Policia e Kosovës ka përdorur sot, në mesditë, në masë të vogël gazin
lotsjellës, për të evituar një konflikt të mundshëm mes shqiptarëve dhe
serbëve në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e
Mitrovicës, Besim Hoti.
"Është dashur që policia të vë në përdorim gazin lotsjellës në një
masë mjaft të vogël, për t’i detyruar protestuesit që të shpërndahen në
të dy anët”, ka deklaruar Hoti.
Situata, sipas policisë, është tensionuar kur një grup i shkëputur
nga protesta e shqiptarëve kundër zgjedhjeve serbe, që po mbahen sot në
veri të Mitrovicës, është nisur në drejtim të urës mbi lumin Ibër,
ndërkohë që në veri të urës, një grup s
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
920
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Mitrovicë, 30 maj - Njësia speciale e Policisë së Kosovë ka përdorë
gazin lotsjellës në urën kryesoret mbi lumen Ibër, të dielën në
mesditë, për të sprapsur një turmë të serbëve që ishin nisur në drejtim
të një tume të shqiptarëve, e ndaluar nga njësi të policisë në cepin
jugor të urës. Pas shumë viteve edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it për
një kohë janë vendosur në mesin e urës kryesore mbi lumen Ibër për të
shmangur një përplasje mes grupeve protestuese shqiptare dhe atyre
serbe. Më vonë, në urë janë paraqitur edhe njësi speciale të policisë së
EULEX-it me mjete të blinduara.
Në orën 12 si ishte paralajmëruar ka nisur protesta e thirrur nga
shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së me moton
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
1087
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Po të ndodhë ndarja e Kosovës, do të hapej e gjithë ajo Kuti e Pandorës,
do të rihapej Republika Srpska, Maqedonia dhe të gjitha çështjet tjera-
thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori
amerikan Morton Abramowitz.
Ai thotë se Bashkimi Evropian është i ndarë mbi Kosovën, duke qenë se
janë ende pesë vende anëtare që nuk e njohin pavarësinë, ndërkohë që
Ballkani nuk është prioriteti më i madh për Shtetet e Bashkuara
aktualisht, që kanë shumë probleme tjera në politikën e jashtme.
"Fillimisht, shumëçka varet nga ajo që do të thotë Gjykata
Ndërkombëtare. Dhe, është e vështirë për këdo që të flasë në formë
përfundimtare aktualisht mbi këtë çështje. Së dyti, mendoj se nuk ka
asnjë dyshim se Serbia do ta shfrytëzojë rastin për të çuar përpara
interesat e saj në Kosovë. Nëse kjo nënkupton bisedime të reja, unë
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
804
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Mitrovicë, 30 maj (E plotësuar) Gjendja e sigurisë në Mitrovicë, në
këto çaste paraqitet e qetë, pas një tensionimi serioz që ndodhi
ndërmjet orëve12-13.. Sipas njoftimeve të fundit, efektivat e KFOR-it,
tashmë janë vendosur në mes të urës që ndanë në dysh qytetin. Po kështu,
edhe Policia e Kosovës është vendosur në të dyja anët e lumit Ibër, në
përpjekje për të qetësuar turmat e shqiptarëve dhe serbëve. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar
demonstruesit shqiptarë që kanë synuar t’i afrohen urës së Ibrit në
Mitrovicë, ka raportuar KTV-ja. Mijëra shqiptarë që po protestojnë
kundër zgjedhjeve serbe kanë dashur të nisen drejt urës, kur janë
penguar nga policia e cila nuk ka hezituar të
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
900
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Prishtinë 30 maj - Koha Ditore në botimin e sotshëm, në një shkrim
analitik, shkruan se ligjvënësit kosovarë, më saktësisht anëtarët e
Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës duan
të vërtetën mbi SHIK-un.
Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj,
pritet që gjatë muajit të ardhshëm të marrë ftesë për t’u paraqitur në
Kuvendin e Kosovës, për të dhënë shpjegime mbi prezencën e shërbimeve
partiake në vend. Shkak për thirrjen e tij nga autoritetet e organit më
të lartë legjislativ në vend do të jetë raporti i fundit i Komitetit
Kombëtar për Politikë të Jashtme të Amerikës, i cili në fillim të këtij
muaji ka dalë me konstatimin se Shërbimi Informativ i Kosovës ësh
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
911
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Mitrovië 30 maj- Një ditë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar
nga shoqatat e
dala nga lufta e UÇK-së në Mitrovicë, KFOR-i u ka bërë thirrje
të
gjithë qytetarëve që protesta të jetë paqësore, ndërsa ka
paralajmëruar
se do të ndërhyjë nëse do të ketë veprime të dhunshme.Nëpërmes një
deklarate për shtyp, KFOR-i mbështet lirinë e shprehjes dhe të
grumbullimit të njerëzve si të drejta themelore të njeriut, po ashtu si
shenjë dalluese e demokracisë. "Në këtë kontekst, ne i shohim
demonstratat dhe manifestimet edhe si obligim për qytetarët, të cilët
kujdesen për vendin e tyre”. Por KFOR-i i inkurajon të gjithë qytetarët
që ta përdorin këtë të drejtë në mënyrë paqësore dhe të qëndrojnë larg
nga çfarëdo grupi apo aktivi
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
882
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Prishtinë, 29 maj - Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk beson se
Qeveria e Kosovës do të jetë në gjendje ta përmbushë obligimin e marrë
një ditë më herët nga legjislativi, për t’i bllokuar zgjedhjet jolegale
serbe që priten të mbahen më 30 maj në komunat veriore të vendit.
Ndryshe nga shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi, i cili është
deklaruar i gatshëm për ta zbatuar çdo vendim të Kuvendit, Krasniqi ka
thënë se Kosova ende nuk i ka potencialet për të marrë veprime aq të
mëdha në veri.
"Republika e Kosovës nuk i ka kapacitetet e sigurisë të
ndërtuara në atë masë sa të marrë veprime të tilla (ndalimin e
zgjedhjeve v.j.)”, është shprehur kryeparlamentari Krasniqi, më të
kthyer nga vizita zyrtare që ia bëri
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
757
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Prishtinë, 30 maj – Klubi për Politikë të Jashtme ka vlerësuar të
shtunën se Strategjia për veriun e Kosovës deri tash vetëm sa ka
dëshmuar se në të vërtetë nuk ekziston një plan i mirëfilltë i
Prishtinës për zgjidhjen e problemi të veriut. Kjo strategji, sipas
Klubit, po ashtu ka nxjerrë në pah përçarjet që ekzistojnë te faktori
ndërkombëtar në lidhje me veriun, por edhe me Kosovën në përgjithësi.
Në edicionin e fundit të "Periskopit”, këtij publikimi të rregullt
të KPJ-së, ky trup ka botuar analizën e titulluar: Strategji pa
strategji, kushtuar Strategjisë për veriun e Kosovës, bashkëhartues të
së cilës janë Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës.
Dy anëtarët KPJ-së, Ardian Arifaj dhe Ylli Hoxha, duke f
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
827
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Beograd, 30 maj – Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, i cili nesër
do të vizitojë Gjermaninë, në një intervistë për javoren gjermane
"Spiegel” theksoi se anëtarësimi i Serbisë në BE është qëllim dhe
projektim qenësor i qeverisjes së Serbisë dhe se Kosova është Jerusalemi
serb.
Ai siç transmeton FoNet, në këtë intervistë ka potencuar se Serbia
nuk duhet të kushtëzohet që të vendosë ndërmjet Evropës dhe Kosovës, të
cilën e ka quajtur Jerusalemi serb.
Jeremiq, siç thuhet gjatë vizitës së nesërme në Berlin, edhe një
herë do të theksojë domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së dhe do të
tërheq vërejtjen se nëse harrohet Ballkani perëndimor, mund të
parashihen kriza të ardhshme.
Kur është fjala për takimin e Sarajevës, ku do të jetë edhe
përfaqësuesi i Kosovës, Jeremiq, tha se pala serbe ka punuar seriozisht
që pozicioni i Beogradit të jetë në harmoni me Kushtetutën.
Jeremiq rreth Kosovës ka shprehur gatishmërinë për biseda rre
...
Read more »
Category:
Lajme
|
Views:
836
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
| |