Main » 2010 June 3 » Tirana, shpërthejnë akuzat
9:59 PM Tirana, shpërthejnë akuzat | |
Mosfitimi i asnjë trofeu duket se ka
nxjerrë në pah problemet e vazhdueshme gjatë këtij sezoni te klubi
Tirana.
Drejtori i klubit bardheblu, Rauf
Dimraj ka akuzuar drejtëpërdrejt presidentin Refik Halili për
keqmenaxhimin e skuadrës. "Refik Halili manaxhoi ekipin në nivel shumë
të dobët të lëvizshmërisë së ekipit në fushë. Ky mentalitet duhet të
korrigjohet tek Tirana bashkarisht”, theksoi ai. Në mbledhjen e fundit
të kryesisë së këtij klubi, Refik Halili premtoi 1 mln dollarë nëse do
të jetë president me të drejtë firme dhe vule. Por Dimraj e kundërshton kategorikisht këtë ide. "Duke njohur ligjet, i them se kjo është shkelje e ligjit. Prania e një sponsori të vetëm nuk është shumë e vlefshme”, shton drejtori bardheblu. Rauf Dimraj, i deleguari i Bashkisë së Tiranës në klubin bardhblu, pohon se privatizimi i këtij klubi, një kërkesë e vazhdueshme kjo e Halilit është në dorën e Këshillit të Ministrave. "Ka kohë që bashkia pretendon për SH.A. Akoma nuk janë plotësuar të gjitha paketat ligjore për SH.A. Propozimi i Ministrisë së Sporteve i ka kaluar qeverisë për të vendosur”, pohon Dimraj. Në fund drejtori i klubit Tirana, pohoi se një pjesë e mirë e lojtarëve janë pa kontratë. Sipas tij kjo situatë do të rregullohet dhe skuadra do të jetë e gatshme për të bërë një përfaqësim sa më të denjë në ndeshjet e Europa League. | |
|
Total comments: 0 | |