Main » 2010 June 30 » Villa: Ndaj Paraguait më vështirë se ndaj Portugalisë
1:15 PM Villa: Ndaj Paraguait më vështirë se ndaj Portugalisë | |
Sulmuesi i Spanjës, David Villa, duket ta ketë harruar ndeshjen ndaj Portugalisë, duke menduar tani vetëm për Paraguain."Jam shumë i kënaqur me fitoren edhe pse vuajtëm shumë. Ata vërtetë përfunduan mirë dhe individualisht kanë dy qendërmbrojtës të mirë, por fatmirësisht, ne ishim në gjendje t’i shfrytëzonim rastet. Synimi im është të vazhdoj të shënoj, sidomos në ndeshjet e mëdha, në mënyrë që të shkojmë më tej”. "I falënderoj tifozët për mbështetjen. Ne kemi vazhduar të përmirësohemi si ekip edhe pas humbjes ndaj Zvicrës në ndeshjen hapëse. Ne e dimë se çfarë ndodhi në ndeshjet e kaluara, sikurse ndaj Zvicrës. Paraguai do të jetë më i vështirë për t’u mposhtur sepse kjo skuadër arriti në çerekfinale për herë të parë”, ka thënë David Villa. | |
|
Total comments: 0 | |