Main » 2010 July 16 » Eulex po Bastis PTK-në
10:01 PM Eulex po Bastis PTK-në | |
Prishtinë, 15 korrik (përtërirë) - Policia speciale e EULEX-it ka filluar sot, në orët e hershme të mëngjesit, një bastisje në objektin qendror të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), në Prishtinë. Dhjetëra hetues të EULEX-it aktualisht ndodhen brenda ndërtesës, sikundër edhe para saj, disa edhe të maskuar. Njoftimet më të fundit nga vendi i ngjarjes, ku ndodhet reporteri i Koha.net, bëjnë të ditur se policia speciale e EULEX-it deri tash ka bastisur veturën e drejtorit të PTK-së, Shyqri Haxha, ndërsa momentalisht po bastis katin e katërt të objektit të PTK-së, ku ndodhet zyra e drejtorit Haxha. Gjithashtu është duke u bastisur edhe kati i dymbëdhjetë, ku ndodhen zyrat e prokurimit. Policia e EULEX-it nga andej po nxjerr materiale, të cilat po i vendos në automjetet e veta, me siguri për hetim të mëtejshëm. Nuk ka informata nëse gjatë bastisjes është i pranishëm edhe drejtori, Shyqri Haxha. Një numër i punëtorëve të PTK-së, të cilët i kanë vendet e punës në hapësirat ku po zhvillohet bastisja janë dëbuar nga andej dhe po presin përfundimin e bastisjes, që të kthehen nëpër zyra. EULEX-i ende nuk ka dalë me ndonjë prononcim për arsyet e kësaj bastisjeje. PTK është apostrofuar shpesh për dukurinë e korrupsionit dhe të shkeljeve ligjore të fushës financiare. Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka bërë publike tash e një kohë se po heton krimin e organizuar e korrupsionin, sidomos në kompanitë publike, dhe në qarqet e larta të pushtetit./Koha.net/. | |
|
Total comments: 0 | |