Main » 2010 May 30 » Kujdes me pijet e ëmbla
9:11 PM Kujdes me pijet e ëmbla | |
$IMAGE1$ Madje edhe reduktimi mesatar i konsumimit ditor të lëngjeve të ëmbla sjell deri tek ulja e shtypjes së gjakut- thonë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Shtetëror i Louisianas. Në studimin, i cili ka zgjatur 18 muaj, është vërtetuar se në këtë mënyrë është e mundur që shtypja sistolike dhe ajo diastolike të arrijnë vlera ideale- shkruan revista Circulation. Në SHBA, mesatarisht brenda ditës, një njeri konsumon 2-3 kanaçe të ndonjë lloj lëngu, me ç’rast secili prej tyre përmban afërsisht 130 kalori sheqer. Ndërsa sipas rekomandimeve, sasia e përgjithshme ditore e sheqerit te meshkujt, nuk duhet të kalojë 150 kalori (rreth 9 lugë për çaj), ndërsa femrat nuk duhet të konsumojnë më shumë se 100 kalori sheqer (rreth 6 lugë për çaj).PrishtinaWEB/ | |
|
Total comments: 0 | |