Tre maqedonas, dy prej të cilëve me
kombësi shqiptare, kanë qenë pjesë e anijes që udhëtonte më ndihma drejt
Rripit të Gazës.
Familjarët e tyre gjatë pasdites kanë
zhvilluar takime me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, por pa mundur
të marrin të dhëna.
"E kam parë ngjarjen në anije përmes
televizorit. Nga informacionet që kemi marrë nuk rezulton që babai ynë
të jetë mes të plagosurve, por jemi të shqetësuar”, ka deklaruar Fuat
Emini, i biri i shtetasit maqedonas që ndodhet në varkë.
Tre
maqedonasit kishin aplikuar përmes internetit për të qenë pjesë e
aktivistëve të anijes. Familjarët e tyre kërkojnë nga qeveria maqedonase
që të dënohet incidenti. /Topchannel.
Category:
Lajme
|
Views:
745
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Bota është futur në një kaos të
papritur diplomatik pas sulmit pas mesntaës të marinës izraelite ndaj
karvanit të anijeve me ndihma humanitare për palestinezët e Rripit të
Gazës. (UPDATE)
Anijet ishin nisur nga një port turk,
kur janë sulmuar nga njësitë speciale izraelite në ujëra ndërkombëtare.
Mediat flasin për të paktën 16 të vdekur dhe 30 të plagosur.
Shumica
e aktivistëve pro palestinezë ishin shtetas turq dhe grekë, ndërsa
anijet ishin me flamur turk dhe grek.
Komandot izraelitë kanë
deklaruar se kanë reaguar pasi ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri,
por ky pretendim është kundërshtuar nga ekuipazhi i anijes, i cili ka
deklaruar se aktivistët ishin kontrolluar me rreze X.
Sulmi ka
shkaktuar revolta në Turqi, ku qindra vetë jan
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
841
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Pas sulmit të anijeve aktivistëve
pro-palestineze ka reaguar mjaft ashpër Athina zyrtare ndaj sulmit të
ushtrisë izraelite në anijet me ndihma që ishin nisur në Gaza.
4 nga 6 anijet janë me flamur grek
dhe 35 te ndaluar gjithashtu jane greke. Ambasadori grek eshte thirrur
per te dhene shpjegime ndersa u njoftua bllokimi i gjithe marreveshjeve
te bashkepunimit ushtarak mes dy vendeve perfshi edhe nje stervitje te
perbashket. Po ashtu reagime ka patur edhe nga Franca dhe
Gjermania, të cilat kanë shprehur shqetësim, derisa shefja për të
drejtat e njeriut e OKB-së, Navi Pillavi, është shprehur e "shokuar”
lidhur me dhunën. Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit
Evropian, Catherine Eshton, nga Izraeli ka kërkuar ndërmjarrjen e
"hetimit të plotë”.
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
816
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Kryeministri turk Taip Erdogan ka
paralajmëruar Izraelin se nuk do ta kalojë pa u lagur sulmin ndaj anijes
me ndihma humanitare për Palestinën.
"Turqia nuk do ta injorojë këtë akt
cnjerëzor dhe terrorist të shtetit hebre”, ka deklaruar kreu i qeverisë
turke.
Gjatë aksionit të komandove izraelitë në anijen
humanitare me ndihma për palestinezët mbetën të vrarë 19 persona, mes të
cilëve disa shtetas turq.
Ngjarja në fjalë bëri që kryeministri
izraelit Benjamin Netanyahu të anulojë vizitën e planifikuar për në
SHBA, ku do të takohej me presidentin Obama.
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
864
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Tirana zyrtare ka reaguar këtë
pasdite lidhur me sulmin e komandove izraelitë ndaj anijeve me ndihma
për Palestinën, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm.
Në një reagim, Ministria shqiptare e
Punëve të Jashtme ka vlerësuar se sulmi izraelit ka cënuar stabilitetin e
brishtë në rajonin e Lindjes së Mesme. "Po ndjekim me shqetësim
zhvillimet në Lindjen e Mesme. Sulmi i forcave izraelite është i
pajustifikueshëm. Iu bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që të hetojnë
ngjarjen, e cila ka tensionuar Lindjen e Mesme dhe jo vetëm”, ka
deklaruar MPJ. Nga sulmi i forcave speciale izraelite në anijen
me ndihma për popullin palestinez mbetën të vrarë 19
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
876
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Ministria e Financave është vënë në
alarmin se borxhi i Shqipërisë, i cili në fund të vitit 2009 arriti në
634 miliardë lekë, është me risk të lartë financimi dhe mund të
vendosë buxhetin në vështirësi.
Në programin ekonomik e fiskal
2010-2012, Ministria pranon se pagesat e borxhit janë të paqëndrueshme
dhe të rrezikuara nga luhatje të mëdha, për shkak të afatit të shkurtër
të shlyerjes, por edhe goditjeve në kursin e këmbimit. Pjesa dërrmuese e
borxhit të brendshëm të vendit, i cili llogaritet në 409 miliardë lekë
duhet te shlyhet brenda afatit 1-vjecar dhe vetëm 36 për qind e tij
është me afat më të madh se një vit. Kjo do të thotë se brenda vitit
qeveris
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
857
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Protesta të fuqishme ndërkombëtare po bëhen për shkak të ndërhyrjes së
sotme të komandosëve të Izraelit në flotën e anijeve me ndihma për
Gazën, me ç’rast u vranë së paku 10 aktivistë, që përpiqen të dërgojnë
ndihma humanitare në Gazë.
Turqia e ka ftuar ambasadorin e Izraelit dhe ka tërhequr vërejtjen
për "konsekuenca të papërmirësueshme” për marrëdhëniet e tyre
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
828
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Spice Girls shpresojnë të rigrupohen për edhe një turne tjetër
rikthyes, por anëtaret tjera të bendit nuk po arrijnë ta bindin Victoria
Beckham t’u bashkohet e tyre, shkruajnë mediat britanike.
Krijueset
e hitit "Wannabe” ngazëllyen fansat kur u rikthyen për një turne në
vitin 2007 dhe 2008, që ishte hera e parë që ata performuan së bashku që
kur Geri Halliwell u largua nga grupi në vitin 1998.
"Vajzat janë aq të ngazëllyera. Ata po diskutojnë për t’u rikthyer së
bashku dhe secila prej tyre ka aq shumë ide të reja dhe aq shumë për të
sjellë në tavolinë. Ata janë duke u munduar ta bindur Posh, por ajo
është e palëvizshme në bindjen e saj”, ka thënë burimi.
Category:
Lajme
|
Views:
754
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Drasko Jovanovic, ka thënë se
vendi i tij do ta kundërshtojë fuqishëm pavarësinë e Kosovës. "Serbia
asnjëherë nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës, por me rëndësi është që
Serbia të shfrytëzoj mjetet politike dhe juridike që të mbrojë
sovranitetin e saj. Me rëndësi është që këtë çështje ta vendosin në
tavolinë dhe të bisedojmë për të ”, u shpreh ministri serb.
Jovanovic i bëri këto komente në konferencën kushtuar NATO-së dhe
integrimit të shteteve të Evropës Juglindore, që mbahet në qytetin e
Manastirit në Maqedoni.
Por, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami tha se pavarësia e
Kosovës është realitet dhe ajo duhet të bëhet pjesë e strukturave
euroatlantike.
"Mendoj se qëndrimi jonë është i qartë, nuk ka gjasa që Kosova të
mbetet jashtë integrimeve euroatlantike. Shpresojmë se kjo do të ndodh
sa më shpejt të jetë e mundur. Republika e Kosovës është realitet dhe
kjo duhet të merret në konsideratë.
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
793
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Mitrovicë, 31 maj - Policia e Kosovës ka nis hetimet ndaj dy personave
për "prishje të rendit dhe qetësisë publike”, lidhur me incidentin e së
dielës në urën kryesore mbi lumin Ibër, kur policia me ndihmën KFOR-it
dhe policisë së EULEX-it ka shmangur një konflikt ndëretnik mes grupeve
të protestuesve shqiptarë dhe serbë. Sipas policisë nga hedhja e gurëve
nga personat e mbledhur në veri kanë pësuar lëndime të lehta dy
pjesëtarë të policisë së Kosovës.
Kjo është konfirmuar, të hënën, nga komandanti i stacionit
policor në jug, kapiteni Bashkim Spahiu, i cili ka vlerësuar se reagimi
i policisë ka qenë në nivel dhe i efektshëm.
"Sipas raporteve të fundit nga hedhja e mje
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
876
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
| |