0:20 AM Ideja e ndarjes së Kosoves nuk rrjedh nga qeveria e Serbisë | |
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka dalë nga Beogradi. Ai e kundërshtoi këtë ide dhe tha se qeveria serbe është e angazhuar që Kosovën ta ruajë si pjesë përbërëse të Serbisë. "Ne as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as nuk duam që në çfarëdo mënyre të shkëmbejmë territore. Ne edhe më tutje i qëndrojmë besnik politikës sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë, por kurrsesi që Beogradi të qeverisë me shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Bogdanovic në një intervistë për BBC. Ai tha se qarkullimi i idesë për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës e Serbisë, tregon se sa e shqetësuar është Prishtina zyrtare në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, autoritetet kosovare janë të vetëdijshme "për faktin se duhet të ulemi përsëri në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, jo vetëm çështjet teknike që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të shqiptarëve dhe serbëve, por edhe për statusin, sepse, e përsëris, statusi i Kosovës nuk është i zgjidhur për Serbinë”. Bogdanovic ka thënë se ideja e ndarjes jo vetëm se është e huaj, por ajo nuk rrjedh nga qeveria e Serbisë "dhe unë e përsëris që qëndrimi ynë është krejtësisht tjetër, ai është i njohur dhe mendoj se nuk duhet të humbim shumë kohë për të”. | |
|
Total comments: 0 | |