Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » June » 3 » Kermabo: Askush në Kosovë s’mund të jetë mbi ligjin
9:49 PM
Kermabo: Askush në Kosovë s’mund të jetë mbi ligjin

Bruksel, 3 qershor - Shefi i EULEX-it, Ive de Kermabo deklaroi në Bruksel se "askush në
Kosovë s’mund të jetë mbi ligjin” dhe me këtë përjashtoi vërejtjet e SHBA-së dhe disa shteteve të tjera perëndimore që hetimet e nisura kundër anëtarëve të qeverisë në Prishtinë, për shkak të korrupsionit, destabilizojnë Kosovën.
Në këtë mënyrë, De Kermabo në diskutimin për siguri dhe mbrojtje në Parlamentin Evropian, u përgjigj në pyetjen e raportueses të Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, se si i sheh vlerësimet e Washingtonit dhe kryeqyteteve të tjera perëndimore se "vazhdimi i hetimeve të EULEX-it do të trazojë stabilitetin në Kosovë”.
Shefi i EULEX-it po ashtu iu tha gazetarëve se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi dhe se hetimet kundër ministrit kosovar të Transportit, Fatmir Limaj dhe edhe disa anëtarëve të tjerë të qeverisë janë "kryer në mënyrë të pacivilizuar”.
Views: 763 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: