Prishtinë, 9 qershor - Insistimi i institucioneve ndërkombëtare për të
ruajtur qetësinë politike po pengon largimin e operatorëve ilegalë të
telefonisë mobile nga pjesa veriore e vendit. Autoritetit Rregullativ i
Telekomunikacionit nuk ka qasje në veri për largimin e operatorëve
ilegalë të telefonisë mobile, pas insistimit të KFOR-it që antenat të
mos largohen nga kjo pjesë, ka bërë të ditur drejtori i Bordit të
Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Ekrem Hoxha, në
raportimin e tij para Komisioni për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës.
Hoxha të martën ka sqaruar edhe çështjen e hetimeve që kanë filluar nga
EULEX-i për depozitën prej 16.2 milionë euro të konsorciumit
"Kosmocell”, i cili prej tre vjetësh ka deponuar këtë shumë pranë
ART-së, dhe për hetimet në lidhje me licencën e operatorit virtual të
telefonisë mobile që e ka fitua
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
829
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-09
|
|
Prishtinë, 9 qershor - EULEX përjashton mundësinë që hetimet në veri po
bëhen me motive politike, raporton sot BBC. Misioni Evropian për
sundimin e ligjit ka paralajmëruar shtrirjen e hetimeve në veriun e
Kosovës, për një numër rastesh, përfshirë ato të korrupsionit, krimit të
organizuar dhe vrasjeve. Një zëdhënëse e EULEX-it, Christina
Herodes, i tha BBC-së se hetimet do të përfshijnë edhe strukturat
paralele në veriun e Kosovës si dhe të gjitha organizatat e tjera e
individët që dyshohet të jenë të përfshirë në krim të organizuar. Ajo
tha se hetimet për vrasje përfshijnë periudhën e viteve prej 2004 e
deri në ditët e sotme dhe theksoi se EULEX-i do të hetojë të gjitha
rastet pavarësisht nga p
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
829
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-09
|
|
Prishtinë, 7 qershor - Mësohen detajet e dyshimeve të rënda që bien mbi
supet e ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe shefit të prokurimit
në këtë ministri, Nexhat Krasniqi, transmeton KTV-ja.
Janë pesë vepra penale, të dënueshme me shumë vjet burgim, për
të cilat po hetohen Limaj e Krasniqi, sipas një vendimi për Fillimin e
Hetimeve, të lëshuar nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës
së Kosovës, Eduard Gueroof, më 23 prill 2010.
Veprat penale për të cilat dyshohen Limaj e Krasniqi janë mësuar
pasi që Komuna e Gjilanit ka bërë publike kërkesën për urdhër për
kontroll të Zyrës së Prokurimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga
Gjykata e qarkut në Prishtinë.
Arsyetimi i urdhrit për k
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
919
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-07
|
|
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i
Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur ambasadorin e Emirateve të Bashkuara
Arabe në Shqipëri, Abdelhadi Alkajah, rezident në Athinë, me rastin e
paraqitjes së letrave kredenciale.Gjatë takimit u vlerësuan
niveli i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi për
zhvillime të reja në të ardhmen në rrafshin ekonomik dhe kryesisht në
fushën e investimeve. Treguesi konkret është dhe hapja së shpejti e
Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi.
Meta shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që pala
emiratase ka dhënë lidhur me financimin e projekteve me rëndësi për
Shqipërinë, siç është edhe financimi i ndërtimit të Aeroportit të
Kukësit. Po ashtu, Meta e falënderoi për angazhimin e EBA Arabe për të
financuar një pjesë të rrugës së re Tiranë-Elbasan, përm
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
791
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-07
|
|
Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim për emërimin e nëntë zëvendësministrave, në vazhdën e reformave afirmative që ka ndërmarrë
Qeveria e që kanë për qëllim shtimin e efikasitetit dhe efektshëmrisë së
punës së qeverisë në periudhën vijuese- thuhet në një njoftim të Zyrës
së Krymenistrit.Emin Krasniqi është emëruar zëvendësministër
i MTPT-së, Idriz Vehapi është emëruar zëvendësministër Ministrisë së
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Naim Fetahu është emëruar
zëvendësministër i MAP-it.
Zëvendësministër i MPMS-së është emëruar Zenun Pajaziti, postin e
zëvendësministrit të MPB-së do ta mbajë Imri Ahmeti, teksa Arban Abrashi
është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Xhabir Morina është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së
Bujqësisë, Pylltarisë
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
879
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-07
|
|
Prishtinë, 3 qershor –Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu,
është më i "varfër” sivjet sesa para tre vjetësh. Duke krahasuar
formularët e deklarimit të pasurisë para zgjedhjeve të përgjithshme të
vitit 2007 dhe deklarimit të pasurisë në vitin 2010, presidenti Sejdiu
tash ka 21 mijë e 600 euro më pak para të gatshme, shkruan sot "Koha
Ditore”.
Në procesin e deklarimit të pasurisë të organizuar nga OSBE-ja
para tre vjetësh, para të gatshme Sejdiu kishte deklaruar 119.827 euro
të shpërndara në tri banka komerciale, ndërsa sivjet ai ka deklaruar
98.200 euro. I pari i vendit sivjet nuk ka deklaruar edhe një shtëpi 250
metra katrorë. Para tre vjetësh ai kishte thënë se ka një shtëpi
personale me vlerë 200 mijë euro, si dhe një shtëpi tjetër të përbashkët
me familjen prej 500 metrash, në vlerë prej 400 mijë eurosh.
Ndr
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
981
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-03
|
|
Bringeus
ka deklaruar se Serbia kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së
nëse nuk e zgjidh çështjen e marrëdhënieve me Kosovën. Ambasadori i Suedisë në Beograd, Krister Bringeus ka deklaruar se
Suedia është e gatshme të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt
integrimit evropian, mirëpo ka përsëritur qëndrimin se, Serbia kurrë nuk
do të mund të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk e zgjidh çështjen e
marrëdhënieve me Kosovën.
"Ne sigurisht se nuk kërkojmë që Serbia të njohë pavarësinë e
Kosovës, dhe kemi respektin me të thellë për pozitën parimore të Serbisë
kur bëhet fjalë për Kosovën. Si njeri që merret me diplomaci mund t’ju
japë një këshillë praktike: Pa zgjidhjen e çështjes të marrëdhënieve me
fqinjët, Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e Unionit”, ka thënë
Bringeus për mediat serbe./Mesazhi/
Category:
Lajme
|
Views:
777
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-01
|
|
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti të
martën ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, të
cilin e falënderoi për mbështetjen që ai ka dhënë për lirinë dhe
pavarësinë e Kosovës.
Duke e vlerësuar ndihmesën e shtetit
shqiptar dhe personalisht të ish-presidenti Moisiu për çështjen e
Kosovës, presidenti Sejdiu theksoi se populli dhe institucionet e
Republikës së Kosovës do ta kujtojnë gjithmonë me nderimin më të lartë
përkrahjen që ka dhënë Shqipëria dhe udhëheqësit e saj për popullin e
Kosovës dhe aspiratave të tij për liri, demokraci dhe pavarësi.
"Republika e Shqipërisë ka qenë mbështetëse e natyrshme e përpjekjeve
tona për çlirimin dhe për zhvillimin e vendit dhe ne na gëzon fakti se
kjo mbështetje nuk na ka munguar asnjëherë, as nga pozita, as nga
opozita
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
814
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-01
|
|
Prishtinë, 1 qershor – "Angazhimet në fushat e tjera” kanë bërë që
Qeveria e Kosovës ta lërë anash kryerjen e obligimeve që i dalin nga
strategjia për veriun, shkruan sot "Koha Ditore”. Plani që synon
shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës edhe në veri të
vendit Kosovës, parasheh një varg obligimesh për Qeverinë, mes tjerash,
edhe krijimin e disa grupeve punuese dhe ndarjen e një fondi për
implementimin e planit.
Përderisa grupet punuese janë formuar vetëm në letër, Qeveria e
Kosovës ende është duke e planifikuar një konferencë donatorësh, ku
pretendohet që të mblidhen rreth 4 milionë euro që do të përdoren për
projekte të ndryshme në veri të vendit.
Me gjithë vonesat, Qeveria e Kosovës nuk e prano
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
794
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-01
|
|
Presidenti amerikan Barack Obama ka
kërkuar të vërtetën mbi sulmin ndaj anijes me ndihma për palestinezët në
Gaza.
"Dua të njihem me të gjitha faktet sa
më shpejt të jetë e mundur”, i ka bërë të qartë Obama kryeministrit
izraelit Benyamin Netanyahu. Ky i fundit, për t’u përballur me
cështjen në fjalë anuloi vizitën në Uashington dhe nga Kanadaja u
drejtua për në Izrael. Nga sulmi i forcave speciale izraelite në
anijen me ndihma për popullin palestinez mbetën të vrarë 19 persona.
Category:
Lajme
|
Views:
745
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
| |