Main » 2010 July 18 » Në Partesh sot balotazhi për kreun e komunës
11:20 AM Në Partesh sot balotazhi për kreun e komunës | |
Partesh, 18 korrik – Sot, në Partesh mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve – balotazhi, pasi raundi i parë nuk kishte nxjerr fitues për kryetar të Komunës së Parteshit, e themeluar në bazë të Planit të Ahtisaarit mbi decentralizimin. Përgjegjësi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Zoran Stojanoviq, ka thënë të shtunën se çdo gjë është gati për zgjedhjet e së dielës, listat zgjedhore me emrat e votuesve janë gati dhe presim mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Ai ka thënë se zgjedhjet e rrethit të dytë në Partesh për kryetar komune do t`i monitorojnë përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zvicrës…, ndërsa vetëm Ambasda e Amerikës me 29 vëzhgues. Ndërsa në KQZ kanë thënë se janë akreduar vëzhgues nga një ambasadë dhe nga dy OJQ vendëse, që gjithsejt janë akredituar 45 vëzhgues. Në zgjedhjet e balotazhit garojnë Nenad Cvetkoviq dhe Todor Mirkoviq. Në raundin e parë të zgjedhjeve, nga 4 kandidatë, Cvetkoviq nga Iniciativa Qytetare „Zaviçaj" kishte fituar 47.68 për qind të votave, ndërsa Mirkoviq nga Iniciativa e Listës së Bashkuar Serbe (JSL) kishte fituar 25.46 për qind të votave. Sojanoviq i KKZ-së ka thënë se në 3 qendra votimi dhe në 5 vendvotime, që do të jenë të hapura në orën 7:00 – 19:00, kanë të drejtë vote 3.508 votues në Partesh, Pasjan dhe Budrikë. | |
|
Total comments: 0 | |