Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2024-04-26
Main » 2010 » June » 30 » Myftiu Tërnava kërkon lejimin e bartjës së shamive dhe edukatën fetare në arsim
4:39 PM
Myftiu Tërnava kërkon lejimin e bartjës së shamive dhe edukatën fetare në arsim

Prishtinë, 30 qershor - Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në konferencën e sotme për shtyp, përmes një deklarate ka shprehur qëndrimin e Bashkësisë Islame përkitazi me mohim e së drejtës së nxënëseve që bartin shaminë për të ndjekur shkollimin e rregullt në kuadër të sistemi publik të arsimit. Në këtë deklaratë, Myfti ka kërkuar shfuqizimin e Udhëzimit  Administrativ  nr. 6/2010, ( neni 4. paragrafi 1.13) të nxjerr nga Ministria e Arsimit, për të cilin Myftiu tha se është kundërkushtetues, në të kundërtën, Myftiu tha se Bashkësia Islame së shpejti do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e këtij udhëzimi.
 Myftiu kërkoj anulimin edhe të  Udhëzimit Administrativ  04/2008 (neni 4.1 pika VIII), të  nxjerr nga Ministria e Administratës Publike, me të cilin rregullohet veshja dhe paraqitja e nëpunësve civil, të cilin e quajti diskriminues.
Myftiu Tërnava ka ripërsëritur edhe kërkesën  për futjen e lëndës së edukatës fetare në sistemin publik të arsimit.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim në favor të BIRK për çështjen e shamisë në shkolla,  myftiu Tërnava nuk mohoi mundësinë që të adresoj lëndën edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Category: Lajme | Views: 909 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: