Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » July » 16 » Tolaj akuzon Sejdiun e Thaçin se po i hakmerren
2:43 PM
Tolaj akuzon Sejdiun e Thaçin se po i hakmerren

Prishtinë, 16 korrik- Një ditë pasi është liruar me kaucion nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, Ilir Tolaj, ka vendosur të flasë hapur për çdo veprim të kryer gjatë periudhës së pasluftës. Ai ka ardhur në përfundim se rikthimi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë ka prishur shumë plane, shumë raporte dhe shumë rrjete të keqpërdorimeve. Tolaj është i sigurt se praninë e tij në Ministri nuk e dëshirojnë as presidenti e as kryeministri. Arsyen pse është arrestuar ai e cilëson si bizare.
Thotë se në Kosovë janë mbi 300 milionë borxhe për administratën tatimore, kurse ai arrestohet për shmangie të një pagese që nuk i kalon 7 mijë euro. Nuk heziton të bëjë krahasime mes rastit të tij dhe të ministrit të Transportit, Fatmir Limaj. Në intervistë për "Kohën Ditore”, Tolaj flet për keqpërdorime të ndryshme në MSH, për "egoizmin” e presidentit Sejdiu, por edhe për të ardhmen e tij si këshilltar i ministrit Bujar Bukoshi.
"Tash po e di. Është një hetim që po bëhet për kinse fshehje të tatimit, për një punë që e kam bërë vite më herët, përkatësisht nga viti  2004 deri më 2007. Pra bëhet fjalë për një shumë të hollash që e kam marrë për punën e kryer, e që sipas autoriteteve gjyqësore nuk e kam deklaruar.”

I pyetur se për çfarë pune bëhet fjalë, ai sqaroi: Ka qenë një punë profesionale. Unë dhe një grup mjekësh kemi kryer vlerësimet e gjendjes shëndetësore të pensionistëve invalidë të shtetit të Zvicrës. Krejt kjo është bërë për Fondin e pensionistëve dhe të invalidëve të këtij shteti.
Tolaj i tha "Kohës” se sipas organeve të drejtësisë, janë diku 200 mijë euro për katër-pesë vjet qarkullim përmes llogarisë sime bankare.
"Nga shuma e përgjithshme vetëm një pjesë ka qenë imja. Sipas një përllogaritje të vrazhdë rreth 1/3 kanë qenë të holla që kanë mbetur tek unë, që nënkupton se janë rreth 70 mijë euro që i kam marrë. Meqë tash u detyrova t’i mësoja disa gjëra përmes avokatit tim, rreth 25 % e asaj shume zbritet, pasi konsiderohet si e ardhur intelektuale. Kështu  mbesin diku mbi 50 mijë euro që duhet të tatohen. Nga kjo del se vlera që është dashur t’ua paguaja autoriteteve tatimore sillet nga pesë deri shtatë mijë euro”.
Në intervistë Tolaj ka bërë të ditur se ditën kur u arrestua duhej të dilte para gjyqit si paditës i kryeministrit Thaçi, për shkak të shkarkimit të tij nga posti i sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë.
"Unë i kam akuzuar kryeministrin dhe Qeverinë për vendimin e kundërligjshëm që e kanë marrë rreth shkarkimit tim. Dhe nëse tash lidhen të gjitha këto, del një involvim jashtëzakonisht i ulët i qarqeve dhe i individëve të caktuar politikë. Krejt kjo bëhet me influencë vetëm për t’u hakmarrë dhe për të njollosur dikë që nuk është i dëgjueshëm dhe i cili është më i zëshëm në kritikat ndaj tyre”, është shprehur Tolaj, duke e lidhur arrestimin nga EULEX=i më shumë për shkak të rikthimit të tij në këtë ministri.
"Unë kam ardhur në MSH pas një periudhe të gjatë të qeverisjes së atij sektori nga njerëzit e PDK-së. Pra, në vitin 2007. Mos të harrojmë se aty për vite të tëra ka qenë Pleurat Sejdiu, djali i axhës dhe tezes së presidentit Fatmir Sejdiu, i cili ka një "meritë” jashtëzakonisht të madhe për gjendjen çfarë është sot MSH-ja.
Për shumë vite janë bërë veprime të kundërligjshme të cilat asnjëherë nuk i janë nënshtruar ndonjë hetimi e as ndonjë dyshimi. Për disa veprime që janë bërë në vitin 2006, kur ende ka qenë Pleurat Sejdiu në MSH, jemi duke i bartë pasojat edhe sot. Shumë kontrata të kundërligjshme të nënshkruara në atë kohë janë realizuar në mënyrë të kundërligjshme përmes gjykatave, në kohën kur në krye të ministrisë ka qenë Alush Gashi, përkatësisht më 2008.
Po jua rikujtoj vetëm rastin e Jona Medit me plaçkitjen e 1,4 milionë eurove të MSH-së kinse për përmbushjen e një vendimi të Gjykatës. Një rast tjetër me "Yes Pharmën” në vlerë prej 550 mijë eurosh të kërkuara. Me kthimin tim në MSH, kam pasur rastin të shihja se çka është punuar nga Alush Gashi dhe nga sekretari i përhershëm, që është direkt i lidhur me Fatmir Sejdiun, i ka thënë dje "Kohës Ditore” Ilir Tolaj, në një intervistë të gjatë, të publikuar sot.
Category: Lajme | Views: 933 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: