Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Saturday, 2024-04-20
Main » 2010 » May » 31 » Izraeli fut botën në kaos (marur nga TOP CHANNEL)
8:33 PM
Izraeli fut botën në kaos (marur nga TOP CHANNEL)

Bota është futur në një kaos të papritur diplomatik pas sulmit pas mesntaës të marinës izraelite ndaj karvanit të anijeve me ndihma humanitare për palestinezët e Rripit të Gazës. (UPDATE)

Anijet ishin nisur nga një port turk, kur janë sulmuar nga njësitë speciale izraelite në ujëra ndërkombëtare. Mediat flasin për të paktën 16 të vdekur dhe 30 të plagosur.

Shumica e aktivistëve pro palestinezë ishin shtetas turq dhe grekë, ndërsa anijet ishin me flamur turk dhe grek.

Komandot izraelitë kanë deklaruar se kanë reaguar pasi ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri, por ky pretendim është kundërshtuar nga ekuipazhi i anijes, i cili ka deklaruar se aktivistët ishin kontrolluar me rreze X.

Sulmi ka shkaktuar revolta në Turqi, ku qindra vetë janë mbledhur përpara konsullates izraelite. Turqia dhe Greqia kanë tërhequr menjëherë ambasadorët nga Izraeli, ndërsa ambasadorët e Bashkimit Europian janë mbledhur urgjent në Bruksel.

Reagimi më i ashpër ndaj ngjarjes ka qenë ai i kryeministrit turk Taip Erdogan, i cili ka deklaruar se Ankaraja nuk do ta injorojë këtë "terrorizëm” shtetëror.

Ndërsa presidenti amerikan Barack Obama, ka kërkuar të njihet me të gjitha faktet që kanë të bëjnë me ngjarjen.

Lidhur me të ka reaguar edhe Tirana zyrtare, e cila e ka vlerësuar veprimin e Izraelit si të pajustifikueshëm dhe ka kërkuar hetim të tij.

Category: Lajme | Views: 787 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: