Prishtinë, 15 korrik – Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka qenë
nikoqir i një takimi me ambasadorët e vendeve të Quintit, të enjten, për
të diskutuar hapat që duhet t’i ndërmarrë Kosova pas daljes së Gjykatës
Ndërkombëtare të Drejtësisë me opinion për ligjshmërinë e pavarësisë. Takimin
e presidentit me ambasadorët e vendeve të Quintit, në të cilin kanë
marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ministri i
Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, e ka zbuluar për publikun, lideri i
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por atë e kanë
konfirmuar edhe zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Xhavit Beqiri, dhe
zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi. Lideri i AAK-së,
Haradinaj, t
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
826
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-16
|
|
Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë mirëpritur
vendimin e
Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi ,për anulimin e vendimit të
Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë, e cila kishte obliguar nxënësit
shqiptar të mësojnë gjuhën maqedonase që nga klasa e parë.
Ndërkohë , shoqëria civile shqiptare në Shkup ka kërkuar dorëheqjen e
menjëherëshme të Ministrit të Arsimit të Maqedonisë Nikolla Todorov
dhe zëvendës-ministres ,Lindita Qazimi.
.... Partitë shqiptare në Maqedoni kanë mirëpritur vendimin e gjykatës
Kushtetuese për anulimin e vendimit te ministrise se arsimit , e cila
obligonte nxenesit shqiptar te mesojne maqedonishten qe nga nga
klasa e parë.
Partia Demokratike Shqiptare në një conf
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
818
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-16
|
|
Sot është shpallur konkursi për pranimin e studenteve të rinj.
Afër 18 mijë studentë do të pranohen sivjet.
.. Ndërkaq, Këshilli i Fakultetit të edukimit
njëzëri hedh poshtë Pasqyrën e propozuar të pranimit të studentëve të
rinj për Fakultetin e Edukimit, sipas së cilës nuk do të regjistrohen
fare studentë në Degët e këtij fakulteti në Prizren.Po ashtu nuk do të
regjistrohen studentë në gjashtë programe studimi në Gjakovë dhe në pesë
programe në Gjilan.
Programet në të cilat kjo pasqyrë nuk parasheh të regjistrohen studentë
të rinj, janë të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.
Këshilli i Fakultetit kërkon që Fakulteti i Edukimit, Qendra në Prizren,
të përfshihet në kuadër të Univer
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
1827
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-16
|
|
Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se do të arrijnë
pikun e tyre gjatë ditës së premte, e cila pritet që të jetë më e nxehta
e gjithë periudhës së verës që ka kaluar deri tani.
Lajmi bëhet me dijeni nga metereologët, sipas të cilëve
temperatura gjatë mesditës do t’i kalojë 37 gradë Celsius, ndërsa
qytetet më të nxehta mësohet se do të jenë Tirana, Durrësi dhe Fieri,
kurse më i freskëti Korça me 28 gradë Celcius.
Ndërkaq, kjo valë e të nxehtit duket se do të vazhdojë edhe gjatë
fundjavës, ku temperaturat sërish do të qëndrojnë në nivele maksimale.
Kjo valë e të nxehtit, mësohet se ka përfshirë edhe vendet e tjera
evropiane, qytetarët e të cilëve kanë zgjedhur rrugë nga më të ndryshmet
për t’u shpëtuar temperaturave përvëluese.
Në të tilla kushte, mjekët japin këshilla të rrept
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
759
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-16
|
|
Vitalij Curkin në një intervistë
ekskluzive për gazetën "Veçernje novosti” të Beogradit ka thënë se Rusia
e mbështet ripërtëritjet e negociatave direkt të udhëheqësve të serbëve
e të shqiptarëve duke theksuar se beson sinqerisht se ato do të
vazhdojnë.
"Konsideroj se është me rëndësi që KS i KB ta kontrolloj situatën.
Zgjidhjen afatgjate tek duhet gjetur, dhe shpresoj se Prishtina do t’i
përgjigjet pozitivisht ftesës së udhëheqjes së Serbisë për ripërtëritjen
e negociatave serbo-shqiptare mbi zgjidhjen e statusit të Kosovës”,
thotë Curkin.
Kjo, sipas tij, është e vetmja gjë e logjikshme dhe me anë të kësaj
rruge mund të arrihet zgjidhja afatgjate e cila do t''i kënaqte të dy
palët.
Sa i p
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
732
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-16
|
|
Beograd, 16 korrik - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton
është e përfshirë më drejtpërsërdrejti në lobingun e shqiptarëve të
Kosovës nëpër botë që të mos votohet pro rezolutës serbe (në OKB) dhe që
të vazhdohet me njohjen e Kosovës si shtet, pohon shtypi i sotëm i
Beogradit. Në vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, shqiptarët
shkojnë në shoqëri të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, sepse më
mungesë të marrëdhënieve diplomatike, vetë nuk mund të caktojnë takime,
ndaj Amerika e bën për ata. Para mbërritjes së delegacionit të Kosovës,
Clinton thërret presidentin ose kryeministrin e shtetit dhe paralajmëron
ardhjen e një "delegacioni shumë të rëndësishëm", pohon gazeta "Blic"
të ketë mësu
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
808
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-16
|
|
"Gjykata Ndërkombëtare në parim
nuk ka prirje të japë mendim që nuk është në harmoni me realitetin e
jetës politike ndërkombëtare. Rrjedhimisht, konsideroj se ka pak gjasa
që në formë të prerë të vlerësojë jolegjitime shpalljen e pavarësisë së
Kosovës. Njëkohësisht, nuk besoj se do të lëshohet në analizë të gjerë
për të drejtën për vetëvendosje dhe çështje të ngjashme. Pikërisht për
këtë duhet pritur mendim të balancuar të Gjykatës Ndërkombëtare të
Drejtësisë. Por, pasi që kemi të bëjmë me qëndrim jo obligues të këtij
institucioni – çfarëdo të jetë – nuk duhet pritur ndryshime dramatike në
terren”, ka thënë Weller.
Ai ka thënë se nëse GJND e cilëson jo legjitime shpalljen e
pavarësisë së Kosovës, Serbia mundet që sërish t’i drejtohet Kuvendit të
Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe të kërkojë mendim të ri për
pasojat e këtij akti, por sipas tij, kjo mundësi është pak e mundur.
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
735
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-15
|
|
Prishtinë, 15 korrik - Policia e EULEX-it po vazhdon ende bastisjen në
objektin qendror të PTK-së në Prishtinë. Reporteri i Koha.net nga vendi
i ngjarjes, thekson se burime të sigurta i kanë konfirmuar se është
bastisur edhe shtëpia e drejtorit të PTK-së, Shyqri Haxhës. Po ashtu ai
merr vesh për bastisje të Policisë së EULEX-it në 8 lokacione - 5 në
Pejë dhe tri në Prishtinë. Bastisjet po bëhen me qëllim të ndriçimit të
dyshimeve për kontrata të paligjshme. Sipas burimeve, po bastiset
Dardafone, Z-Mobile dhe Devolli Company. Hetimet po zvillohen rreth
bartjes të licencës së telefonisë virtuale me Dardafone, e lidhur në
vitin 2007 2008. Ndërkohë me një komunikatë për publikun rreth këtij
aksioni, është prono
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
771
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-15
|
|
Prishtinë, 15 korrik (përtërirë) - Policia speciale e EULEX-it ka
filluar sot, në orët e hershme të mëngjesit, një bastisje në objektin
qendror të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), në Prishtinë.
Dhjetëra hetues të EULEX-it aktualisht ndodhen brenda ndërtesës,
sikundër edhe para saj, disa edhe të maskuar.
Njoftimet më të fundit nga vendi i ngjarjes, ku ndodhet reporteri i
Koha.net, bëjnë të ditur se policia speciale e EULEX-it deri tash ka
bastisur veturën e drejtorit të PTK-së, Shyqri Haxha, ndërsa
momentalisht po bastis katin e katërt të objektit të PTK-së, ku ndodhet
zyra e drejtorit Haxha. Gjithashtu është duke u bastisur edhe kati i
dymbëdhjetë, ku ndodhen zyrat e prokurimit. Polic
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
717
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-15
|
|
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se ideja
për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka dalë
nga Beogradi. Ai e kundërshtoi këtë ide dhe tha se qeveria serbe është e
angazhuar që Kosovën ta ruajë si pjesë përbërëse të Serbisë."Ne
as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as nuk duam që në çfarëdo mënyre të
shkëmbejmë territore. Ne edhe më tutje i qëndrojmë besnik politikës
sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë, por kurrsesi që
Beogradi të qeverisë me shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Bogdanovic në
një intervistë për BBC.
Ai tha se qarkullimi i idesë për shkëmbim territorial ndërmjet
Kosovës e Serbisë, tregon se sa e shqetësuar është Prishtina zyrtare në
prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për
ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij,
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
732
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-07-01
|
| |