Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Thursday, 2024-04-25
Main » 2010 » May » 30 » Trepça kampion i Kosovës
9:08 PM
Trepça kampion i Kosovës

Trepça është shpallur kampion i Reiffeissen Superligës së Kosovës në futboll, pasi mposhti Besën me rezultat 2-1 në javën e fundit, para një atmosfere fantastike përballë tifozëve vendas.

Atmosfera në stadiumin olimpik Adem Jashari ishte e zjarrtë, pasi që në të ishin grumbulluar mbi 20.000 shikues. Fillimisht në epërsi kaloi Besa me anë të kapitenit legjendar, Haxhi Zeka (33’), për të heshtur kështu tifozët ‘Torcida’ të Trepçës.

Vetëm shtatë minuta ma vonë, lajmërohet kapiteni Elvis Osmani (40’), që zgjoi në këmbë tifozerinë e flaktë me golin e barazimit për 1-1. Goli i titullit u shënua përsëri nga futbollisti më i mirë i Trepçës, Elivs Osmani, në minutën e 58-të të takimit.

Nga Superliga përshëndeten Gjilani dhe Kosova e Vushtrrisë, ndërsa në sfidën e ‘play-offit’ do të përballen Vëllaznimi dhe Besiana, të mërkurën më 2 qershor. Në elitën e futbollit kosovar do të garojnë nga sezoni i ardhshëm Trepça’89 dhe Ballkani.

Category: Sport | Views: 725 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: