Takimi i liderëve të rajonit, që nisi punimet të premten në
Prevallë afër Prizrenit, të dielën i ka përmbyllur punimet. Pasi i ka
përcjellë presidentët Topi e Ivanov, të cilët u larguan sot nga Kosova
(derisa presidenti Vujanovic u largua të shtunën mbrëma), nikoqiri i
takimit, presidenti Fatmir Sejdiu i bëri një vlerësim rrjedhës së
takimit.Sejdiu shprehu konsideratat më të larta për
kontributin e secilit president pjesëmarrës në takim, për angazhimet e
tyre të thella në kuptim të intensifikimit të bashkëpunimit në mes
vendeve dhe për klimën e jashtëzakonshme që ka mbretëruar gjatë takimit
të përbashkët, por edhe gjatë takimeve bilaterale.
"Tema bosht që lidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve u trajtua në
esencë, edhe si kuptim filozofik, por edhe si ndjenjë e veçantë e
vendeve tona për të bërë të mundshmen
...
Read more »