Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » June » 1 » Argumente shkencore në Kur’an / MESAZHI.COM /
9:17 PM
Argumente shkencore në Kur’an / MESAZHI.COM /

Nga: Prim.Dr.med.sci.Ali F. Iljazi

 

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:

 

"Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.”

(Er Rum, 20)

 

Gjithashtu thotë:

 

"Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.”

(Furkan, 54)

 

Në versetin e parë thuhet që njeriu është krijuar prej dheut, ndërsa në të dytin që është krijuar prej ujit.

Në një verset tjetër thuhet:

 

"Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.”

(El Mu’minunë,12)

 

Dhe balta është një përzirje e dheut dhe e ujit. Në të tre versetet kuranore ka argumente, që origjina e njeriut dhe përbërja e tij kryesore është nga balta e kësaj toke apo më saktë, esenca e tij është nga kjo tokë.

Nëse analizojmë njeriun në elementet e tij parësore, do ta gjenim atë të ngjajshëm me ujë "minierë të vogël” që përmban të gjitha elementet e zbuluara deri tani : oksigjeni dhe hidrogjeni dhe këta përbëjnë ujin, i cili përbën 55-70% të trupat e njeriut, që nuk mund të jetojë më shumë se katër ditë pa ujë.

Karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni që përbëjnë bazën e përbërjeve organike të sheqernave, yndyrnave, proteinave, vitaminave, harmonive dhe enzimave. Shtatë lëndë të thata: Klor, fosfor, squfur, magnesium, calcium, kalium, natrium që përbëjnë 60-80% të lëndëve të thata. Shtatë lëndë të tjera të thata, me përqindje më të vogël që janë : hekuri, bakri, seleni, jodi, magneziumi, kobalti, zinku dhe molibdeni. Specialistët dëshmojnë njëzëri që trupi i njeriut është si një masë prej dheu që i përmban të gjitha elementet që ekzistojnë në tokë.

Ashtu siç ekzistonë një ekuilibër i përsosur në tërë gjithësinë, një i tillë ekziston edhe në trupin e njeriut.

Disa nga elemntet kimike të shpërndara në tokë në mënyrë proporcionale, gjenden edhe në trupin e njeriut. Trupi i një njeriu në moshë të rë përmban rreth 80% ujë, ndërsa tek të moshuarit kjo përmbajtje arrin deri në 60%.

Brenda trupit të njeriut gjenden mesatarisht 3.5 kg lëndë minerale. Kështu trupi ynë i ngjan një "supe minerale” me shije e ngjyra të ndryshme. Prania e këtyre elementeve është e domosdoshme për të siguruar funksionimin normal të milionave proceseve biokimike të organizmit tonë. Të tilla janë afërsisht 2 kg calcium me ngjyrë të bardhë, 1 kg fosfor me ngjyrë kafe të errët, 115-131 gram kalium me ngjyrë plumbi, 120 gram magnesium me ngjyrë gri, si dhe sasi hekuri, bakri, kromi, argjenti, seleniumi, zinku, morgani dhe jodi.

Kalciumi së bashku me fosforin siguron fortësinë e dhëmbëve dhe eshtërave, luan rol në rregullimin e impulsëve nervore në funksionimin e kuagolimit të gjakut.

Nëse do të mungonte kalciumi, dhëmbët tanë nuk do të ishin në gjendje të kafshonin një mollë sepse do të thërrmoheshin.

Nëse do të mungonte kalciumi dhe natriumi do të çrregullohej ekuilibri i qelizave si dhe barazpesha acido-bazike në organizëm. Si rrjedhim do të kishim një plakje shumë të shpejtë.

Hekuri i lidhur me proteine (hemoglobinë, mioglobinë) merr pjesë në transportin e oksigjenit dhe karbon-dioksidit. Mungesa e hekurit në organizëm do të shkaktonte anemi dhe pengesë në transportin e oksigjenit në qelizat e organizmit.

Mangani i lidhur me enzime merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave, yndyrave si dhe në krijimin e molekulave gjenetike ADN dhe ARN.

Magneziumi luan rol në zhvillimin e eshtrave në funksionimin e sistemit nervor, muskujve, zemrës, si dhe në metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.

Bakri i lidhur me enzyme merr pjesë në proceset metabolike dhe është i nevojshëm për krijimin e gjakut dhe funksionimin e sistemit nervor qendror.

Zinku është përbërës i shumë enzimeve dhe merrë pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Ndihmon në regjenerimin plagëve.

Seleni është mineral antioksidativ dhe luan rol të vacant në rregullimin e tajitjes së hormonit mashkullor (testosteronit) dhe në krijimin e spermatozoideve.

Një njeri me peshë 65 kg ka nevojë për 25 mikrogramë selen në ditë. Mungesa e selenit nën 19 mikrogram në ditë shkakton dobësim të muskulit të zemrës (kardiomiopati).

Seleni është mikrovalent esencial i domosdoshëm për proceset oksidoreduktive në organizëm, në ngritjen e sistemit imunologjik dhe në funksionimin normal të sistemit endokrin.

Prania e këtyre mineraleve siguron në trupin e njeriut një ekuilibër aq ideal saqë shtimi ose pakësimi sado i vogël i sasisë së tyre rregullohet në çast.

Një shembull tipik i këtij ekuilibri është përmbajtja e natriumit. Në rast se natriumi që gjendet në gjak, rrit në mënyrë të panevojshëm sasinë e kripërave, atëherë veshkat nëpërmjet urinimit nxjerrin jashtë sasinë e tepërt të tij.

Përkujtojmë me respekt dhe duke medituar versetin e Kur’anit fisnik:

 

" Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.”

(El Furkan,2)

 

Një nga argumentet e shumta shkencore që vërtetojnë se All-llahu është krijues i çdo gjëje që ekziston në këtë gjithësi është edhe sistemi periodik i elementeve.

Në vitin 1871 kimisti rus Dimitrij Ivanoviq Mendelejev paraqiti tabelën e re të sistemit periodik duke paraqitur më hollësisht ligjin periodik. Me zbulimin e elemnteve të reja sistemi periodik i Mendelejevit është plotësuar dhe zhvilluar më tej. Sot njihet me emrin sistemi periodik i periodave të shkurtra.

Postulati i Mendelejevit, se vetitë e elementeve kimike varen nga masat atomike relative dhe se janë në funksion periodik të tyre, nuk është pajtuar me katër çifte elementesh, të cilët nuk janë rradhitur sipas masave atomike relative po anasjelltas e këto janë: argon (39.948) dhe kaliumi (39.0983); kobalti (58.9332) dhe nikeli (58.89); teluri (127.60) dhe jodi (126.9045) ; toriumi (232.0381) protoktriumi (231.0359). Dy vjet më vonë Masleu, duke përcaktuar numrat atomik të shumë elemneteve ka parë se renditja e çifteve të përmendura të elementeve në sistemin periodik i pergjigjet saktësisht renditjes së tyre sipas madhësisë së numrave atomik. Prandaj edhe këto grupe janë në funksion të numrave atomik, e jo masave atomike duke sjellë katër mospërputhje të kësaj rregulle. Nëse ndërtojmë një diagram, ku abshisë radhisim elementet bazë të numrit atomik dhe në ordinatë grupet atomike, me bashkimin e të gjitha pikave do të na paraqitet një mrekulli emri All-llah. A thua vallë, pse pikërisht emri All-llah, e jo ndonjë emër tjetër dhe mu në atë gjuhë që ka zbritur Kur’ani? Sepse krijuesi është vetëm All-llahu, e jo dikush tjetër. Mendja e kujt mund të thotë se e gjithë kjo është një rastësi? A mund të quhet rastësi kur, nga të gjitha elementete (112 që janë zbuluar gjer më sot) asnjëri prej tyre nuk devijon nga ky kontinuitet?

Mendja e atij që logjikon vetëm pak vjen në përfundim se është e pamundur që e gjithë kjo të jetë rastësi.

Në aspektin shkencor dihet se me bashkëdyzime të ndryshme të elementeve krijohet çdo gjë që gjnedet në këtë gjithësi. Ç’farë tregon kjo? Tregon se krijuesi i çdo gjëje është All-llahu, pasi po prej atyre elementeve me anë të një diagrami paraqitet emri i All-llahut.

Rikujtojmë duke medituar me respekt versetin e Kur’anit fisnik:

" Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.”

(El Furkanë, 2)

Bërthama e tokës përmban elemente të rënda, si hekuri dhe nikeli që kan veti magnetike. Thelbi i kësaj bërthame është ngushtë dhe pjesa tjetër është e lëngët. Të dyja këto shtresa të bërthamës lëvizin vazhdimisht rreth njëra tjetrës. Kjo lëvizje ndikon si një lloj magnetizimi mbi këto metale të rënda duke krijuar një fushë magnetike. Toka me anë të kësaj fushe e cila shtrihet përtej atmosferës, është e mbrojtur nga çdo lloj rreziku që mund ti vijë nga kozmosi.

Rrezet kozmike vdekjeprurëse që vijnë nga yjet përtej Diellit, nuk mund ta përshkrojnë dot këtë mburojë mbrojtëse rreth Tokës. Sidomos rrezet e Voni Allenit, rrathët magnetikë të të cilëve përshkojnë largësi dhjetra mijëra kilometra prej Tokës, e mbrojnë atë nga energjitë vrasëse.

Rikujtojmë duke medituar versetin e Kur’anit famëmadh:

"All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!”

(Gafir, 64)

 

Është llogaritur se retë plazmike janë të barabarta me 100 milion bomba atomike si ajo që hedhur në Hiroshimë. Në të njëjtën mënyrë edhe rrezet kozmike mund të jenë po aq të fuqishme, por fusha magnetike e Tokës lejon kalimin vetëm 0.1% të këtyre rrezeve vdekjeprurëse dhe kjo përqindje, e cila përbën vetëm një të mijëtën e këtyre rrezeve, thithet prej atmosferës. Për të prodhuar një fushë të tillë magnetike është e nevojshme një rrymë me intezitet elektrik prej një milion amperësh. Kjo do të ishte përafërsisht e njëjtë me energjinë elektrike të përgjithshme të prodhuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Pra All-llahu i madhërishëm e bëri një mburojë posaqërisht për ne si çati mbrojtëse, siç bën aluzion verseti i Kur’anit fisnik:

 

"Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.”

(Enbija, 32)

 

Një kusht tjetër me rëndësi jetike është edhe struktura e atmosferës.

Atmosfera e Tokës përbëhet nga përzierja 77% azot, 21% oksigjen, 1% dioksid karbon dhe nga disa gaza të tjera si organi. Oksigjeni është shumë i rëndësishëm, sepse shumica e reaksioneve kimike tek njerëzit dhe gjallesat e tjera të cilat kanë organizëm të ndërlikuar që zhvillohen për të fituar energji, realizohen në saje të oksigjenit.

Komponimet karbonike hyjnë në reaksionin me oksigjenin dhe si rrezulltat kemi dioksid karbonin dhe energji. Në këtë reaksion shfaqen paketëzat energjike (ATP- adenozin trifostat) që përdoren nga qelizat tona.

Ana interesante e këtij proicesi është se përqindja e oksigjenit në ajrin që thithim me një saktësi të mahnitshme. Lidhur me këtë aspekt Majkëll Denton shkruan:

"A do të mundte atmosfera jonë të mbronte më tepër oksigjen dhe kjo a do të arrinte të mbështeste jetën? Jo! Oksigjeni është një element tepër reaktiv. Përqindja e oksigjenit që gjendet në atmosferë, pra 21% është pikërisht në pikën ideale për ta siguruar jetën e cila pikë nuk duhet të kapërcehet. Nëse sasia e oksigjenit në atmosferë rritet 1% mundësia për shkaktimin e zjarreve në pyje nga goditjet e rrufesë do të rritej 70%.

Ekuilibrimi i përqindjes së oksigjenit në atmosferë realizohet në saje të sistemit të "riqarkullimit”. Kafshët konsumojnë vazhdimisht oksigjen dhe prodhojnë dioksid karbonin, helmues për to. Përkundrazi bimët sigurojnë vazhdimësinë e jetës organike duke e kthyer dioksidin e karbonit në oksigjen jetdhënës. Në këtë mënyrë nga lulet çdo ditë sigurohen me miliarda tonë oksigjen për atmosferën.

Lexojmë me vëmëndje versetin e Kur’anit famëmadh në vijim:

 

"A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.”

(Llukman, 20)

 

Ne të marrim frymë në çdo çast të jetës sonë mushkëritë thithin vazhdimisht ajër dhe njëkohësisht e hedhim jashtë po atë ajër që kemi thithur pak çaste më parë. Këtë e bëjmë kaq shpesh, 16 herë në minutë, saqë mendojmë se është një gjë e thjeshtë. Në të vërtetë ky është një proces shumë i ndërlikuar. Sistemi ynë trupor është i programuar në atë mënyrë që kur marrim frymë nuk është e nevojshme të mendojnë për të. Pra kur ecim, vrapojmë, lexojmë një libër, bile edhe kur flemë, llogaritet vazhdimisht sa frymë duhet të marrim, prandaj edhe mushkëritë funksionojnë sipas nevojës që ka organizmi ynë.

Arsyeja për të cilën kemi kaq shumë nevojë për frymëmarrje është sigurimi i energjisë të cilën e përfitojmë përherë në saje të reaksioneve që mundëson oksigjeni. Kështu bëhet e mundur që në çdo sekondë në trupin tonë kryhen miliarda funksione të veçanta

Për të lexuar librin që e keni në duart tuaja, miliona qeliza të shtresës së retinës së syrit duhet të ushqehen vazhdimisht me oksigjen. Nëse do të ulej përqindja e oksigjenit në gjak, do të kemi për pasojë errësimin e shikimit apo "terrin e syve”.

Në të njëjtën mënyrë, të gjithë muskujt e trupit, tërësia e qelizave që përbëjnë këta muskuj, përfitojnë energji duke djegur "komponentët” karbonike, d.m.th. duke future oksigjen në reaksion.

Ja pra, kjo është arsyeja që ne marrim frymë. Në çastin kur e thithim ajrin, mbushen me oksigjen afërsisht 300 milionë hojëza ( alveola ) të mushkërive tona.

Kapilarët të ngjitura në muret e hojëzave, e thithin menjëherë këtë oksigjen me anë të procesit të perfuzionit dhe difrezionit dhe pas zemrës ajrin e thither e dërgojnë nëpër tërë trupin. Me anë të këtij procesi, i cili nuk zgjat më shumë se gjysmë sekonde, thithim ajrin e pastër (oksigjenin) dhe nxjerrim jashtë ajrin e papastër (me dioksid karbon).

A mund ta din ipse në mushkëritë tona ndodhen 300 milion hojëza? Arsyeja qëndron në nevojën për të rritur në maksimum sipërfaqen me të cilën mushkëritë kontaktojnë me ajrin. Në saje të hojazëve kjo sipërfaqe e dendur është kaq e madhe sa që zë vend sa një fushë tenisi.

Ky është një projektim i mrekullueshëm.

Kreatorit të Gjithdijshëm, i cili në një vend kaq të ngushtë, Brenda në mushkëri, ka bërë këto hojëza dhe kanalët lidhëse ndërmjet tyre të arrijnë të thithin sasi maksimale të oksigjenit.

Rikujtojmë duke menduar me përkushtim versetin e Kur’anit fisnik:

 

"Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.”

(Furkanë, 2)

 

Ky projektim është i lidhur ngushtë me plotësimin e një kushti. Duhen të arrihen vlera të përshtatshme të dendësisë, qarkullimit dhe shtypjes së ajrit që të qarkullojnë lehtësisht nëpër këto kanale. Shtypja e ajrit është 760 mm Hg, ndërsa dendësia e tij në nivelin e detit është përafërsisht 192 cm/3 litër .

Ndërsa qarkullimi i ajrit në sipërfaqe të detit është 50 herë më i madh se i ujit, këto vlera, që mund të konsiderohen shifra të parëndësishme, janë shumë jetike për jetën tonë.

Kur marrim frymë, mushkëritë tona përdorin një energji, përballë forcës që quhet "rezistenca e ajrit”. Kjo rezistencë është gjendje statike e ajrit ndaj lëvizshmërisë, por është e dobët për shkak të viteve tjera të atmosferës. Prandaj mushkëritë tona frymën e marrin dhe e nxjerrin jashtë me lehtësi (ekspirium dhe inspirium). Në rast se kjo rezistencë rritet, atëherë do të shkaktojë vështirësi të mëdha me frymëmarrje.

