mësojnë gjuhën maqedonase që nga klasa e parë. Ndërkohë , shoqëria civile shqiptare në Shkup ka kërkuar dorëheqjen e menjëherëshme të Ministrit të Arsimit të Maqedonisë Nikolla Todorov dhe zëvendës-ministres ,Lindita Qazimi.
....

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë mirëpritur vendimin e gjykatës
Kushtetuese për anulimin e vendimit te ministrise se arsimit , e cila
obligonte nxenesit shqiptar te mesojne maqedonishten qe nga nga
klasa e parë.

Partia Demokratike Shqiptare në një conference për media ka theksuar se nisma për rrëzimin e këtij vendimi para Gjykatës Kushtetuese e ngritur forumi rinor i kesaj partie ,është në favor të të gjithë shqiptarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlereson se vendimi i i gjykates
kushtetuese eshte ne pajtueshmeri me Kushtetuten dhe ligjet positive e Maqedonise.

Pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, Organizata jo-qeveritare
shqiptare ‘Realiteti’ ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të arsimit
Nikolla Todorov dhe zëvendës-ministres Lindita Qazimi .

Sipas kesaj organizate udhëheqësit e kësaj ministrie duhet që të japin
përgjegjësi për gabimin e pafalshëm kur tentuan që nxënësive shqiptat
tu imponojnë maqedonishten nga klasa e parë.

Lëvizja qytetare "Zgjohu” konsideron se vendimi per anulimin e
maqedonishtes , rrjedhimisht duhet te rezultoje me doreheqjen e
menjehershme te Ministrit Todorov.

Me vendimin e fundit , gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministri i
Arsimit, Nikolla Todorov,ka hyrë në kompetencat e Kuvendit republican, pasi sipas Ligjit për arsim fillor që është në fuqi, mësimi i gjuhës maqedonase për nxënësit joshumicë duhet të fillojë nga klasa e katërt Vendimin e Gjykatës ministri i arsimit Todorov tha se do ta
respektojë tërësisht.


Category: Lajme | Views: 819 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: