1:00 PM Ligji për të drejtat e deputetëve vazhdon të përcillet me reagime | |
Derisa kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka tërhequr vërejtjen se Ligji për deputetët nuk siguron privilegje shtesë për ligjvënësit, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini e ka cilësuar si ‘non sens’ të drejtën e deputetit që të kalojë në pension në moshën 55 vjeçare. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, nuk konsideron se deputetët kanë përfituar privilegje shtesë me ligjin që i rregullon të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre. Ai u ka bërë apel organizatave të shoqërisë civile, të cilat e kanë kritikuar këtë ligj, sidomos nenin i cili definon mënyrën e përfitimit të pensionit suplementar, që të shikojnë edhe ligjet e vendeve tjera. "Kërkojmë nga shoqëria civile që t’i lexojë edhe ligjet e vendeve të tjera dhe të shohë që nuk ka kurrfarë privilegjesh shtesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi. Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Ardian Gjini e ka cilësuar si ‘non sens’ që një deputet të kalojë në pension në moshën 55 vjeçar, derisa pjesa tjetër e shoqërisë nuk e ka këtë të drejtë pa i bërë 65 vjet. Ai e ka pranuar se një pjesë të fajit për këtë ligj e bart edh vetë, për faktin se është dashur të jetë më i zëshëm. Ndryshe, Ligji për të drejtat e deputetëve është në pritje të dekretimit nga presidenti. Mbi 10 OJQ para dy jave i kanë dërguar një letër të hapur presidentit Sejdiu, duke kërkuar prej tij që ta kthejë këtë ligj edhe njëherë në Kuvend. Disa prej tyre këtë çështje e kanë ngritur edhe tek Avokati i Popullit, me ç’rast kanë kërkuar prej tij që të ushtroj ndikimin e vet në ndalimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. /Koha | |
|
Total comments: 0 | |