Këto fakte të cilat na i parashtron shkenca bashkëkohore tregojnë se Gjithësia nuk është një grumbull materiesh të rastësishme dhe të pakontrulluara. Me siguri ekziston një Krijues i plotëfuqishëm i cili e zotëron gjithë Gjithësinë, i cili i jep formë materies sipas vullnetit të Tij, dhe i cili galaktikat, yjet dhe planetët i ka nën pushtetin e Tij.

Ky Krijues Suprem, ashtu siç mësojmë nga Kur’ani fisnik, është All-llahu i madhërishëm , Zoti i të gjitha botëve.

 

"I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.”

(Mulk, 1)

 

Reaksionet më themelore që u sigurojnë energji qenjëve të gjalla janë oksidimet të cilat rrjedhin nga komponimet e karbonit me hidrogjen.

Edhe trupi ynë në bazë ka komponimet e karbonit me hidrogjen.

Por, shtrohet pyetja: përse nuk oksidohet edhe trupi ynë? Apo shprehur më qartë: përse trupi ynë nuk merrë flakë dhe nuk digjet si një fije shkrepëse?

Dhe vërtetë është për t’iu habitur pse trupi ynë, duke qenë në kontakt me oksigjenin nuk digjet.

Ky paradoks ndodh për shkak se shumica e molekulave të oksigjenit, të cilat zotërojnë frymën O/2, në temperatura normale, janë molekula "të paafta” dhe nuk hyjnë dot në reaksione me substanca të tjera.("Të paafta” është një shprehje që përdoret nga kimistët për ato gaze orbitat e të cilave janë të plotësuara me elektrone).

Por, këtu shtrohet përsëri një pyetje tjetër.

Meqë O/2 është një molekul që nuk merr pjesë lehtësisht nëpër reaksione, atëherë trupi ynë në ç’mënyrë arrin ta kthejë këtë molekulë në një formë e cila ia bën të mundur të hyjë në reaksion?

Vëzhgimet biokimike zbuluan se trupi ynë ka disa enzime të veçanta, të cilat e kanë për detyrë të fusin në reaksion oksigjenin e lirë të atmosferës në formën e O/2.

Këto enzime të veçanta, me anë të proceseve tepër të ndërlikuara që zhvillohen në qelizat tona, e kthejnë oksigjenin në gjendje reaktive. Me këtë rast ata i përdorin si katalizator (përshpejtues) atomet e bakrit dhe të hekurit që gjenden në trupin tonë. Proteina e quajtur hemoglobinë, pasi i lokalizon këto molekula të tretura të oksigjenit, i shpërndan nëpër qeliza.

Është interesant të theksojmë se përqindja e tretshmërisë midis gazeve ndryshon një milion herë. Pra, midis gazit më të tretshëm dhe atij më pak të tretshëm ekziston një diferencë tretshmërie prej një milion herë. Pothuajse asnjë gaz nuk zotëron vlera të njëjta tretshmërie me tjetrin.

p.sh. dioksidi i karbonit ka një tretshmëri 20 herë më të madhe se oksigjeni.

Çfarë do të ndodhë nëse tretshmëria e oksigjenit do të ishte pak më e vogël apo më e madhe?

Nëse oksigjeni në gjak do të tretej më pak, qelizat nuk do të merrnin sasinë e duhur të oksigjenit.

Në një situatë të tillë do të ishte shumë e vështirë jetesa e qenieve të gjalla me një metabolizëm të ndërlikuar, siç e ka njeriu. Nëse oksigjeni që thithim nuk arrin në sasi të mjaftueshëm nëpër qeliza do të ballafaqohemi me rrezikun e zënies së frymës.

Nëse tretshmëria e oksigjenit do të ishte më e madhe, do të shfaqej "oksidumi helmues”. Në të vërtetë oksigjeni është një gaz shumë i rrezikshëm sepse në kushtet kur është në sasitë mbi kufijtë normalë shkakton efekte vdekjeprurëse për gjallesat.

Me rritjen e përqindjes së oksigjenit në gjak, kur oksigjeni hyn në reaksion me ujin shfaqen produkte anësore tepër reaktive dhe shkatërruese.

Ja pra, ajo që na mbron prej rrezikut të ngulfatjes nga helmimi me oksigjenin është krijimi dhe përcaktimi i saktë i përqindjes së tretshmërisë së oksigjenit dhe sistemi i ndërlikuar i enzimeve në organizëm.

E thënë ndryshe All-llahu i madhërishëm ka krijuar më një përshtatje të përsosur si ajrin që na e thithim duke marrë frymë, ashtu edhe ato sisteme që sigurojnë përdorimin e tij.

Lexojmë duke medituar versetet e Kur’anit fisnik:

 

"Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.”

(Sexhde, 7)

 

O Zoti ynë, kjo është ajo e vërtetë të cilin e vëren natyra, syri, zemra dhe mendja e vërtetë e paraqitur në role të ndryshme reale. Në natyrën e saj kjo e vërtetë është unikate, e harmonishme, gjithëpërfshirëse në format, aktivitet dhe dinamikën e saj, si dhe në çdo gjë që flet për bukurinë dhe mirësinë, nga afër dhe nga larg.

Qoftë i lartësuar All-llahu! E tërë kjo është vepër e Tij, gjurmët e të cilit vërehën në çdo krijesë. Çdo gjë është dhënë në mënyrë të përkryer dhe proporcionale dhe asgjë nuk e kalon kufirin e bukurisë dhe të harmonisë së detajizuar! Në çdo gjë duke filluar nga atomi më i vogël deri te trupat më gjigantë, nga qeliza më e thjeshtë deri te organizmi më i komplikuar, shprehet mirësia dhe përsosmëria.

E tëra është krijimi i All-llahut të madhërishëm, e përkryer dhe precize, e krijuar në kohë të caktuar, në hapësirën e saj, si dhe në rikthimin e saj në përputhje me planin e përgjithshëm, të nevojshëm për lëvizje të kësaj ekzistence që nga lashtësia dhe përherë me përcaktimin e All-llahut të madhërishëm siç bën aluzion verseti i Kur’anit fisnik:

 

"Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi, Dhe i cili përcaktoi e orientoi.”

(El A’la, 1-3)

 

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famëmadh urdhëron e thotë:

 

"Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet”

(En Nexhm, 45-46 )

 

"Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për vetën tuaj, dhe keni frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është te Ai, e besimtarëve jepu myzhde.”

(El Bekare, 223)

 

E nëse në dasmat tona shoqërore nuk mungojnë rrëmuja dhe polemikat, e nëse festat tona zbehen nga parregullsirat dhe gabimet në zgjedhjen e kohës së përshtatshme, asnjëra prej këtyre problemeve nuk ndeshet në dasmën e jetës, e cila e ruan racën njerëzore. Në fillimin e çdo muaji, vezët fillestare nisin të përgatiten për të frymuar "nusen” e muajit. Ato zmadhohen në një masë të dukshme, qelizat që i rrethojnë, shtohen dhe sekretojnë një hormon të caktuar, të quajtur estrogjen, një pjesë e të cilit qëndron mbrenda vezës. Pjesa tjetër, thithet dhe bartet nga gjaku te pjesët tjera të aparatit të riprodhimit në të cilin ndodhin ndryshime si parapërgatitje për festën e premtuar. Rritën gjëndrrat e membranës mukoze që mbulon këto pjesë dhe shtohen përbërësit qelizorë të saj, kongjestohen (mbushen) enët e saj të gjakut dhe trashësia e membranës rritet 4-5 herë. Pasi të dalë veza, në ditën e 14 të muajit, ky aparat i riprodhimit do të jetë në formën dhe përgatitjen e duhur, për ti pritur "krushqit”

Pas kësaj, qafa e mitrës sekreton një lëng transparent ngjitës, bazik, sekretimi i të cilit ndodh vetëm dy ditë, e që ka për funksion tërheqjen e spermatozoidëve dhe furnizimin e tyre me energjinë e mjaftueshme për kalimin në brendi të mitrës, me qëllim që ta përmbyllim me sukses "garën e tyre”, për fitimin e "nuses së premtuar”, vezës. Pas kësaj, shfaqet veza që del nga vezorja, në pamje më të ndritshme. Është zmadhuar 5-6 herë, dhe rrethohet nga një kurorë rrezatuese, e ngjajshme me një kurorë nuseje.

Ndërkaq, është ndarë me dy lloj ndarjesh: fibroze e të përgjysmuara.

Në ndarjen e përgjysmuar reduktohet numri i kromozoneve të vezës në gjysmë, d.m.th. nga 24x në 12x+x, që është kromozomi seksual. Pasi del nga vezorja, "veza nuse: që është mëse e përgatitur për të pritur spermatozoidet, estrogjenit, i cili thithet nga gjaku me shpejtësi, që ndrushon gjendjen shpirtërore të gruas dhe humorin e saj, rrit tensionin seksual dhe prirjen e femrës për marrëdhënie seksuale. Kjo periudhë është më pjellorja e muajit. I lartëmadhëruar qoftë All-llahu, për këtë urtësi dhe programim të mahnitshëm, siç bën aluzion verseti i Kur’anit famëmadh:

 

"Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”

(El Muminunë, 14)

 

 

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famëmadh urdhëron e thotë:

 

"Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.”

(El Insan, 2)

Pejgamberi, paqja e Zotit qoftë mbi tw, i thotë çifutit, që e pyeti se nga krijohet njeriu.

"O çifut, nga të dy krijohet, nga sperma e burrit dhe e gruas” Transmeton Ahmedi.

Ashtu siç e përshkruan Kur’ani fisnik fazën e shëndrrimit të kësaj veze të pllenuar në gjak të mpiksur, si fazën e parë të krijimit të njeriut, ndërsa tregon fazat nëpër të cilat kalon krijimi i tij, sapo pllenohet veza, krijohen rreth vezës së pllenuar mure të trasha e të ngjeshura, që ndalojnë depërtimin e çdo spermatozoidi tjetër dhe që nga ai moment, fillon punën veza e pllenuar, duke u ndarë në 2,4,8, e kështu me rradhë, deri sa merr formën e manaferrës dhe lidhet pas mureve të mitrës, duke filluar kështu etapa e gjakut të mpiksur, të përshkruar me precizitet të rrallë në Kur’anin famëmadh:

 

"Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës)”

(El Alek, 1-2)

 

Në gjuhën arabe fjala alaka që është përdorur për këtë etapë përdoret për çdo gjë që ngjitet.

Sipas vrojtimeve, alaka është e rrethuar me gjak të mpiksur nga të gjitha anët, dhe masa e saj nuk e kalon ¼ e milimetrit, kështu, ajo s’mund të shihet me sy, dhe është e rrethuar me gjak. Kjo i bëri komentuesit e Kur’anit ta shpjegonin fjalën alaka me gjak të mpiksur, në bazë të vështrimit me sy.

Nga shikimet laparoskopike, dallohet që alaka e cila ngjitet në muret e mitres në ditën e shtatë pas pllenimit, fillon të ndahet në dy shtresa:

Shtresa e jashtme që kryen funksionin e ushqimit të embrionit nga mitra dhe shtresa e brendshme që kryen funksionin e formimit të embrionit dhe mbulesës mbajtëse të tij.

Në etapën e alaka-s, ndodh lidhja e drejtëpërdrejtë mes gjakut të nënë dhe qelizave ushqyese të embrionit. Alaka, nga e cila do të krijohet embrioni, ushqehet nga gjaku i nënës dhe derthjet e gjendrave të mitrës, numri i të cilave arrin në 15000 dhe që sekretojnë të gjithë atë që quhet qumështi i mitrës (uterine milk).

Dhe është me të vërtetë e quditshme që këto qeliza të cilat ushqehen e lidhen pas mureve të mitrës nuk i shkaktojnë asnjë dëmtim mbulesës së saj. All-llahu i madhërishëm e parapërgatitë mitrën që ta mirëpresë këtë topth të vogël të quajtur alaka dhe t’i ofrojë çdo shërbim për të cilin ka nevojë:

 

"Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”

(El Muminunë, 14)

 

Në këtë periudhë, d.m.th. rreth 12 ditë pas pllenimit, mbyllet e çara nëpër të cilën hyri alaka në mbulesën e mureve të mitrës nga një presion gjaku të përbërë nga fibrina dhe qeliza të gjakut, pastaj qelizat mbulohen me endotel.

Etapa tjetër përshkruhet në Kur’an me fjalën mudga – copë mishi. Komentuesit e Kur’anit e përshkruajnë mudgën si një mas, në të cilën janë ngulur dhëmbët, është përtypur pak e pastaj është flakur, dhe kjo përputhet plotësisht me formën dhe pamjen e embrionit në këtë etapë të zhvillimit të tij. Kjo masë trupore ndahet në dy pjesë në javën e katërt pas pllenimit:

Pjesa e përparme ventro – mediale, nga e cila formohen masa që njihen me emrin sclerotome. Më pas qelizat e kësaj mase (indi mezenkimal) rriten nga të gjitha anët, për t’u takuar përballë kanalit nervor, e kështu formohen vertebrat dhe duke u shtrirë këto masa nga ana e pasme e kokës, formohen kafka e pjesë të tjera të shtyllës kurrizore. Këto shëndrrime shfaqen në javën e pestë e të gjashtë.

Kështu e vërejmë javën e katërt të caktuar për shfaqjen e masës trupore mudgës, javën e pestë e të gjashtë për shëndërrimin e kësaj mase në një kockare e muskulore dhe javën e gjashtë e të shtatë për të veshur kockat me muskuj.

Rikujtojmë mrekullinë e versetit kuranor:

 

"Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”

(El Muminunë, 14)

Është magjepëse se si e shëndrroi All-llahu i madhërishëm vezën e pllenuar me ngjyrë të bardhë, të shëndritshme, në alaka të kuqe, e pastaj e bëri atë mudga, masë trupore, të cilin e ndan në kocka, nerva, enë gjaku, muskuj e mish, në brendësitë mitrës. Me mjetet e sotisfikuara të shkencës bashkëkohore do të shihet madhështëria e të gjithave fazave të zhvillimit embrional, pa e parë piktorin dhe as mjetet e tij të punës.

Vërtetë është i Madhërishëm Ai që projektoi dhe krijoi mitrën. Pa dyshim është vend i sigurt dhe fortesa mbrojtëse e embrionit. Vend i sigurt dhe i përgatitur për gjithçka që i nevoitet embrionit, në etapat e ndryshme të zhvillimit të tij.

Përkujtojmë versetet e Kur’anit fisnik:

 

"Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajke - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.”

(El Muminunë, 12-13)

 

"A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët? Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt. Për deri në një kohë të caktuar. Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi! Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.”

(El Murselatë, 20-24)

 

All-llahu i madhërishëm e quan mitrën vend të sigurtë në të cilin veza e pllenuar rritet deri sa të bëhet embrioni më pas të dalë fëmijë, krijesë e plotë dhe e përsosur.

Gjëja e parë që e vëmë re është se mitra është e vendosur në legenin e vërtetë të skeletit të gruas i cili e mbron atë nga çdo agresion i jashtëm.

Pas kësaj vërejmë indi qelizor lidhës i cili rrethon qafën e mitrës dhe pjesën e sipërme të vaginës dhe lidh pjesët e saj me fshikëzën urinare nga përpara dhe me rectumin nga prapa, të luajë një rol aktiv në shndërrimin e mitrës në një vend të sigurtë për rritjen e vezës njerëzore në etapa të ndryshme të saj. Gjithashtu vërehet një ekuilibër mahnitës mes presionit në brendësi të barkut dhe në brendësi të legenit për mbajtjen e oraganeve në vendet e tyre.

Mitra përbëhet nga tri shtresa: e jashtmja dhe e mbrendshmja, që përmbajnë mbulesën e mitrës, ndërsa mes tyre ndodhet shtresa muskulore e trashë, e cila përbëhet nga tre shtresa muskujsh.

Këta muskuj luajnë një rol të veçant në ndalimin e hemorragjisë nga mitra veçanërisht pas lindjes. Po kështu mitra fikësohet si rrezulltat i sekretimit të hormonit progesterin, për ndryshim nga hormoni estrogjen, që bën tkurrjen e shpejtë dhe eksistuese.

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famëmadh përkujton:

 

"Ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? Kur Ai ju krijoi në disa etapa.”

(Nuh, 13-14)

Në ditën e 15 shfaqet nyja primitive (notochard). Shfaqja e saj është shumë e rëndësishme sepse ajo nxit frytin për t’u zhvilluar. Pas shfaqjes së saj fillon ndarja e pandërprerë për formimin e sistemit nervor. Kjo nyje primitive fillon të zhduket gjatë javës së katërtë, por lë një gjurmë në eshtrën e bishtit apo në fundin e bishtit.

Muhammedi s.a.v.s. në një hadith tregon një mrekulli të vërtetë hyjnore në kohën kur askush as që ka ëndërruar se tërë sistemet e organizmit të frytit formohen si rrezulltat i aktivitetit të nyjes primitive.

Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se nga Pejgamberi s.a.v.s. ka dëgjuar të ketë thënë: "Tërë trupin e njeriut e ha toka, përveç fundit të bishtit nga i cili është krijuar dhe nga ai do të ringjallet .

Në versionin tjetër qëndron: "Tërë organizmi i njeriut shkatërrohet përveç një eshtre, e ajo është fundi i bishtit. Nga ai do të ringjallen krijesat në ditën e Gjykimit. (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, En Nesaiu, Maliki, Ahmedi dhe Ibn Hibbani).

Ibn Hibbani transmeton hadithin nga Ebu Se’id El Hudriu r.a. i cili e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Toka e ha tërë trupin e njeriut përveç fundit të bishtit”. Ç’është ajo, o i Dërguar i All-llahut?”- e pyetën sahabët.

Është pjesë e eshtrës sikur kokrra e melit se nga ajo u krijua njeriu”.

Këto hadithe të sakta të transmetuara nga Muhammedi s.a.v.s. janë mrekulli dhe argument i fuqishëm i delegimit të tij nga All-llahu i plotëfuqishëm, ndërsa embriologjia në gjysmën e dytë të shekullit njëzet e zbuloi rolin e veçant të nyjes primitive në formimin e embrionit. Ky është fakt të cilin e njohin vetëm shkencëtarët e këtij lëmi të mjekësisë.

Dituria e All-llahut të madhërishëm është gjithëpërfshirëse dhe komplete. Ajo përfshin në detaje çka ka në mitër dhe jashtë saj siç bën aluzion verseti i Kur’anit fisnik:

 

"All-llahu e di se ç’bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.”

(Er Rra’d, 8)

 

Dituria e All-llahut të madhërishëm, përveç gjinisë së frytit, përfshin çdo fazë të zhvillimit embrional, përshkrimin e vijave të fëtyrës, vetitë e trashëguara, furnizimin, jetën, lumturinë, vdekjen. Aty fshihen edhe shënimet më të hollësishme dhe më precize si: a do të vazhdojë shtatëzënia apo fryti do të hidhet jasht duke e abortuar, a do të jetë komplet apo me malformime deri te kromozomet, fshehtësitë të cilat i përmban çdo qelizë, fshehtësitë trashiguese, fshehtësitë e zhvillimit, fshehtësinë e frymëzimit të shpirtit fisnik me të cilin u nderua njeriu.

Pra kush perveç All-llahut i di të gjitha këto?

All-llahu i madhërishëm e ka thënë të vërtetën në Kur’anin Famëmadh:

 

"S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.”

(Llukman, 34)

 

Një prej karakteristikave të lëkurës është se çdo lloj gjallese lëshon një erë karakteristike që e dallon atë nga të tjerat. Brezat njerëzorë ndryshojnë nga aromat që dalin prej lëkurës së tyre. Ndërsa kjo erë është e fortë tek zezakët dhe indianët, aq sa ndihet aq larg, pakësohet tek popujt e tjerë. Burim i këtyre erërave tek njeriu janë acidet organike që sekretohen nga gjëndrrat yndyrale, të vendosura në lëkurë.

Kështu Jakubi a.s. ndjen erën e djalit të tij Jusufit a.s. në këmishën dërguar atij siç konfirmon verseti i Kur’anit fisnik:

"(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur.” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).”

(Jusuf, 94)

 

Pra ky verset kuranor tregon dallimin e erës së djersës së Jusufit nga era e djersës së vëllezërve të tij.

Shkenca ka vërtetuar, se aroma e njeriu ndryshon nga mosha në moshë. Fëmija që ushqehet me qumështin e nënës së tij, ka dallim në mes fëmiut që ushqehet me qumësht lope.

Era e djersës ndryshon në sëmundje të ndryshme të brendshme aq sa mund të bëhet tipike për çdonjërin prej tyre. Kështu, turbekulozi ka erë djerëse të veçant, diabetiku nxjerrë erë acetoni si dhe të sëmurit me uremi kanë erë djerëse karakteristike. Andaj Kur’ani fisnik na fton të meditojmë për krijesën njerëzore, të cilën All-llahu i madhërishëm e përsosi në formën më të bukur:

 

"Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. "

(Et Tinë, 4)

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:

 

"A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!”

(El Kijame, 3-4)

 

Përse All-llahu i gjithdijshëm veçoi mollëzat e gishtave prej pjesëve të shumta të trupit? Mos vallë mollëzat e gishtave janë më të ndërlikuara se kockat?

Shkenca e zbuloi sekretin e mollëzave të gishtërinjve në shekullin XIX dhe bëri të qartë që, mollëzat përbëhen nga vija të spikatura në lëkurë të cilat ngriten mbi poret e djersës. Këto viza zgjaten tek çdo person, në formë të veçantë. Është vërtetuar se gjurmët e gishtave nuk mund të përputhen dhe të ngjasojnë në dy përsona në botë, deri edhe tek binjakët një vezorë.

Formimi i mollëzave tek embrioni ndodh në muajin e katërt. Ato mbetën të pandryshueshme dhe të veçanta gjatë gjithë jetës, dhe, për këtë arsye mollëzat konsiderohen një argument i pagabueshëm për identifikimin e personit, që përdoret në të gjitha vendet e botës dhe tek i cili mbështetën në hetimin e çështjeve penale dhe në kriminalistikë.

