Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » May » 30 » Jeremiq: Kosova është Jerusalemi serb
12:49 PM
Jeremiq: Kosova është Jerusalemi serb
Beograd, 30 maj – Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, i cili nesër do të vizitojë Gjermaninë, në një intervistë për javoren gjermane "Spiegel” theksoi se anëtarësimi i Serbisë në BE është qëllim dhe projektim qenësor i qeverisjes së Serbisë dhe se Kosova është Jerusalemi serb.

Ai siç transmeton FoNet, në këtë intervistë ka potencuar se Serbia nuk duhet të kushtëzohet që të vendosë ndërmjet Evropës dhe Kosovës, të cilën e ka quajtur Jerusalemi serb. 

Jeremiq, siç thuhet gjatë vizitës së nesërme në Berlin, edhe një herë do të theksojë domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së dhe do të tërheq vërejtjen se nëse harrohet Ballkani perëndimor, mund të parashihen kriza të ardhshme.

Kur është fjala për takimin e Sarajevës, ku do të jetë edhe përfaqësuesi i Kosovës, Jeremiq, tha se pala serbe ka punuar seriozisht që pozicioni i Beogradit të jetë në harmoni me Kushtetutën.

Jeremiq rreth Kosovës ka shprehur gatishmërinë për biseda rreth kompromiseve, në mënyrë që të garantohet stabiliteti i gjithë rajonit, transmetojnë mediet serbe.

"Kosova është Serbi”, ka theksuar Jeremiq, i cili në pyetjen se a mbetet Kosova pengesa e fundit në rrugën e Serbisë drejt BE-së, është përgjigjur se marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor, që nga shpërbërja e Jugosllavisë, asnjëherë nuk kanë qenë më të mira se sot, dhe ka përkujtuar se Serbia edhe pas deklaratës për pavarësinë ka heq dorë nga zbatimi i forcës dhe sanksioneve.

"Për këtë arsye, do të ishte gabim fatal nëse procesi i pranimit nuk do të vazhdonte. Serbia nuk do të duhej të kushtëzohej që të vendos ndërmjet anëtarësimit në BE dhe Kosovës”, tha Jeremiq duke shtuar se e kanë gabim ata që mendojnë se Serbia në këtë rast do të vendoste për Evropën dhe do të hiqte dorë nga Kosova.

"Në një anë duhet të ruajmë unitetin territorial të vendit dhe në anën tjetër ta çojmë vendin në BE. Për popullin serb, Kosova ka domethënie të madhe historike dhe shpirtërore. Kosova, në një farë forme është Jerusalemi ynë. Vendimet e njëanshme të pushtetmbajtësve në Prishtinë nuk mund t’i pranojmë”, tha shefi i diplomacisë serbe.
Category: Lajme | Views: 836 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: