12:20 PM Curkin: Besoj në negociatat mbi statusin e Kosovës | |
Vitalij Curkin në një intervistë ekskluzive për gazetën "Veçernje novosti” të Beogradit ka thënë se Rusia e mbështet ripërtëritjet e negociatave direkt të udhëheqësve të serbëve e të shqiptarëve duke theksuar se beson sinqerisht se ato do të vazhdojnë. "Konsideroj se është me rëndësi që KS i KB ta kontrolloj situatën. Zgjidhjen afatgjate tek duhet gjetur, dhe shpresoj se Prishtina do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së udhëheqjes së Serbisë për ripërtëritjen e negociatave serbo-shqiptare mbi zgjidhjen e statusit të Kosovës”, thotë Curkin. Kjo, sipas tij, është e vetmja gjë e logjikshme dhe me anë të kësaj rruge mund të arrihet zgjidhja afatgjate e cila do t''i kënaqte të dy palët. Sa i përket Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) Curkin thotë se duhet pritur, sepse nga prognozat s’ka asgjë. Ai ka rikujtuar se Rusia e ka mbështetur Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të KB "kur me të drejtë ka insistuar që gjykata të interpretojë sa është në harmoni, respektivisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare vendimi i shqiptarëve që në mënyrë arbitrare ta shpallin pavarësinë e shtetit”. Pyetjes së çfarë aktivitetesh mund të pasojnë në skenën ndërkombëtare pas vendimit të GJND-së, Curkin është përgjigjur se Rusia në gusht do ta kryesojë KS dhe ky do të jetë rast që sërish të bisedohet edhe mbi Kosovën. /Rtk/ | |
|
Total comments: 0 | |