E mbase ky është sekreti për të cilin All-llahu i madhërishëm zgjodhi mollëzat e gishtave për t’i përmendur.

Në vitin 1877 doktor Henri Foldzi shpiku mënyrën e vendosjes së mollëzave mbi letër duke përdorur ngjyrën. Në vitin 1892 Fransis Galtoni vërtetoi se pamja e mollëzës për çdo gisht jeton me të zotin e saj gjithë jetën e tij dhe nuk ndryshon. Ai vërtetoi gjithashtu se nuk ka dy veta në gjithë botën që të kenë të njëjtat vizatime të sakta në mollëzat e gishtave. Është mahnitëse se këto viza mbeten nga djepi në varr. Edhe nëse u ndodh diçka që i shkatërron, si djegie bie fjala, pas shërimit dhe regjenerimit ato kthehen në formën e parë.

Dhe jo vetëm mollëzat e gishtave të dorës por edhe mollëzat e gishtave të këmbës kanë të njëjtën veçori. Sot daktiloskopia studiohet si shkencë e veçant në kriminalistikë për identifikimin e këtyre vizave.

Kështu mollëza e gishtit mbetet e pandryshueshme , e dallueshme dhe e veçant për çdo person në botë. Kjo na bën të përulemi në shenjë falënderimi ndaj All-llahut të plotëfuqishëm, për mirësinë e shpalljes se librit dija e të cilit i paraprinë shkencës, siç bën aluzion verseti i Kur’anit famëmadh:

 

"Por All-llahu dëshmon për atë që tu zbrit ty. atë ta zbriti sipas dijes së Vet...”

(En Nisaë, 166)

 

Andaj me plot të drejtë mund të konkludojmë se Kur’ani fisnik është prijatar i shkencës dhe civilizimit.

Në përmbyllje apelojmë se porosia e përhershme e All-llahut të madhërishëm për njerëzimin është që ta lexojmë, meditojmë dhe ta studiojmë Librin e Tij, duke marrë mësim dhe përvojë jetësore, siç bën aluzion verseti kuranor:

 

"Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?”

(El Kamer, 40)

 

 

LITERATURA E KONSULTUAR

 

1. H. Sherif Ahmeti: "Kur’ani” – Përkthim me komentim , Prishtinë, 1988.

2. Jusuf b. Abdullah Ali: "The Meaning of the Holy Qur’an” Maryland, USA 1991.

3. Rama Atajiq: "Prijevod Kur’ana sa tefsirom i komentarom na bosanskom jeziku”, Sarajevë 2001.

4. Muhammed Sha’ravi : "Mrekullia e Kur’anit” Prishtinë, 1996.

5. Mustafa Mlivo: "Kur’an ispred nauke i civilizacije”, Bugojna, 2001.

6. Keith Moore: "Developing Human” , 1998.

7. Abdul Mexhid Zendan: "Njëshmëria e Krijuesit”, Furkan, Shkup 2000.

8. Gary Miller: "Qudesni Kur’an”, 2003.

9. Husein Muhammed Dhehebi: "Komentimi shkencor i Kur’anit”. Dituria Islame nr. 42 Prishtinë, 1992.

10. Harun Jahja: "Mrekullitë e Kur’anit” Tiranë, 2002.

11. Enes Kariq: "Semantika Kur’ana” Sarajevë, 1998.

12. Enes Kariq: "Uvod tefsirske znanosti” Sarajevë, 1995.

13. Feti Mehdiu: "Kur’ani kryevepër”, Prishtinë, 1992.

14. Sejjid Kutub: " U okrilju, Kur’ana” Sarajevë, 1996.

15. Hamilton Brid Musman: "Human Embryology”, Baltimore, USA, 1967.

16. Jusuf Raloviq: "Dituritë gjeografike në Kur’an”, Shkup, 1999.

17. Mehmed Karahoxhiq: "Knjiga o stvaranju”, Sarajevë, 2003.

18. Orijeta Deda, Samir Bulku: "Thesare në Kur’an” Tiranë, 2002.

19. Ali Iljazi: "Kur’ani dhe shkenca bashkëkohore” Gjakovë, 2000.

20. Ali Iljazi: "Kur’ani famëmadh nga këndvështrimi shkencor”, 2002.

21. Ali Iljazi: "Kur’ani prijatar i shkencës” Gjakovë, 2003.

22. Bashkim Thaqi: "Një sekret i sistemit periodik”, Zgjimi islam, nr 5, Prishtinë, 2004.

23. Rasim Bejtullahu: "Astronomia” tekst universitar, Prishtinë, 2003.

24. Nedim El Xhisr: "Vjerovanje u Boga u svetlu filozofije, nauke i Kur’ana”, Sarajevë, 1976.

25. David Levy: "Skywatching”, Usa, 1994.

Category: Artikuj | Views: 17573 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 4
4 KevinDiums  
0
Hello dear friend, I would like to offer placement of your link (or links) on different platforms of the internet such as: forums, blogs, comments and much more. . .

Increase your Visibility Boost Your Seo Rank - Get Organic Traffic From Google. Ranking in Google isn’t hard. All you need is a healthy number of backlinks from referring domains that have authority and trust in Google’s eyes.

This Backlinks Service Benefits:

1. Easily get Google rankings

2. Get a lot of traffic from Google

3. You can earn from the website in different ways

4. Increase Domain Authority (DA)

Quality guaranteed !

PRICE - 10$

WebSite - http://traffic-for-your.site/

3 Pacewoope  
0
Ну-ну, может и так

2 Liska  
0
Писака давай зачетку

1 fanyuniopay  
0
iiyama prolite e2407hds http://www.thrythix.com

Name *:
Email *:
Code *: