Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » June » 01

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka akuzuar Izraelin se po planifikon një sulm të fuqishëm kundër Gazës.

"Ky sulm do të shkaktojë një stuhi inati në rajon që do të crrënjosë shtetin hebre”, ka deklaruar Ahmadinejad.

Kreu i shtetit iranian ka shtuar se zotëron informacione të sakta se izraelitët kanë planifikuar një sulm të fuqishëm në Gaza, "për të kompensuar dështimin në të kaluarën”.

Category: Artikuj | Views: 926 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (0)

Nga: Prim.Dr.med.sci.Ali F. Iljazi

 

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:

 

"Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.”

(Er Rum, 20)

 

Gjithashtu thotë:

 

"Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.”

(Furkan, 54)

 

Në versetin e parë thuhet që njeriu është krijuar prej dheut, ndërsa në të dytin që është krijuar prej ujit.

Në një verset tjetër thuhet:

 

"Për All-llahun, Ne krijuam n ... Read more »

Category: Artikuj | Views: 17573 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (4)

Shkruan: Emine A. Vezaj

        

Kumtesë e lexuar më 30 Prill 2010 me rastin e shënimit të 25 vjetorit të përkthimit të parë të plotë të Kuranit në gjuhën shqipe.

 

 

Tash kur jemi në një vit jubilar, 1400 vjetorin e Kuranit, po edhe në 25 vjetorin e përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe, përkthimit të parë dhe të plot nga Prof. Dr. Feti Mehdiu, duket se është me interes të flitet edhe për rolin e gruas shqiptare në ruajtjen, kultivimin dhe mësimin e Kuranit tek gjeneratat e reja.

 

Praktika islame e pjesëmarrjes së ... Read more »

Category: Artikuj | Views: 1178 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (3)

Bringeus ka deklaruar se Serbia kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk e zgjidh çështjen e marrëdhënieve me Kosovën.

Ambasadori i Suedisë në Beograd, Krister Bringeus ka deklaruar se Suedia është e gatshme të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, mirëpo ka përsëritur qëndrimin se, Serbia kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk e zgjidh çështjen e marrëdhënieve me Kosovën.

"Ne sigurisht se nuk kërkojmë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe kemi respektin me të thellë për pozitën parimore të Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën. Si njeri që merret me diplomaci mund t’ju japë një këshillë praktike: Pa zgjidhjen e çështjes të marrëdhënieve me fqinjët, Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e Unionit”, ka thënë Bringeus për mediat serbe./Mesazhi/
Category: Lajme | Views: 777 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (0)


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti të martën ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, të cilin e falënderoi për mbështetjen që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Duke e vlerësuar ndihmesën e shtetit shqiptar dhe personalisht të ish-presidenti Moisiu për çështjen e Kosovës, presidenti Sejdiu theksoi se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta kujtojnë gjithmonë me nderimin më të lartë përkrahjen që ka dhënë Shqipëria dhe udhëheqësit e saj për popullin e Kosovës dhe aspiratave të tij për liri, demokraci dhe pavarësi.

"Republika e Shqipërisë ka qenë mbështetëse e natyrshme e përpjekjeve tona për çlirimin dhe për zhvillimin e vendit dhe ne na gëzon fakti se kjo mbështetje nuk na ka munguar asnjëherë, as nga pozita, as nga opozita ... Read more »

Category: Lajme | Views: 814 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (0)


Interi ia ka bërë ofertën e parë Rafa Benitezit, në tentim për ta bindur atë të largohet nga Liverpooli, njofton The Sun.

Nerazzurët janë në kërkim të pasuesit të Jose Mourinhos, ndërsa ekziston mundësia që Interi të punësojë Fabio Capellon pas Kampionatit Botëror. Sidoqoftë, The Sun shkruan se Federata Angleze e Futbollit ka intervenuar me kohë dhe nuk do ta lejojë Capellon të largohet.

Kështu, zikaltrit janë kthyer ka opsioni tjetër, por frikësohen se Benitez mund ta refuzojë ofertën e tyre, pasi që presioni për të zëvendësuar një trajner jashtëzakonisht të suksesshëm është jashtëzakonisht i madh.
Category: Sport | Views: 758 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (0)


Prishtinë, 1 qershor - "Amazing Girl” i Dafina Zeiqirt, është videoklipi që të hënën në mbrëmje ia doli të "rrëmbejë” çmimin kryesor të edicionit të tetë të Videofestit Muzikor. Në garë për këtë çmim ishin edhe videoklipet "Dy shokë” i Nora Istrefit, "S’të fal” i "Kthjellu” dhe Florit dhe "VIP” i grupit "Skillz”.
Përveç që triumfoi në garën e vetme që shpërblen videoklipet në Kosovë, videspoti "Amazing Girl” i realizuar nga produksioni "Entermedia” u shpërblye edhe me tri çmime tjera; atë në konkurrencën "RnB”, në konkurrencën e femrave dhe për montazhin më të mirë.
Pasi është "detyruar” të rikthehej për të katërtën herë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të pranuar çmimin, të cilin ia dorëzoi i pari i ... Read more »
Category: Show Biz | Views: 955 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (0)


Prishtinë, 1 qershor – "Angazhimet në fushat e tjera” kanë bërë që Qeveria e Kosovës ta lërë anash kryerjen e obligimeve që i dalin nga strategjia për veriun, shkruan sot "Koha Ditore”. Plani që synon shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës edhe në veri të vendit Kosovës, parasheh një varg obligimesh për Qeverinë, mes tjerash, edhe krijimin e disa grupeve punuese dhe ndarjen e një fondi për implementimin e planit.
Përderisa grupet punuese janë formuar vetëm në letër, Qeveria e Kosovës ende është duke e planifikuar një konferencë donatorësh, ku pretendohet që të mblidhen rreth 4 milionë euro që do të përdoren për projekte të ndryshme në veri të vendit.
Me gjithë vonesat, Qeveria e Kosovës nuk e prano ... Read more »
Category: Lajme | Views: 794 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-01 | Comments (0)


Presidenti amerikan Barack Obama ka kërkuar të vërtetën mbi sulmin ndaj anijes me ndihma për palestinezët në Gaza.
"Dua të njihem me të gjitha faktet sa më shpejt të jetë e mundur”, i ka bërë të qartë Obama kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu.

Ky i fundit, për t’u përballur me cështjen në fjalë anuloi vizitën në Uashington dhe nga Kanadaja u drejtua për në Izrael.

Nga sulmi i forcave speciale izraelite në anijen me ndihma për popullin palestinez mbetën të vrarë 19 persona.
Category: Lajme | Views: 745 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-31 | Comments (0)


Tre maqedonas, dy prej të cilëve me kombësi shqiptare, kanë qenë pjesë e anijes që udhëtonte më ndihma drejt Rripit të Gazës.

Familjarët e tyre gjatë pasdites kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, por pa mundur të marrin të dhëna.

"E kam parë ngjarjen në anije përmes televizorit. Nga informacionet që kemi marrë nuk rezulton që babai ynë të jetë mes të plagosurve, por jemi të shqetësuar”, ka deklaruar Fuat Emini, i biri i shtetasit maqedonas që ndodhet në varkë.

Tre maqedonasit kishin aplikuar përmes internetit për të qenë pjesë e aktivistëve të anijes. Familjarët e tyre kërkojnë nga qeveria maqedonase që të dënohet incidenti. /Topchannel.

Category: Lajme | Views: 745 | Added by: bannqe | Date: 2010-05-31 | Comments (0)