Barcelona nuk ka asnjë mundësi të
blejë sulmuesin e Bayern Munchen, Arjen Robben.
Kjo jo sepse i mungojnë fondet por
sepse holandezi i ka mbyllur derën skuadrës katalanase, duke shprehur
dëshirën për të vazhduar aventurën gjermane. Sipas një lajmi të
publikuar dje, Laporta ofronte 40 milionë euro për të blerë "holandezin
fluturues”, por i menjëhershëm ka qënë reagimi i lojtarit.
"Ndihem
shumë mirë tek Bayern dhe nuk do largohem. Në Mynih kam gjithcka që më
nevojitet”, theksoi ish lojtari i Realit në një intervistë për gazetën
"Bild”.
Category:
Sport
|
Views:
801
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-03
|
|
Interi ia ka bërë ofertën e parë Rafa Benitezit, në tentim për
ta bindur atë të largohet nga Liverpooli, njofton The Sun.Nerazzurët
janë në kërkim të pasuesit të Jose Mourinhos, ndërsa ekziston mundësia
që Interi të punësojë Fabio Capellon pas Kampionatit Botëror. Sidoqoftë,
The Sun shkruan se Federata Angleze e Futbollit ka intervenuar
me kohë dhe nuk do ta lejojë Capellon të largohet.
Kështu, zikaltrit janë kthyer ka opsioni tjetër, por frikësohen se
Benitez mund ta refuzojë ofertën e tyre, pasi që presioni për të
zëvendësuar një trajner jashtëzakonisht të suksesshëm është
jashtëzakonisht i madh.
Category:
Sport
|
Views:
758
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-06-01
|
|
Trajneri portugez, të hënën, në orën 13.00, ka nënshkruar kontratë 4
vjecare me Real Madrid-in. Jose Mourinho është zyrtarisht trajneri i Real Madrid. Pas takimit
me Florentino Perez, Jorge Valdano, Miguel Pardeza dhe disa anëtarë
tjerë të bordit, Jose Mourinho nënshkroi kontratën 4 vjecare për klubin
galaktik. Mourinho paraprakisht mbajti një fjalim të shkurtër me
Presidentin e Nderit, Alfredo di Stefano, dhe më pas iu dhurua një
stilolaps për të firmosur kontratën, një replikë e Santiago Bernabeu-t,
një orë e artë dhe një fanelë me numrin 1 në pjesën e prapme. / IPKO.
Category:
Sport
|
Views:
820
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Prishtinë, 31 maj - Valon Behrami e Milosh Krasiq janë të të njëjtës
gjeneratë, të dy kanë lindur në Mitrovicë dhe të dy do të jenë
pjesëmarrës në Botërorin e futbollit "Afrika e Jugut 2010" që nis më 11
qershor. Por, asnjëri prej tyre nuk do të përfaqësojë Përfaqësuesen e
Kosovës në këtë garë të madhe. Gjithsesi, të dy do të luftojnë për të.
Behrami si reprezentues i Zvicrës ka premtuar se nëse shënon gol,
atëherë do t'ia kushtojë Kosovës, ndërkohë serbi Krasiq duke përfaqësuar
Serbinë ushqen bindjen se po përfaqëson edhe Kosovën në Afrikë të
Jugut. Serbi i CSKA Moskës, në shumë raste ka ditur të përziejë sportin
me politikën. Si një serb nga Kosova, ai vazhdon të llogarisë këtë shtet
si pjesë të Serbisë.
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
923
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-31
|
|
Trepça është shpallur kampion i Reiffeissen Superligës së
Kosovës në futboll, pasi mposhti Besën me rezultat 2-1 në javën e
fundit, para një atmosfere fantastike përballë tifozëve vendas.Atmosfera
në stadiumin olimpik Adem Jashari ishte e zjarrtë, pasi që në të ishin
grumbulluar mbi 20.000 shikues. Fillimisht në epërsi kaloi Besa me anë
të kapitenit legjendar, Haxhi Zeka (33’), për të heshtur kështu tifozët
‘Torcida’ të Trepçës.
Vetëm shtatë minuta ma vonë, lajmërohet kapiteni Elvis Osmani (40’),
që zgjoi në këmbë tifozerinë e flaktë me golin e barazimit për 1-1. Goli
i titullit u shënua përsëri nga futbollisti më i mirë i Trepçës, Elivs
Osmani, në minutën e 58-të të takimit.
Nga Superliga përshëndeten Gjilani dhe Kosova e Vushtrrisë, ndërsa në
sfidën e ‘play-offit’ do të përballen Vëllaznimi dhe Besiana
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
778
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Një tentativë e gabuar për parakalim
e Sebastian Vetel ndaj Mark Veber i ka kushtuar këtij të fundit Çmimin e
Madh të Stambollit në Formula 1. Nga gafa e pilotëve të Red Bull
përfiton piloti Meklarenit, Luis Hamilton.
Fati i garës së Stambollit u
vendos në xhiron e 41 kur ndodhi edhe kontakti mes dy makinave Red Bull.
Menjëherë pas incidentit Sebastian Vetel detyrohet të lërë garën,
ndërsa Mark Veber futet në bokse për të dalë prej andej në vendin e
tretë. Pas këtij episodi gara u kryesua nga dy makinat Meklaren,
përkatësisht vendi i parë nga Hamilton dhe i dyti nga Xhenson Baton.
Pikët e siguruara nga kjo garë i japin kryesimin e përgjithshëm për
skuderi skuadrës britanike me 172 pikë, një më shumë se Red Bull dhe të
ndjekur nga Ferrari me 146. Për pilotë edhe pse u rë
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
848
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Los Angeles, 30 maj – Kundërshtari i Lakers në luftën për mbrojtjen e
titullit të kampionit do të jetë kampioni i Lindjes, Boston, që me
rezultatin e përgjithshëm 4:2, largoi nga garat e mëtejme ekipin e
Orlandos.
Saktësia e Koby Bryant, i cili shënoi 37 pikë, me lojën e
shkëlqyer e të vendosur të Ron Artestit me 25 pikë, mjaftoi që ekipi nga
Los Angeles të ketë mundësinë për fitimin e trofeut të 16-të në
historinë e tij.
Ndeshja e parë e finales së madhe, në të cilën nikoqir do të jetë
kampioni i Konferencës Perëndimore, do të luhet në natën midis të enjtes
dhe të premtes.
Category:
Sport
|
Views:
871
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
|
Schalke, 30 maj - Boksieri ukrainas, Vitali Klitschko, ka mbrojtur
titullin e kampionit në kategorinë e rëndë të veriosnit WBC, pasi që me
nokaut në raundin e dhjetë mundë polakun Albert Sosnowski. .
Nga fillimi i ndeshjes, ishte e qartë se Sosnowski nuk mund t’i
rezistojë seriozisht ukrainasit, i cili dukej i qetë dhe në mënyrë
rutinore "kreu punën”.
Fitorja ndaj polakut 31-vjeçar, i cili para ndeshjes paralajmëroi
luftë të fortë në stadium në Schalke, ishte e 40-ta në 42 ndeshje në
karrierën profesionale.
Category:
Sport
|
Views:
843
|
Added by:
bannqe
|
Date:
2010-05-30
|
| |