Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » July » 1 » Elia: Nuk frikësohem nga Maicon
0:22 AM
Elia: Nuk frikësohem nga Maicon

Holanda takohet me Brazilin të premten në duelin e parë çerekfinal të këtij Botërori, ndërsa njëri prej futbollistëve më të mirë holandez, Eljero Elia, ka deklaruar se ai nuk ka frikë nga përballja me mbrojtësin brazilian, Maicon.

"Të luaj ndaj Brazilit në Kampionatin Botëror për mua është sikurse një ëndërr që u bë realitet. Është një gjë e veçantë kjo, për një holandez me origjinë surinameze sikurse unë. Njerëzit në Surinam gjithmonë mbështesin Brazilin dhe Holandën kur mbahet një Botëror. Unë jam i sigurt se ata do të festojnë për Holandën të premten, për shkak të prezencës së disa lojtarëve me origjinë surinameze dhe veçanërisht nëse ndonjë prej tyre shënon”.

"Mua vërtetë nuk më pritet kjo ndeshje dhe unë do të bëj më të mirën nëse trajneri vendos të më besojë. Unë jam plot besim dhe ndjej se kam gjasa që të jem në njëmbëdhjetshin e parë. Nuk më intereson fakti që mund të përballem me Maiconin. Unë jam në formë të mirë për momentin dhe nuk i frikësohem atij. Unë vetëm do ta luaj lojën time dhe të shohim se si do të del në fund. Tifozët në tribuna duan vepra artistike nga unë dhe unë do t’u jap atë që dëshirojnë”, deklaroi Eljero Elia për NUsport
Category: Sport | Views: 991 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: