Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » June » 30 » Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!"
9:41 PM
Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!"

Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!" të botuar në gazetën ditore Kosova Sot me datë 23.06.2010 nga Alma Lama

Znj. Alma Lama, më me dëshirë kisha dashur t’ju thosha: "e nderuara” apo "e respektuara” znj. Lama, por sipas shkrimit tuaj dhe asaj çka kuptojmë prej tij, tepër është për ty edhe "Zonjë”, sepse një zonjë (sipas kuptimit të fjalës) me siguri duhet të jetë e arsimuar dhe me një moral të nivelit të lartë, kurse me sa shoh juve nuk ju përshatet as njëra dhe as tjetra.

Ajo që më habit më së shumti është shtrembërimi i së vërtetës që bëni te shkrimi. Ju me shumë shtrembërime dhe gënjeshtra dëshironi të jepni ngjyrat e asaj që ne në fenë Islame e quajmë të drejtë. Në atë që Islami qenka dhunues i drejtëpërdrejtë te femrat dhe, gjithashtu, me "një mendje të mprehtë”, siç e keni ju, lë të kuptohet se JU dhe Serbia keni një mendim për sa i përket shqiptarëve, se shqiptarët janë "terroristë”.

Pikë së pari, ju gënjeni se të premten kanë dalë një grup besimtarësh myslimanë në protestë! Pse shkruani diçka që nuk keni njohuri? Kishte me mijëra veta, por jo vetëm "besimtarë myslimanë”, por mbi 20 organizata joqeveritare dhe shumë njerëz që nuk e praktikojnë fenë islame, mbi të gjitha, ata, të gjithë, ishin SHQIPTARË. Shikojeni edhe njëherë inçizimin që doli në medium, dhe për "çudi” aty ka mjaft femra që janë të pambuluara, a thua vallë kush i manipuloi ato?

Përsa i përket znj. Sabile, juve jua paska këputur shpirtin nga dhimbja për të, se  një "organizatë” paska dashur që fëmijën e saj ta  "mbulojë me dhunë” (të shprehem figurativisht). Ju shumë mirë e thatë pak më lart si "organizatë humanitare”, por e devijuat duke larguar edhe atë "organizatë humanitare Islame”.

Juve "zonjë” pa pasur as edhe një informacion të saktë, gjë që më habit fakti se, ju e quani veten "ANALISTE”, por nuk morët mundimin të shkoni dhe të vizitoni këto organizata apo nëse tashmë keni qenë te to, ju devijoni të vërtetën. Kam një pyetje për ju: A mund të "ANALIZONI” fjalët e shkruara "ORGANIZAT HUMANITARE ISLAME”? Me plot të drejtë dhe me plot fakte e them se kjo organizatë nuk ndihmon vetëm ata që e praktikojnë islamin, por edhe ata që nuk e praktikojnë këtë fe. Për t’u bindur, mjafton edhe ju, edhe kushdo tjetër të vizitojë këto organizata dhe do të shihni konceptin e tyre humanitar, si dhe familjet që ato ndihmojnë.

Me siguri harruat të cekni si "analiste” që jeni edhe organizatat e tjera humanitare që nuk janë islame.

Ju "zonjë” këtë "copëz realiteti që e sollët” e sollët me plot gënjeshtra. Ju e cekët se si qenkeni informuar për rastin, se një burrë e paska mbuluar me dhunë gruan e tij dhe se ajo sakrifikoi lirinë e vetë për të mos u shkurorëzur. Si "ANALISTE” që jeni është dashur të informoheni dhe të dini se rreth mënyrës së mbulesës:

1. Të pyetni personat që predikojnë fenë, qoftë ata me "mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra”, qoftë ata pa mjekrra dhe me pantallona të gjata, se, në fenë Islame, a ka të drejtë burri të detyrojë gruan me dhunë të mbulohet.

2. Të lexoni në Kur’an-in famëlart dhe në transmetimet, siç predikonte Muhammedi (paqja dhe mëshira qoftë mbi të), për dhunën në islam rreth çështjeve ndaj individit tjetër në shoqëri.

3. T’i pyesni të gjitha ato femra shqiptare, të çfarëdo lloj moshe se a janë të mbuluara me dhunë, siç thoni ju.

 

Sipas juve, thoni se femra duhet të arrijë moshën e pjekurisë për të kuptuar se ç’dëshiron të bëjë ajo me mbulesën. Nëse kjo është ashtu si thoni ju, atëherë, nga e merrni të drejtën të jepni mendimin tuaj në emër të të gjithë prindërve se nuk duhet mbuluar? Këtë e them si një llojë kundërpërgjigje, se nëse fëmija deri në moshën e pjekurisë nuk ditka të vendosë se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është për të atëherë si u bë që njëri prind e paska me të drejtë të thotë se fëmija nuk duhet të mbulohet kurse tjetri e paska gabim të thotë se bën të mbulohet? Kush imponon këtu?

            Nuk mund të kuptoj, se ku aludoni ju se paska femra që shaminë e mbajnë në kokë (si detyrim fetar), kurse në anën tjetër po mbakan bluza të hapura (ekspozojnë trupin)! Për sa i përket xhinseve që ju i përmendni në këtë shkrim, a nuk keni sytë kur dilni në rrugë dhe shihni sa e sa femra të mbuluara mbajnë xhinse (por në përcaktim të rregullave fetare duke mos vijëzuar trupin)  pa bluza të hapura, siç thoni ju?

            Nëse ju keni diç personale ndaj fesë Islame kjo nuk më brengos aspak, sepse tek ne kemi respektin ndaj gjithë atyre pjesëtarëve që i përkasin fesë tjetër. Për këtë All-llahu i Gjithëfuqishëm në raste të këtilla na thotë t’ju themi: "Ju keni fenë tuaj, kurse ne kemi tonën!”  (EL-KAFIRUN 109:6) dhe për mua nuk ka problem mendimi juaj, përderisa nuk më ofendoni si pjesëtarë i fesë Islame që i përkas. Nuk do të kasha reaguar ndaj shkrimit tuaj sikur të mos kishte kaq shumë gënjeshtra, të pavertëta, pra, ky shkrim ka për qëllim dezinformimin, kurse unë dua të paraqes realitetin te lexuesit.

            Ju hidhni helmin tuaj ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë njëjtë si ju, por më lejoni t’ju them, që të kuptoni njëherë e mirë, nëse në një rast ka ndodhur që dikush me dhunë të mbulojë gruan e tij nuk do të thotë se të gjithë e kanë bërë këtë, dhe ajo që më shqetëson më së shumti është "ANALIZA” e shtrembër juaja në Ford dix se shqiptarët nga infiltrimi i organizatave të huaja paskan bërë akt terrori.

            "Zonjë” çka dëshironi të përgatisni? Ku është qëllimi i kësaj "analize” të poshtër? A keni njohuri se deri në vitet ‘50-’60 shumica e nënave tona dhe motrave tona ishin të mbuluara dhe me ardhjen e komunizmit me dhunë u hoq mbulesa? A dini të bëni analizë për historinë e popullit shqiptar? Ju lutem, ma gjeni vetëm një shqiptar që është duke jetuar në Kosovë, të çfarëdolloj feje qoftë që urren SHBA-të dhe shtetet e tjera që ndihmuan çlirmin e Kosovës? A ekziston traditë shqiptare që mikun ta mbysim pas shpine? A ekziston një shqiptar që është duke jetuar në Kosovë që nuk mban mend ndihmën e SHBA-ve (që ka qenë, është dhe do të jetë ë pranishme) që është duke e bërë për Kosovën? Nëse ka të tillë atëherë 100% e qytetarëve është kundër tij, sepse ai njeri nuk ka mendje të shëndoshë! Por "zonjë”, ky shkrim po i gjason deklaratave të rrejshme sebe për "terroristët shqiptarë”.

            "Zonjë” ju thoni se paskemi të drejtë kushtetuese të protestojmë dhe në bazë të shkrimit tuaj nuk paskemi të drejtë pjesëmarrje në shoqërinë e Kosovës! Më lejo të bëj një pyetje: Ne nuk jemi shqiptarë? Ne nuk duhet, sipas juve, të jetojmë të lirë në Kosovë, nuk i takojmë themelimit të këtij shteti? Nuk dhanë ky "grup myslimanë”, siç i quani ju, bijtë dhe bijat e tyre, në çlirimin e këtij vendi, ku sot ju villni vrerë ndaj tyre? Kush po mundohet ta përçaj popullin nëse jo ju më shkrime të tilla? Kush dëshiron të nxisë urrejtje fetare dhe kombëtare?

            "Zonjë” a mund të analizoni fjalën liri? Nëse po, atëherë populli thotë "nëse në një shportë me molla është një e kalbur, mos i hidhni të gjitha, por largoni vetëm të kalburën se kështu të tjerat do të rrinë të shëndosha, por nëse e lini në shportë do t’i kalbë të gjitha!”  "ZONJË” largohu nga shporta JU me gënjeshtrat tuaja dhe AI që me dhunë dëshiron të arrijë qëllimin e tij duke u fshehur pas Fesë ISLAME apo edhe KRISHTERE, mos na e kalbni shoqërinë!.

Category: Artikuj | Views: 973 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: