3:12 PM Ndarja e Kosovës, shkatërruese për rajonin | |
Po të ndodhë ndarja e Kosovës, do të hapej e gjithë ajo Kuti e Pandorës, do të rihapej Republika Srpska, Maqedonia dhe të gjitha çështjet tjera- thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori amerikan Morton Abramowitz. Ai thotë se Bashkimi Evropian është i ndarë mbi Kosovën, duke qenë se janë ende pesë vende anëtare që nuk e njohin pavarësinë, ndërkohë që Ballkani nuk është prioriteti më i madh për Shtetet e Bashkuara aktualisht, që kanë shumë probleme tjera në politikën e jashtme. "Fillimisht, shumëçka varet nga ajo që do të thotë Gjykata Ndërkombëtare. Dhe, është e vështirë për këdo që të flasë në formë përfundimtare aktualisht mbi këtë çështje. Së dyti, mendoj se nuk ka asnjë dyshim se Serbia do ta shfrytëzojë rastin për të çuar përpara interesat e saj në Kosovë. Nëse kjo nënkupton bisedime të reja, unë pres që Serbia ta mbajë atë qëndrim. Nëse kjo nënkupton aranzhime të reja për veriun e Kosovës, apo nëse nënkupton ndarje, duhet të presim”, shprehet Abramowitz. Sipas tij, diplomacia serbe ka qenë shumë aktive dhe e suksesshme në dy vitet e fundit, duke kufizuar në masë të konsiderueshme njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Ai thotë se Serbia do të shfrytëzojnë çdo rast, për t’i çuar përpara interesat e veta, ashtu që në rastin e parë, varësisht nga vendimi i GJND-së, do të kërkojë bisedime të reja me Kosovën. "Domethënë, në një formë, Serbia do të përpiqet të rihapë mbase gjithë çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke vënë theksin në situatën që është në veri”. "Ndarja e Kosovës do të ishte absolutisht shkatërrimtare për rajonin. Pres vendosmërisht që Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve evropiane, t’u rezistojnë këtyre përpjekjeve. Po të ndodhë një gjë e këtillë, për të cilën unë personalisht dhe shumë të tjerë gjithmonë kemi pasur shqetësim, do të hapej e gjithë ajo Kuti e Pandorës, do të rihapej Republika Srpska, Maqedonia dhe të gjitha çështjet tjera. Prandaj, mendoj se çdo përpjekje për ndarje duhet të hidhet poshtë menjëherë. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se janë kundër ndarjes, por kjo duhet të përsëritet në vazhdimësi. Përtej kësaj, mendoj se do të ketë dallime në qëndrime midis akterëve të ndryshëm. Gjithsesi, gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që negociatat të stërzgjaten”, është shprehur Abramowitz. | |
|
Total comments: 0 | |