Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » May » 31 » Mitrovica, e ndarë edhe në Botërorin 2010
3:05 PM
Mitrovica, e ndarë edhe në Botërorin 2010

Prishtinë, 31 maj  - Valon Behrami e Milosh Krasiq janë të të njëjtës gjeneratë, të dy kanë lindur në Mitrovicë dhe të dy do të jenë pjesëmarrës në Botërorin e futbollit "Afrika e Jugut 2010" që nis më 11 qershor. Por, asnjëri prej tyre nuk do të përfaqësojë Përfaqësuesen e Kosovës në këtë garë të madhe. Gjithsesi, të dy do të luftojnë për të. Behrami si reprezentues i Zvicrës ka premtuar se nëse shënon gol, atëherë do t'ia kushtojë Kosovës, ndërkohë serbi Krasiq duke përfaqësuar Serbinë ushqen bindjen se po përfaqëson edhe Kosovën në Afrikë të Jugut. Serbi i CSKA Moskës, në shumë raste ka ditur të përziejë sportin me politikën. Si një serb nga Kosova, ai vazhdon të llogarisë këtë shtet si pjesë të Serbisë.

"Kosova gjithnjë do të mbetët pjesë e Serbisë", ka thënë mesfushori 25 vjeç për mediat italiane para ndeshjes së "Championsit" mes Interit dhe CSKA Moskës, javë më parë. Në intervistat e tij ai gjithnjë shfrytëzon rastin për të paraqitur Kosovën si një njollë të zezë në hartën e Ballkanit. Gjithë kjo, sipas tij, ka ndodhur pas ndërhyrjes së NATO-s mbi forcat serbe në vitin 1999.

"Unë mezi pres të më jepet rasti për të shkuar atje poshtë (në Mitrovicë v.j.). Kështu do të jetë deri në fund të jetës sime. Ajo është shtëpia ime. Atje ka shumë probleme dhe gjithë ata që kanë guximin për të jetuar atje, duhet mbështetur dhe përshëndetur. Kosova është shndërruar në simbol të vuajtjes nga bombardimi i NATO-s", ka thënë ai në një intervistë tjetër dhënë gazetës serbe "Blic" muaj më parë. Ai tregon se prindërit e tij nuk ka kush t’i bindë të largohen nga Mitrovica. Nga ky qytet ai u largua si 15-vjeçar për të firmosur me Vojvodinën. Sot klubet më të mëdha evropiane, përfshirë edhe Milanin, po e kërkojnë.

I ri nga Mitrovica është larguar edhe Valon Behrami. Por, ai për arsye krejt të tjera. Ai migroi në Zvicër bashkë me familjen në fillimvitet '90, si shumë familje të tjera shqiptare. Ai është i lidhur ngushtë me Zvicrën, e ka përfaqësuar në disa gara të mëdha e do ta përfaqësojë edhe në Afrikë të Jugut. Megjithëkëtë, ai Kosovën e ka në zemër.

"Do të mundohem të shënoj në Botëror, të fus edhe Kosovën në histori të kampionateve botërore. Nëse nuk shënoj, unë shpresoj të shënojë ndonjë kosovar tjetër", ka thënë Behrami, në një intervistë të para pak ditëve për "Kohën Ditore". Ai luan me West Hamin në Angli dhe është goxha i vlerësuar. Ai mund edhe të kthehet në Itali gjatë këtij afati veror, pasi e kërkojnë shumë skuadra, përfshirë Juventusin e Palermon.

Për shkak të rrethanave të reja politike të krijuara pas vitit 1999, qyteti i Mitrovicës vazhdon të jetë i ndarë me lumin Ibër. Pjesa veriore e qytetit dominohet nga popullata serbe, ndërkohë ajo jugore nga popullata shqiptare.
Category: Sport | Views: 923 | Added by: bannqe | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: