Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Thursday, 2024-04-25
Main » 2010 » June » 26

Prishtinë, 26 qershor – Njësiti i xhandarmërisë franceze të EULEX-it dhe gjashtë policë të tjerë të EULEX-it vetëm kishin vështruar orvatjet e policëve të Kosovës për t’i ndaluar serbët që futeshin nga Serbia në Kosovë, të enjten, thuhet në raportin e një polici kufitar, që është përballur me mbi 30 serbë të cilët kanë hyrë dhunshëm në Kosovë.
Sipas këtij raporti, një kopje të të cilit e ka siguruar "Koha Ditore”, katër policë kosovarë dhe një rumun ishin munduar t’i ndalonin serbët që u futën nëpër pikën kufitare, duke mos respektuar urdhrin e policit për t’i ndalur, madje, njërin prej policëve edhe e kishin shtyrë.
"Në hyrje të pikës, personat së pari ka provuar t’i ndalonte ushtruesi i detyrës Petroviq ... Read more »
Category: Lajme | Views: 716 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-26 | Comments (0)


Prizren, 25 qershor - Në Prevallë të Prizrenit ka nisur minisamiti i presidentëve të rajonit, i ftuar nga presidenti Fatmir Sejdiu, raporton KTV-ja . Mysafirët e parë që kanë mbërritur janë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, të cilët janë  vendosur  në hotelin "Sharr” në Prevallë, ku janë pritur nga Sejdiu. Ndërkohë, të shtunën në mëngjes do të vijë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. "Ky takim është vazhdimësi e takimeve të mira që kemi pasur vitin e kaluar në Vlorë dhe në Ohër”, ka thënë presidenti Sejdiu. Ai ka deklaruar se në këtë takim do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimeve ndërshtetërore, duke dëshmuar vlera. Sejdiu, ka deklaruar se  fr ... Read more »
Category: Lajme | Views: 679 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-26 | Comments (0)