Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2024-04-26
Main » 2010 » June » 26 » EULEX-i nuk deshi t’i ndalonte serbët që u futën në veri
11:50 AM
EULEX-i nuk deshi t’i ndalonte serbët që u futën në veri

Prishtinë, 26 qershor – Njësiti i xhandarmërisë franceze të EULEX-it dhe gjashtë policë të tjerë të EULEX-it vetëm kishin vështruar orvatjet e policëve të Kosovës për t’i ndaluar serbët që futeshin nga Serbia në Kosovë, të enjten, thuhet në raportin e një polici kufitar, që është përballur me mbi 30 serbë të cilët kanë hyrë dhunshëm në Kosovë.
Sipas këtij raporti, një kopje të të cilit e ka siguruar "Koha Ditore”, katër policë kosovarë dhe një rumun ishin munduar t’i ndalonin serbët që u futën nëpër pikën kufitare, duke mos respektuar urdhrin e policit për t’i ndalur, madje, njërin prej policëve edhe e kishin shtyrë.
"Në hyrje të pikës, personat së pari ka provuar t’i ndalonte ushtruesi i detyrës Petroviq Dragan. Mirëpo, ata nuk i janë bindur urdhrit të tij duke vazhduar dhe duke i kaluar dhe policët Vidosavljeviq Milan dhe mua. Ata me hapa të shpejtë kanë vazhduar në pikat e kontrollit, kur kanë shkuar tek polici Vasoviq Aleksandar, i cili ka punuar në shiritin hyrës, ai ka dashur që t’i ndalonte, bashkë me një pjesëtar të xhandarmërisë rumune, mirëpo personat nuk u janë bindur urdhrave të tyre, por kanë vazhduar tutje dhe kanë hyrë në Kosovë”, thuhet në këtë raport të brendshëm të policisë që përfshin deklaratën e njërit nga policët.
Sipas këtij polici të cituar në raport, 30 deri 40 persona, pa asnjë  problem kanë vazhduar udhëtimin këmbë në drejtim të Leposaviqit.
"Gjithashtu edhe para tentimit tonë që personat të ndalohen nga pjesëtarët e policisë së EULEX-it, të cilët në këtë çast ishin 5 ose 6 para kontejnerëve të tyre, nuk kanë ardhur që të na ndihmojnë që ata t’i ndalnim dhe t’i legjitimonim. Nuk kanë ardhur të na ndihmojnë as pjesëtarët e xhandarmërisë franceze, të cilët e kanë shikuar këtë ngjarje nga rreth 3 ose 4 metra”, ka raportuar më tutje polici.
Në raportin e tij, ai ka sqaruar se vetëm në pikën e kontrollit, ka kaluar pjesëtari kujdestar i forcave rumune të xhandarmërisë, duke ndihmuar Policinë e Kosovës, por nuk ka pasur sukses që t’i ndalojë.
Këtë shkrim me prononcime të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, pastaj të EULEX-it e të tjera mund ta lexoni të plotë në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore.
Category: Lajme | Views: 718 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: