Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » June » 9 » KFOR-i pengon largimin e operatorëve ilegalë në veri
6:32 PM
KFOR-i pengon largimin e operatorëve ilegalë në veri

Prishtinë, 9 qershor - Insistimi i institucioneve ndërkombëtare për të ruajtur qetësinë politike po pengon largimin e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile nga pjesa veriore e vendit. Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit nuk ka qasje në veri për largimin e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile, pas insistimit të KFOR-it që antenat të mos largohen nga kjo pjesë, ka bërë të ditur drejtori i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Ekrem Hoxha, në raportimin e tij para Komisioni për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës. Hoxha të martën ka sqaruar edhe çështjen e hetimeve që kanë filluar nga EULEX-i për depozitën prej 16.2 milionë euro të konsorciumit "Kosmocell”, i cili prej tre vjetësh ka deponuar këtë shumë pranë ART-së, dhe për hetimet në lidhje me licencën e operatorit virtual të telefonisë mobile që e ka fituar kompania "Dardafon”.
"Garancia bankare është temë për të cilën hetimet janë të hapura nga EULEX-i, dhe kjo çështje e garancisë për ne si bord i ri ka qenë temë e panjohur deri në momentin kur është shtruar pyetja parlamentare, dhe në atë moment ne kemi filluar investigimet në arkivin dhe fatmirësisht në rrethana të çuditshme është siguruar garancia”, ka thënë Hoxha.
Ai ka thënë se ART-ja ka iniciuar procedurën me vlerësimin në aspektin legal.
"Ne jemi bartës për ta ekzekutuar atë letër me vlerë, dhe shpresojmë se me këto procedura paralele të hetimeve që janë iniciuar ne do ta dorëzojmë në BQK”, ka shtuar ai.
Sipas tij, mbajtja e këtij aksioni nuk do të shtyjë në humbjen e parasë pasi që ai ka vlerë  deri në janar të vitit 2012, por rrezikon shumë në aspekt ilegal pasi që bëhet fjalë  për një procedurë komplekse.
"Pra garancia bankare do të dorëzohet me kohë në raportin përcjellës nga institucionet e gjyqësisë dhe organet përkatëse e kanë përgjegjësinë ligjore për ta ekzekutuar”, ka thënë Hoxha.
Shuma prej 16,2 milionë eurosh te Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka qenë e deponuar nga konsorciumi "Kosmocell”. Kjo kompani para tre vjetëve edhe pse pati fituar të drejtën për operator të telefonisë mobile, ishte tërhequr nga gara. Nga  ajo kohë shuma prej mbi 16 milionë euro nuk ishte depozituar asnjëherë në thesarin e Kosovës. Pas tërheqjes së konsorciumit "Kosmocell”, i cili kishte ofertuar me 81 milionë euro dhe kishte lënë garancinë bankare prej 16,2 milionë euro, tenderin për telefoninë e dytë mobile e ka fituar "Telekom Slovenija”.
Hoxha ka insistuar se futja në treg e operatorit virtual të telefonisë mobile për ART-në paraqet një vlerë të shtuar për qytetarët e Kosovës. Edhe pse deputetët kanë thënë se bartja e licencës nga kompania "Dardafon” tek "Dardafon.net” ka qenë e jashtëligjshme pasi që bie në kundërshtim me Ligjin për shoqërinë tregtare, sipas Hoxhës, kjo për ART-në tashmë është një çështje e mbyllur nga aspekti rregullativ. Ai po ashtu ka thënë se hetimet e EULEX-it në lidhje me hetimin e kësaj çështjeje janë mbyllur në janar.
"Për operatorin virtual sa i përket bordit të ART-së të gjitha procedurat janë në harmoni me ligjin në fuqi”, ka thënë ai.
Lufta kundër operatorëve ilegalë të telefonisë në Kosovë, si dhe pastrimi i plotë i kanaleve frekuencore edhe nga operatorët e licencuar do të mund të zgjasë deri në një vit e gjysmë, sipas drejtuesve të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit. Drejtues të ART-së më herët kishin pohuar se momentalisht janë tri pika, Veriu, Anamorava dhe Cerkolezi, që ART-ja nuk ka pasur mundësi t’i kontrollojë, ndërkohë që transmetuesit
e vendosur në kufi kanë rritur fuqinë transmetuese të sinjaleve e në të njëjtën kohë operatorët ilegalë të vendosur brenda vendit i kanë drejtuar antenat nga këta transmetues për të pranuar sinjal.
Duke kalkuluar dëmet që u shkaktohen operatorëve të licencuar, duke ua marrë klientët,  Hoxha kishte  thënë se dëmet janë nga 4 deri në 5 milionë euro në vit. Ndërkaq, sipas tij, dëmet që i shkaktohen buxhetit të Kosovës nga këta operatorë të cilët në Kosovë kanë një treg prej rreth 55 mijë konsumatorësh, nga mospagesa e taksave, e detyrimeve ndaj ART-së dhe për obligimet fikse për marrjen e licencës janë rreth 1.5 milionë euro në vit. Hoxha ka thënë të martën se aksioni për largimin e dy operatorëve ilegalë të mbetur në Kosovë është i  hapur, ndërsa nga 30 stacione bazë që kanë operuar në Kosovë 26 janë sekuestruar. Pajisjet e konfiskuara thotë ai janë nën administrim të sigurisë së lartë dhe ato ruhen konform procedurave. Aktualisht sipas Hoxhës janë duke vepruar 12 stacione të tilla disa prej të cilave janë nënstacione dhe janë përfshirë në fazën e dytë.
"Të gjitha këto do të jenë subjekt i të njëjtit aksion po qe se operatorët nuk ndërmarrin veprime vullnetare deri më 18 qershor. Pas kësaj date ne vetëm do të bëjmë disa matje pas asaj dite dhe me atë raport do të sekuestrohen antenat e mbetura”, ka thënë Hoxha.
Deputetët në disa seanca kanë kërkuar që ART-ja gjatë tërë kohës të jetë e angazhuar edhe në procesin e privatizimit të Postë -Telekomit të Kosovës, jo vetëm në aspektin e bartjes së licencës.
Category: Lajme | Views: 830 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: