Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Saturday, 2024-11-30
Main » 2010 » July » 18 » Bunjaku: Meritova më shumë hapësirë në Botëror
3:44 PM
Bunjaku: Meritova më shumë hapësirë në Botëror
Prishtinë, 18 korrik - Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku vlerëson se ka merituar më shumë hapësirë në botërorin "Afrika e Jugut 2010". 26-vjeçari luajti vetëm në 15 minutat e fundit në ndeshjen e Grupit H kundër Kilit, ku Zvicra humbi me rezultatin 1:0. Dhe, për këtë çerek ore ai shfaqi lojë të mirë dhe kjo e shtyu të besonte se në ndeshjen e radhës, atë kundër Hondurasit, do të luante nga fillimi. Por, nuk luajti fare.

"Nuk jam i kënaqur me minutazhën që kam pasur për Zvicrën. Kam merituar më shumë të luaj, pasi kisha një paraqitje të mirë ndaj Kilit. Bëra një asist të shkëlqyer për Eren Derdiyok e nëse ai do të shënonte, sigurisht se do të kualifikoheshim tutje. Gjithsesi jam i kënaqur që kisha rastin të paraqitesha në një garë siç është Kupa e Botës, pasi kjo është ëndërr e gjithë futbollistëve", ka thënë të shtunën Bunjaku për gazetën.

Sulmuesi i Nurnbergut, Albert Bunjaku, ka thënë se Zvicrës i munguan dy gola për ta kaluar Grupin H. Zvicra në ndeshjen e parë pati mposhtur Spanjën 1:0, që më pas përfundoi kampione e botës, në ndeshjen e dytë humbi nga Kili 1:0, kurse ndeshjen e fundit barazoi pa gola kundër Hundorasit që vlerësohej autsajderi i grupit. Dhe, si pasojë e këtij barazimi nuk arriti të kalonte grupin.

"Filluam mjaft mirë kampionatin, fituam kundër Spanjës, por ndodhi e kundërta ndaj Kilit, pësuam disfatë të papritur. Zvicrës i mungoi fitorja me dy gola diferencë kundër Hundorasit, për të zënë vendin e dytë, por kjo nuk ndodhi. Ishim shumë afër, por nuk arritëm ta mposhtim Hundorasin", ka thënë Bunjaku.

26-vjeçari ka vlerësuar lart mesfushorin, Xherdan Shaqirin. Ai thotë se Shaqiri ka një të ardhme të mirë dhe se sipas tij, 18-vjeçari mund të luaj për ndonjë skuadër të madhe pa ndonjë problem.
Bashkë me Bunjakun në këtë Botëror ishin edhe dy kosovarët e tjerë Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami. Të tre luajtën nga pak minuta.

"Xherdani ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mirë për 11 minuta sa luajti kundër Hundorasit. Ai meritoi edhe më shumë minuta, pasi hyrja e tij në fushë shpejtoi ritmin e Zvicrës dhe rregullisht mundohej të bënte diçka për ekipin. Xherdani pa pikë problemi mund të luaj për ndonjë ekip të madh ani pse ka vetëm 18 vjet. Ai është pjekur shumë si futbollist përkundër moshës së re që ka", ka thënë Bunjaku.

Më keq se Bunjaku e Shaqiri pësoi Behrami. Ai u aktivizua nga fillimi në ndeshjen kundër Kilit, por pas 20 minutash lojë u përjashtua me karton të kuq. Ky vendim i arbitrit ishte kritikuar nga të gjithë ekspertët si i tepruar dhe i rëndë. Njëjtë mendon edhe Bunjaku. Behrami duhej të luante edhe në ndeshjen e parë kundër Spanjës, por ishte i lënduar. Në të tretën kundër Hondurasit nuk pati të drejtë.

"Më vjen keq ajo që i ndodhi Valonit. Ai nuk e meritoi as kartonin e verdhë e lëre më të kuqin. Gjyqtari i atij takimi na dëmtoi rëndë dhe ajo mund të ishte edhe arsyeja se pse ne humbën atë ndeshje, pasi ishim me një lojtar më pak në fushë për më shumë se një orë", ka shtuar Bunjaku.
Pas një stinori të mirë me Nurnbergun në Bundesliga 1 ku shënoi 12 gola dhe pas paraqitjes në Botëror, Bunjakut i kanë ardhur shumë oferta. E fundit është ajo e nënkampionit zviceran Young Boys.

"Young Boys më ka bërë ofertë për të kaluar në radhët e tyre, por unë nuk dëshiroj të kthehem në Zvicër. Ndihem mirë në Gjermani dhe dëshiroj të qëndroj edhe për një vit këtu. Kam pasur sezon të mirë dhe dëshiroj të bëjë edhe më shumë stinorin që vjen", ka thënë Bunjaku.
Bunjaku shpreson të jetë edhe në eliminatoret në Euro 2012 me Përfaqësuesen e Zvicrës. Zvicra në eliminatoret për Euro 2012 do të ndeshet me Anglinë, Bullgarinë, Uelsin dhe Malin e Zi në Grupin G.

Category: Sport | Views: 967 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: