Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » May » 30 » KFOR apelon për qetësi, respekton të drejtën e protestës
1:01 PM
KFOR apelon për qetësi, respekton të drejtën e protestës

Mitrovië 30 maj- Një ditë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Mitrovicë, KFOR-i u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që protesta të jetë paqësore, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndërhyjë nëse do të ketë veprime të dhunshme.Nëpërmes një deklarate për shtyp, KFOR-i mbështet lirinë e shprehjes dhe të grumbullimit të njerëzve si të drejta themelore të njeriut, po ashtu si shenjë dalluese e demokracisë. "Në këtë kontekst, ne i shohim demonstratat dhe manifestimet edhe si obligim për qytetarët, të cilët kujdesen për vendin e tyre”. Por KFOR-i i inkurajon të gjithë qytetarët që ta përdorin këtë të drejtë në mënyrë paqësore dhe të qëndrojnë larg nga çfarëdo grupi apo aktiviteti të dhunshëm. Trupat e KFOR-it theksojnë se do të jenë në vend për të mbrojtur të gjithë protestuesit paqësorë, por gjithashtu do të marrin masa të duhura për të kundërshtuar çfarëdo veprimi të dhunshëm. Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e UÇK-së i ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të marrin pjesë në një protestë paqësore në Mitrovicë, me moton "Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”, për të kundërshtuar shkeljen e vazhdueshme të sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.  
Category: Lajme | Views: 882 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: