Main » 2010 June 26 » Nisi minisamiti ballkanik në Prevallë
11:32 AM Nisi minisamiti ballkanik në Prevallë | |
Prizren, 25 qershor - Në Prevallë të Prizrenit ka nisur minisamiti i presidentëve të rajonit, i ftuar nga presidenti Fatmir Sejdiu, raporton KTV-ja . Mysafirët e parë që kanë mbërritur janë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, të cilët janë vendosur në hotelin "Sharr” në Prevallë, ku janë pritur nga Sejdiu. Ndërkohë, të shtunën në mëngjes do të vijë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. "Ky takim është vazhdimësi e takimeve të mira që kemi pasur vitin e kaluar në Vlorë dhe në Ohër”, ka thënë presidenti Sejdiu. Ai ka deklaruar se në këtë takim do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimeve ndërshtetërore, duke dëshmuar vlera. Sejdiu, ka deklaruar se fryma e takimit do të jetë se si të shpejtohen hapat e këtyre vendeve drejt integrimit. Presidenca e vendit njoftoi se presidentët do të zhvillojnë gjatë paradites së shtunë takime bilaterale, secili me secilin, ndërsa më pas do të shkojnë për drekë në Prizren, për t’u kthyer më vonë në një takim të përbashkët në Prevallë, pas të cilit do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti malazias Vujanoviq, do të largohet nga Kosova pas kësaj konference, ndërsa ai i Shqipërisë, Topi dhe ai i Maqedonisë, Ivanov, do të largohen të dielën. Policia në Prizren ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë. Në qendër të këtij minisamiti do të jetë bashkëpunimi rajonal.. | |
|
Total comments: 0 | |