Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2024-11-27
Main » 2010 » June » 30 » Dell përjashton opsionin e ndarjes dhe modelin e Qipros për Kosovën
4:36 PM
Dell përjashton opsionin e ndarjes dhe modelin e Qipros për Kosovën

Mitrovicë, 30 qershor - Ambasadori amerikan në Kosovë,  Christofer Dell ka akuzuar Beogradin zyrtar se me veprimet  e tyre nuk po lejojnë që popullata në veri të ketë qasje në drejtësi.
 Diplomati amerikan  i ka bërë këto komente në një bisedë me Radio Kontakt Plusin, në veri të Mitrovicës , por ka thënë se  po bëhët presion mbi Beogradin dhe shpreson se së shpejti do hapen gjykatat në veri. Ai ka përjashtuar opsionin e ndarjes si dhe modelin e Qipros për Kosovë.
 "Çështja e statusit dhe sovranitetit është një gjë, por në qoftë se për këto gjëra nuk u lejohet qytetarëve qasje në drejtësi dhe nga çështjet më të zakonshme  vie deri te çështja e sovranitetit, mendoj se  është koha të thuhet mjaft”, është cituar të ketë thënë Dell.
Ai ka thënë se do të ketë presion mbi Beogradin  që në pjesën veriore të Mitrovicës gjykata të punoi me kapacitet të plotë.
"Ne kemi  dhe vazhdojmë  të kemi dialogu me qeveritaret në Beograd  që të tejkalohet problemi I gjykatës në Mitrovicë  dhe që çështja të shikohet si praktike” ka thënë Dell.
Në gjykatën e Qarkut në veri  të Mitrovicës aktualisht punojnë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë  të EULEX-it të gjyqësorit, ndërsa që ishte paralajmëruar se gjatë muajit të ardhshëm  do të fillojnë të punojnë edhe nga dy gjykatës serb dhe shqiptarë .
Në anë tjetër ditë më parë, Oliver Ivanoviqi, sekretari  i Shtetit në Ministrinë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka kërcënuar me destabilizim të situatës në Mitrovicë nëse ndodhë kthimi i nga  dy gjykatësve shqiptarë dhe serb në objektin e Gjykatës së Qarkut në veri, siç ishte paralajmruar.
 Diplomati amerikan Dell ka thënë se Beogradit zyrtar  shumë kryeqytete të BE-së në mënyrë të qartë i kanë bërë të ditur  se BE-ja nuk do pranojë Qipron si një model për Kosovën  dhe se në mars kjo i  është bërë e ditur   edhe gjatë vizitës së ministrit të jashtëm francez, Bernard Kouchner,  në Serbi.
 "Nuk do të mbështetet asnjë ndarje apo modelet të cilat ndikojnë në integritetin dhe sovranitetin e Kosovës", ka thënë  diplomati amerikan.
Category: Lajme | Views: 807 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: