Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2024-03-29
Main » 2010 » May » 30

Policia e Kosovës ka përdorur sot, në mesditë, në masë të vogël gazin lotsjellës, për të evituar një konflikt të mundshëm mes shqiptarëve dhe serbëve në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

"Është dashur që policia të vë në përdorim gazin lotsjellës në një masë mjaft të vogël, për t’i detyruar protestuesit që të shpërndahen në të dy anët”, ka deklaruar Hoti.

Situata, sipas policisë, është tensionuar kur një grup i shkëputur nga protesta e shqiptarëve kundër zgjedhjeve serbe, që po mbahen sot në veri të Mitrovicës, është nisur në drejtim të urës mbi lumin Ibër, ndërkohë që në veri të urës, një grup s ... Read more »

Category: Lajme | Views: 860 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)

$IMAGE1$
Madje edhe reduktimi mesatar i konsumimit ditor të lëngjeve të ëmbla sjell deri tek ulja e shtypjes së gjakut- thonë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Shtetëror i Louisianas.

Në studimin, i cili ka zgjatur 18 muaj, është vërtetuar se në këtë mënyrë është e mundur që shtypja sistolike dhe ajo diastolike të arrijnë vlera ideale- shkruan revista Circulation.

Në SHBA, mesatarisht brenda ditës, një njeri konsumon 2-3 kanaçe të ndonjë lloj lëngu, me ç’rast secili prej tyre përmban afërsisht 130 kalori sheqer.

Ndërsa sipas rekomandimeve, sasia e përgjithshme ditore e sheqerit te meshkujt, nuk duhet të kalojë 150 kalori (rreth 9 lugë për çaj), ndërsa femrat nuk duhet të konsumojnë më shumë se 100 kalori sheqer (rreth 6 lugë për çaj).PrishtinaWEB/
Category: Life style | Views: 803 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Trepça është shpallur kampion i Reiffeissen Superligës së Kosovës në futboll, pasi mposhti Besën me rezultat 2-1 në javën e fundit, para një atmosfere fantastike përballë tifozëve vendas.

Atmosfera në stadiumin olimpik Adem Jashari ishte e zjarrtë, pasi që në të ishin grumbulluar mbi 20.000 shikues. Fillimisht në epërsi kaloi Besa me anë të kapitenit legjendar, Haxhi Zeka (33’), për të heshtur kështu tifozët ‘Torcida’ të Trepçës.

Vetëm shtatë minuta ma vonë, lajmërohet kapiteni Elvis Osmani (40’), që zgjoi në këmbë tifozerinë e flaktë me golin e barazimit për 1-1. Goli i titullit u shënua përsëri nga futbollisti më i mirë i Trepçës, Elivs Osmani, në minutën e 58-të të takimit.

Nga Superliga përshëndeten Gjilani dhe Kosova e Vushtrrisë, ndërsa në sfidën e ‘play-offit’ do të përballen Vëllaznimi dhe Besiana ... Read more »

Category: Sport | Views: 721 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Një tentativë e gabuar për parakalim e Sebastian Vetel ndaj Mark Veber i ka kushtuar këtij të fundit Çmimin e Madh të Stambollit në Formula 1. Nga gafa e pilotëve të Red Bull përfiton piloti Meklarenit, Luis Hamilton.

Fati i garës së Stambollit u vendos në xhiron e 41 kur ndodhi edhe kontakti mes dy makinave Red Bull. Menjëherë pas incidentit Sebastian Vetel detyrohet të lërë garën, ndërsa Mark Veber futet në bokse për të dalë prej andej në vendin e tretë.

Pas këtij episodi gara u kryesua nga dy makinat Meklaren, përkatësisht vendi i parë nga Hamilton dhe i dyti nga Xhenson Baton. Pikët e siguruara nga kjo garë i japin kryesimin e përgjithshëm për skuderi skuadrës britanike me 172 pikë, një më shumë se Red Bull dhe të ndjekur nga Ferrari me 146.

Për pilotë edhe pse u rë ... Read more »

Category: Sport | Views: 797 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Los Angeles, 30 maj – Kundërshtari i Lakers në luftën për mbrojtjen e titullit të kampionit do të jetë kampioni i Lindjes, Boston, që me rezultatin e përgjithshëm 4:2, largoi nga garat e mëtejme ekipin e Orlandos.

Saktësia e Koby Bryant, i cili shënoi 37 pikë, me lojën e shkëlqyer e të vendosur të Ron Artestit me 25 pikë, mjaftoi që ekipi nga Los Angeles të ketë mundësinë për fitimin e trofeut të 16-të në historinë e tij.

Ndeshja e parë e finales së madhe, në të cilën nikoqir do të jetë kampioni i Konferencës Perëndimore, do të luhet në natën midis të enjtes dhe të premtes. 
Category: Sport | Views: 812 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Mitrovicë, 30 maj - Njësia speciale e Policisë së Kosovë  ka përdorë gazin lotsjellës në urën kryesoret mbi lumen Ibër, të dielën në mesditë,  për të sprapsur një turmë të serbëve që ishin nisur në drejtim të një tume të shqiptarëve,  e ndaluar nga njësi të policisë në cepin jugor të urës. Pas shumë viteve edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it për një kohë janë vendosur në mesin  e urës kryesore mbi lumen Ibër për të shmangur një përplasje mes grupeve protestuese shqiptare dhe atyre serbe. Më vonë, në urë janë paraqitur edhe njësi speciale të policisë së EULEX-it me mjete të blinduara.

Në orën 12 si ishte paralajmëruar ka nisur protesta e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së me moton ... Read more »
Category: Lajme | Views: 1026 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Po të ndodhë ndarja e Kosovës, do të hapej e gjithë ajo Kuti e Pandorës, do të rihapej Republika Srpska, Maqedonia dhe të gjitha çështjet tjera- thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori amerikan Morton Abramowitz.

Ai thotë se Bashkimi Evropian është i ndarë mbi Kosovën, duke qenë se janë ende pesë vende anëtare që nuk e njohin pavarësinë, ndërkohë që Ballkani nuk është prioriteti më i madh për Shtetet e Bashkuara aktualisht, që kanë shumë probleme tjera në politikën e jashtme.

"Fillimisht, shumëçka varet nga ajo që do të thotë Gjykata Ndërkombëtare. Dhe, është e vështirë për këdo që të flasë në formë përfundimtare aktualisht mbi këtë çështje. Së dyti, mendoj se nuk ka asnjë dyshim se Serbia do ta shfrytëzojë rastin për të çuar përpara interesat e saj në Kosovë. Nëse kjo nënkupton bisedime të reja, unë ... Read more »

Category: Lajme | Views: 747 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Mitrovicë, 30 maj (E plotësuar)  Gjendja e sigurisë në Mitrovicë, në këto çaste paraqitet e qetë, pas një tensionimi serioz që ndodhi ndërmjet orëve12-13.. Sipas njoftimeve të fundit, efektivat e KFOR-it, tashmë janë vendosur në mes të urës që ndanë në dysh qytetin. Po kështu, edhe  Policia e Kosovës është vendosur në të dyja anët e lumit Ibër, në përpjekje për të qetësuar turmat e shqiptarëve dhe serbëve.
Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar demonstruesit shqiptarë që kanë synuar t’i afrohen urës së Ibrit në Mitrovicë, ka raportuar KTV-ja. Mijëra shqiptarë që po protestojnë kundër zgjedhjeve serbe kanë dashur të nisen drejt urës, kur janë penguar nga policia e cila nuk ka hezituar të ... Read more »
Category: Lajme | Views: 843 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Schalke, 30 maj - Boksieri ukrainas, Vitali Klitschko, ka mbrojtur titullin e kampionit në kategorinë e rëndë të veriosnit WBC, pasi që me nokaut në raundin e dhjetë mundë polakun Albert Sosnowski. .

Nga fillimi i ndeshjes, ishte e qartë se Sosnowski nuk mund t’i rezistojë seriozisht ukrainasit, i cili dukej i qetë dhe në mënyrë rutinore "kreu punën”.

Fitorja ndaj polakut 31-vjeçar, i cili para ndeshjes paralajmëroi luftë të fortë në stadium në Schalke, ishte e 40-ta në 42 ndeshje në karrierën profesionale.
Category: Sport | Views: 785 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Pas vdekjes së aktorit Geri Koleman,  ditën e premte, një tjetër yll i kinemasë shuhet në Hollivud.
Dennis Hopper u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare pas komplikacioneve shëndetësore shkaktuar këto nga sëmundja e kancerit nga e cila aktori vuante prej kohësh.
Aktori ka marrë pjesë në shumë filma hollivudiane, në një pjesë të madhe të tyre ka qënë edhe protagonist, por ai do të mbahet mend për rolin e tij në filmin "Easy Rider”.
Category: Show Biz | Views: 814 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Tiranë, 29 maj - Priti një farë kohe sa gjithçka të ishte gati dhe këto, janë ditët e fundit të përgatitjeve. Orinda Huta do të lançojë kështu klipin e saj më të ri për titullin e të cilit ende nuk ka vendosur pasi sipas saj kjo është e fundit gjë që do të bëjë. Klipi del pa asnjë dyshim në qershor dhe këngëtarja premton për një material të mirë dhe vërtet cilësor. Kënga i përket rrymave verore ku skenat e xhirimit janë kryesisht në natyrë dhe do të ketë sa më shumë ngjyra. ‘Është një klip i thjeshtë, pa shumë ngarkesa. Kam bashkëpunuar në këtë material muzikor me mikun tim Alban Kondi’, shprehet Orinda.
Category: Show Biz | Views: 835 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Los Anxhelos, 29 maj  - Tom Cruise ka hedhur poshtë spekulimet gjatë të premtes se ai kishte vdekur në një aksident në Zelandën e Re.

Duke folur për MTV News, aktori ka bërë shaka duke thënë se thashethemet në internet janë të vërteta dhe ai vërtet ka vdekur gjatë një aksidenti.

"Jo, nuk jam (i gjallë). Jam hologram”, ka thënë Cruise.

Aktori 47-vjeçar ka thënë se ai i ka marrë si tepër qesharake thashethemet, dhe ka siguruar fansat se gjithçka është në rregull me të.

"Po, mund të më dërgoni mesazhe (pasi jam i gjallë ende)”, ka shtuar aktori.
Category: Show Biz | Views: 874 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Prishtinë 30 maj - Koha Ditore në botimin e sotshëm, në një shkrim analitik, shkruan se ligjvënësit  kosovarë, më saktësisht anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës duan të vërtetën mbi SHIK-un.
Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, pritet që gjatë muajit të ardhshëm të marrë ftesë për t’u  paraqitur në Kuvendin e Kosovës, për të dhënë shpjegime mbi prezencën e shërbimeve partiake në vend. Shkak për thirrjen e tij nga autoritetet e organit më të lartë legjislativ në vend do të jetë raporti i fundit i Komitetit Kombëtar për Politikë të Jashtme të Amerikës, i cili në fillim të këtij muaji ka dalë me konstatimin se Shërbimi Informativ i Kosovës ësh ... Read more »
Category: Lajme | Views: 857 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Mitrovië 30 maj- Një ditë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Mitrovicë, KFOR-i u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që protesta të jetë paqësore, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndërhyjë nëse do të ketë veprime të dhunshme.Nëpërmes një deklarate për shtyp, KFOR-i mbështet lirinë e shprehjes dhe të grumbullimit të njerëzve si të drejta themelore të njeriut, po ashtu si shenjë dalluese e demokracisë. "Në këtë kontekst, ne i shohim demonstratat dhe manifestimet edhe si obligim për qytetarët, të cilët kujdesen për vendin e tyre”. Por KFOR-i i inkurajon të gjithë qytetarët që ta përdorin këtë të drejtë në mënyrë paqësore dhe të qëndrojnë larg nga çfarëdo grupi apo aktivi ... Read more »
Category: Lajme | Views: 825 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Prishtinë, 29 maj - Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk beson se Qeveria e Kosovës do të jetë në gjendje ta përmbushë obligimin e marrë një ditë më herët nga legjislativi, për t’i bllokuar zgjedhjet jolegale serbe që  priten të mbahen më 30 maj në komunat veriore të vendit.
Ndryshe nga shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi, i cili është deklaruar i gatshëm për ta zbatuar çdo vendim të Kuvendit, Krasniqi ka thënë se Kosova ende nuk i ka potencialet për të marrë veprime aq të mëdha në veri.
"Republika e Kosovës nuk i ka kapacitetet e sigurisë të ndërtuara në atë masë sa të marrë veprime të tilla (ndalimin e zgjedhjeve v.j.)”, është shprehur kryeparlamentari Krasniqi, më të kthyer nga vizita zyrtare që ia bëri ... Read more »
Category: Lajme | Views: 699 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)


Prishtinë, 30 maj – Klubi për Politikë të Jashtme ka vlerësuar të shtunën se Strategjia për veriun e Kosovës deri tash vetëm sa ka dëshmuar se në të vërtetë nuk ekziston një plan i mirëfilltë i Prishtinës për zgjidhjen e problemi të veriut. Kjo strategji, sipas Klubit, po ashtu ka nxjerrë në pah përçarjet që ekzistojnë te faktori ndërkombëtar në lidhje me veriun, por edhe me Kosovën në përgjithësi.
Në edicionin e fundit të "Periskopit”, këtij publikimi të rregullt të KPJ-së, ky trup ka botuar analizën e titulluar: Strategji pa strategji, kushtuar Strategjisë për veriun e Kosovës, bashkëhartues të së cilës janë Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës.
Dy anëtarët KPJ-së, Ardian Arifaj dhe Ylli Hoxha, duke f ... Read more »
Category: Lajme | Views: 767 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)

Beograd, 30 maj – Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, i cili nesër do të vizitojë Gjermaninë, në një intervistë për javoren gjermane "Spiegel” theksoi se anëtarësimi i Serbisë në BE është qëllim dhe projektim qenësor i qeverisjes së Serbisë dhe se Kosova është Jerusalemi serb.

Ai siç transmeton FoNet, në këtë intervistë ka potencuar se Serbia nuk duhet të kushtëzohet që të vendosë ndërmjet Evropës dhe Kosovës, të cilën e ka quajtur Jerusalemi serb. 

Jeremiq, siç thuhet gjatë vizitës së nesërme në Berlin, edhe një herë do të theksojë domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së dhe do të tërheq vërejtjen se nëse harrohet Ballkani perëndimor, mund të parashihen kriza të ardhshme.

Kur është fjala për takimin e Sarajevës, ku do të jetë edhe përfaqësuesi i Kosovës, Jeremiq, tha se pala serbe ka punuar seriozisht që pozicioni i Beogradit të jetë në harmoni me Kushtetutën.

Jeremiq rreth Kosovës ka shprehur gatishmërinë për biseda rre ... Read more »
Category: Lajme | Views: 777 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-30 | Comments (0)