Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » May » 30 » Tensinonohet situata në Mitrovicë (VIDEO)
2:44 PM
Tensinonohet situata në Mitrovicë (VIDEO)

Mitrovicë, 30 maj (E plotësuar)  Gjendja e sigurisë në Mitrovicë, në këto çaste paraqitet e qetë, pas një tensionimi serioz që ndodhi ndërmjet orëve12-13.. Sipas njoftimeve të fundit, efektivat e KFOR-it, tashmë janë vendosur në mes të urës që ndanë në dysh qytetin. Po kështu, edhe  Policia e Kosovës është vendosur në të dyja anët e lumit Ibër, në përpjekje për të qetësuar turmat e shqiptarëve dhe serbëve.
Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar demonstruesit shqiptarë që kanë synuar t’i afrohen urës së Ibrit në Mitrovicë, ka raportuar KTV-ja. Mijëra shqiptarë që po protestojnë kundër zgjedhjeve serbe kanë dashur të nisen drejt urës, kur janë penguar nga policia e cila nuk ka hezituar të përdor gaz lotsjellës. Njësitet speciale të policisë së Kosovës po mbështeten edhe nga ato të KFOR-it. Matanë urës, në pjesën veriore janë mbledhur edhe qindra serbë të cilët kanë gjuajtur gurë dhe kanë provokuar shqiptarët në pjesën e jugut, duke mësyrë kalimin e urës për të kaluar në jug. Sipas burimeve në pjesën Veriore rreth orës 12:30 minuta kanë filluar të shtëna nga armë automatike. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar. Bëhet e ditur se tashmë, pos forcave të mëdha të policisë së Kosovës te ura, që ndan Mitrovicën në veri dhe në jug, janë përqendruar edhe shumë forca të KFOR-it. 
Protesta e paralajmëruar më herët me moton "Të mbrohet sovraniteti i Kosovës" kundër zgjedhjeve serbe që po mbahen në pjesën veriore të qytetit, ka filluar në orën 12. Një turmë e madhe shqiptarësh është mbledhur në pjesën jugore, në urën e Ibrit, duke brohoritur "UÇK, UÇK” si dhe duke kënduar këngën "Besa, Besë”, mirëpo, policia speciale e Kosovës u ka dalë përpara dhe nuk i lë të kalojnë urën.
Ndërkohë, edhe një grup serbësh kanë dalë matanë Ibrit duke protestuar në anën e tyre.
Ardhja e protestuesve shqiptarë deri tek ura nuk ka qenë e planifikuar në këtë mënyrë, por, teksa Muharrem Xhemajli po mbante një fjalim para protestuesve, një pjesë e tyre morën rrugën në drejtim të urës së Ibrit.
Diku pas orës 12:30 minuta,  siç mësohet nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjës, edhe një numër serbësh kishin dalë këtej Ibrit, në pjesën jugore, duke hedhur gaz lotësjellës dhe gjësende tjera. Edhe shqiptarët kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të turmës serbe.
Janë parë edhe forca të KFOR-it në mes të urës në tentim për të kontrolluar situatën e cila momentalisht është tejet e tensionuar.
Policia e EULEX-it ka krijuar një kordon në mes të protestuesve serbë në pjesën veriore të qytetit, ndërsa  KFOR-i është duke qëndruar në mes të dy palëve protestuese, ndërsa njësia speciale e Policisë së Kosovës është në pjesën veriore duke tentuar t’i mbajë protestuesit shqiptarë nën kontroll.
Sipas njoftimeve të fundit nga Mitrovica, protestuesit shqiptarë në anën jugore të qytetit kanë filluar të shpërndahen, por edhe më tutje vazhdojnë të qëndrojnë grupe protestuesish, si në anën jugore, ashtu edhe në atë veriore.
"Kemi përdorur sasi të vogël të gazit lotsjellës dhe kemi intervenuar për të ndaluar grupet e serbëve e shqiptarëve dhe kemi ndaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës”, deklaroi për Reuters zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti.
Dy persona në anën serbe janë lënduar lehtë nga gurët  e dy grupeve të protestuesve, që gjuanin njëri tjetrin, njoftuan autoritetet shëndetësore në pjesën serbe të Mitrovicës, raporton Reuters.
Trupat e NATO-s, policisë së EULEX-it dhe policisë së Kosovës janë vendosur te ura, duke u përballur me të dy palët. Helikopterët e NATO-s janë parë duke fluturuar mbi zonë.
"Së bashku me trupat e NATO-s dhe policinë e EULEX-it po përpiqemi të parandalojmë incidentet tjera”, tha Hoti.
Category: Lajme | Views: 900 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: