Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2024-04-26
Main » 2010 » July » 01

Eminem ka tejkaluar pritjet e top-listave në SHBA duke kryesuar me shitjet e albumit në javën e parë të publikimit.

Albumi "Recovery” ka dalë i pari në Billboard 200, me 741.000 kopje të shituara që në javën e parë.Kjo është shitja më e madhe e albumeve në javën e parë të lansimit, që kur albumi i AC/DC, "Black Ice”, debutoi me 784.000 kopje të shituara brenda një javë, në tetor të vitit 2008.Nga ana tjetër, "Recovery” është albumi i gjashtë i Eminemit, i cili në javën e parë debuton në krye të top-listave si albumi më i shitur.

Category: Show Biz | Views: 903 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-01 | Comments (0)

Holanda takohet me Brazilin të premten në duelin e parë çerekfinal të këtij Botërori, ndërsa njëri prej futbollistëve më të mirë holandez, Eljero Elia, ka deklaruar se ai nuk ka frikë nga përballja me mbrojtësin brazilian, Maicon.

"Të luaj ndaj Brazilit në Kampionatin Botëror për mua është sikurse një ëndërr që u bë realitet. Është një gjë e veçantë kjo, për një holandez me origjinë surinameze sikurse unë. Njerëzit në Surinam gjithmonë mbështesin Brazilin dhe Holandën kur mbahet një Botëror. Unë jam i sigurt se ata do të festojnë për Holandën të premten, për shkak të prezencës së disa lojtarëve me origjinë surinameze dhe veçanërisht nëse ndonjë prej tyre shënon”.

"Mua vërtetë nuk më pritet kjo ndeshje ... Read more »
Category: Sport | Views: 940 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-01 | Comments (0)


Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka dalë nga Beogradi. Ai e kundërshtoi këtë ide dhe tha se qeveria serbe është e angazhuar që Kosovën ta ruajë si pjesë përbërëse të Serbisë.

"Ne as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as nuk duam që në çfarëdo mënyre të shkëmbejmë territore. Ne edhe më tutje i qëndrojmë besnik politikës sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë, por kurrsesi që Beogradi të qeverisë me shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Bogdanovic në një intervistë për BBC.

Ai tha se qarkullimi i idesë për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës e Serbisë, tregon se sa e shqetësuar është Prishtina zyrtare në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, ... Read more »

Category: Lajme | Views: 676 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-01 | Comments (0)